Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Hajde të diskutojmë ç’duhet të bëj unë më mirë, zgjidheni vendin dhe kohën”/ Rama: Do hapim një dritare digjitale për dialog për të gjithë ata që kanë frikë

ADAD29 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e studentëve, duke kritikuar dhunën dhe duke mbrojtur Paktin për Universitetin, përmes të cilit, sipas tij, përfitojnë 6 në 10 studentë.

Rama njoftoi gjithashtu se në ditët në vijim do të hapet një platformë digjitale për dialog me studentët, ndërsa bëri të ditur se mbështetja financiare për studentët nga familjet me vështirësi ekonomike do të rritet në 25 mijë lekë.

“Nga një qorr neokomunist te disa të verbër demokratikas, bashkë me të rinj që i vënë nga pas, bënin po atë punë që bëjnë sot. Sikur të funksiononte kështu liria, nuk do të kishte bashkëjetesë demokratike, por mbijetesë xhungle. Pra, ‘Ose bëj si duam ne, nuk shkojmë në shkollë’, nuk ka.

Pra, hajde të ulemi dhe të diskutojmë çfarë duhet të bëj unë më mirë. Mos e hani më atë teorinë hileqare që ju a përsërisin ata të keqkuptuarit ndër ju që kapën gurët dhe morën duartrokitjet e atyre të tjerëve, se medemek unë nuk i kam dëgjuar katër muaj dhe dhuna mbeti e vetmja rrugë. Unë i dëgjova më shumë se kushdo tjetër, se i kisha poshtë dritares. Por kryefjala e tyre ishte po e njëjta. I mësova përmendsh edhe fjalimet e tyre. Për të gjithë ju, që nuk keni nga ta dini se çfarë përfitimesh ju vijnë nga ai pakt për universitetin dhe të bini pre e agjitatorëve simpatikë të Instagramit dhe TikTok-ut, që dinë të përqeshin me një talent të paimagjinueshëm, 6 në 10 studentë sot, falë atij pakti, përfitojnë mbështetje.

Në Tiranë, tarifat që paguajnë studentët për konviktet mbulojnë më pak se kostoja vjetore. Janë tani në dispozicion të negociuara 100 mln euro të tjera për konviktet. Pakti për universitetin nuk është një postim në Instagram dhe TikTok. As një platformë e harruar elektorale e atyre partive që premtojnë qilima fluturues, sepse e dinë që nuk do të fluturojnë asnjëherë deri në maj, por është një marrëveshje jonë edhe e studentëve të vitit 2018. Unë jam gjithmonë në dispozicion, në vendin dhe në kohën që mund ta zgjidhni vetë. Lajmi i mirë për ju është që të gjithë studentëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike, u rritet me 15 mijë lekë të reja dhe u bëhet 25 mijë lekë, sa gjysma e pagës minimale.

E fundit për sot, e lidhur me studentët. Në ditët në vijim do të hapim një dritare digjitale për dialog. Të gjithë ata që duan të dialogojnë me mua, por kanë frikë. Frikë në 2027. Frikë, kur nga ana tjetër pretendon se mund të marrësh me dhunë Shqipërinë. Për të gjithë ata që kanë frikë nga dhunuesit online, do të jetë kjo faqe për të më shërbyer mua dhe kolegëve të mi për të dëgjuar sa më shumë nga studentët”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mia

29 Tetor, 2026

“Jam në dispozicion ku dhe kur të doni, deri ditën e fundit të mandatit”/ Rama fton studentët në dialog, njofton rritjen e bursave 25 mijë lekë, kredi me 0% interes dhe punësim me gjysmë page minimale

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

Problemi shëndetësor prek gjithë familjen e saj, Sara Gjordeni: Kujdes, mos lini fëmijët t’i puthë kushdo!

29 Tetor, 2026

“Hajde të diskutojmë ç’duhet të bëj unë më mirë, zgjidheni vendin dhe kohën”/ Rama: Do hapim një dritare digjitale për dialog për të gjithë ata që kanë frikë

29 Tetor, 2026

U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mia

29 Tetor, 2026

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

29 Tetor, 2026

“Jam në dispozicion ku dhe kur të doni, deri ditën e fundit të mandatit”/ Rama fton studentët në dialog, njofton rritjen e bursave 25 mijë lekë, kredi me 0% interes dhe punësim me gjysmë page minimale

29 Tetor, 2026

Pamjet tronditëse të videos që Jeton Sylaj ia dërgoi Arlinda Zekajt: Shihen rrobat duke u djegur (VIDEO)

29 Tetor, 2026

Vrasja në Sarandë, dy në pranga/ Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së 66-vjeçarit, arrestohet edhe bashkëpunëtori

29 Tetor, 2026

Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!

29 Tetor, 2026

Falsifikoi në mënyrë të përsëritur dokumente, Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq noteren!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027, duke njoftuar ndryshime…

“Hajde të diskutojmë ç’duhet të bëj unë më mirë, zgjidheni vendin dhe kohën”/ Rama: Do hapim një dritare digjitale për dialog për të gjithë ata që kanë frikë

29 Tetor, 2026

U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mia

29 Tetor, 2026

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

29 Tetor, 2026

“Jam në dispozicion ku dhe kur të doni, deri ditën e fundit të mandatit”/ Rama fton studentët në dialog, njofton rritjen e bursave 25 mijë lekë, kredi me 0% interes dhe punësim me gjysmë page minimale

29 Tetor, 2026

Pamjet tronditëse të videos që Jeton Sylaj ia dërgoi Arlinda Zekajt: Shihen rrobat duke u djegur (VIDEO)

29 Tetor, 2026

Vrasja në Sarandë, dy në pranga/ Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së 66-vjeçarit, arrestohet edhe bashkëpunëtori

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.