Autor: AD

Trupi i Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që punonte si bojaxhi në Itali, është gjetur mëngjesin e sotëm pranë një banese në Longiano në Cesena. Një skenë rrëqethëse u shfaq para ekipeve të shpëtimit rreth orës 10:00, përgjatë rrugës provinciale 85, të quajtur “Felloniche”, në kilometrin e katërt. Brenda një pusi, vetëm pak metra larg një shtëpie dykatëshe, u gjet trupi i pajetë i shqiptarit, i cili banonte në Gatteo dhe ishte baba i një vajze vetëm 1 vjeçe, raportojnë mediat italiane. Operacionet e nxjerrjes së trupit ishin të gjata dhe të ndërlikuara Trupi u gjet në një thellësi prej rreth…

Read More

Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr., në fund të gushtit udhëtoi në Mongoli për gjueti me oligarkun rus Umar Kremlev, i cili është i lidhur ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, zbulon Financial Times. Ndërsa djali i presidentit qëndronte për gjueti, ambasada amerikane në Ulan Bator shpenzoi 18.715 dollarë nga buxheti për dhomat e hotelit për agjentët e Shërbimit Sekret që kujdeseshin për sigurinë e tij. Në fund të gushtit, Donald Trump Jr. ateroi në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator, e më pas udhëtoi disa qindra kilometra më tutje në një kamp gjuetie në perëndim të vendit.…

Read More

Transferimi te Bayern Munich rezultoi një bekim për Harry Kane, jo vetëm që i dha fund mallkimit shumë vjeçar pa trofe, por në Londër, Kane bëri atë nuk e kishte bërë prej 25 vitesh asnjë futbollist anglez, dhe prej 45 vitesh asnjë futbollist i Bayern. “Topi i Artë” ishte kurorëzim perfek për një karrierë brilante në aspektin personal, por Harry Kane nuk dëshiron të ndalet këtu, ashtu si Messi, kërkon një trofe të rëndësishëm me ekipin përfaqësues për t’u larguar si hero. Në funksion të këtij objektivi, Harry Kane kërkon fillimisht një kontratë të fundit të rëndësishme me Bayern për…

Read More

Dy kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ata i kërkojnë administratës amerikane të shqyrtojë vendosjen e kufizimeve të vizave për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm. Letra është hartuar nga kongresmeni Joe Wilson, republikan nga Karolina e Jugut, dhe Keith Self, republikan nga Teksasi dhe kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve. Në dokument, dy kongresmenët theksojnë se Shtetet e Bashkuara kanë investuar ndjeshëm në reformën në drejtësi në Shqipëri, por…

Read More

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin Prokurorja Iskra Haxhivasileva është zgjedhur në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke pasuar Islam Abazin, i cili e drejtoi këtë institucion gjatë katër viteve të fundit. Haxhivasileva siguroi mbështetjen më të madhe në votimin e 28 tetorit, ku të drejtë vote kishin 187 prokurorë, ndërsa në garë ishin pesë kandidatë. Me mbi dhjetë vjet përvojë profesionale, ajo aktualisht udhëheq rastin kundër ish-gjyqtarit Gjoko Ristov, i akuzuar në lidhje me fshehjen e 350 mijë eurove në…

Read More

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka shprehur keqardhje për vrasjen e saj, duke deklaruar para trupit gjykues se ishte përpjekur ta parandalonte ngjarjen tragjike. Ndërkohë, ai ka kundërshtuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tij. Arlinda Zekaj u vra nga vëllai i Jeton Sylajt, Albert Sylaj, i cili është arrestuar për ngjarjen. Gjatë seancës gjyqësore, ish-bashkëshorti i viktimës ka paraqitur argumentet e tij kundër masës së sigurisë. “Ndjej keqardhje për këtë që ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj”, citohet të ketë deklaruar Sylaj para gjykatës. Pretendon se djali 12-vjeçar ka nevojë për kujdesin e tij Në…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e regjistrit elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike, si pjesë e paketës kundër dhunës, që u prezantua pas protestave të dhunshme. Në regjistër do të përfshihen të dhënat identifikuese të personave që janë pjesëmarrës në tubime. Policia Kufitare do të ketë akses të kufizuar pasi mund të refuzojë daljen jashtë vendit të personave që synojnë t’i shmangen ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit ose ekzekutimit të dënimit me burg, edhe nëse ndaj tyre nuk ka masë sigurie. Në rast se u lejohet lëvizja, Policia Kufitare…

Read More

Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami nuk tregoi qartë nëse do ta mbështesin në raundin e dytë kandidatin e AKI-së për kryetar të Bërvenicës, Arkin Jahiji, përcjell TV21. Kasami tha se mbështetja e VLEN-it për AKI-në varet nga sjellja e BDI-së, respektivisht e AKI-së.“BDI doli triumfuese edhe pse nuk i fitoi zgjedhjet, pra nuk shkoi si fituese në raundin e dytë. Ne sigurisht që jemi deklaruar pro, por angazhimi ynë varet nga mënyra se si do të sillet BDI në gjithë këtë periudhë. Nëse BDI do të vazhdojë ta bëjë fushatën si BDI, apo qoftë si AKI, dhe fushata të jetë…

Read More

Qeveria ka miratuar një fond prej 5 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili u plagos në sy gjatë protestës së 24 shtatorit në Tiranë. Vendimi vjen në të njëjtën ditë kur i riu iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, fondi prej 5 milionë lekësh do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet pas paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku po kurohet 28-vjeçari. Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e…

Read More

Deputeti arab në Parlamentin e Izraelit dhe kreu i bllokut parlamentar Lista e Përbashkët Arabe, Ahmad Tibi tha se blloku po i shtrin dorën “bllokut të ndryshimit” për të rrëzuar qeverinë e Benjamin Netanyahut, transmeton Anadolu. “Blloku i ndryshimit” është një aleancë opozitare që synon të zëvendësojë qeverinë e kryeministrit Netanyahu. Në të bëjnë pjesë partia Yashar e ish-shefit të ushtrisë Gadi Eisenkot, Yesh Atid e Yair Lapidit, Demokratët e Yair Golanit, Beyachad e Naftali Bennettit dhe Yisrael Beiteinu e Avigdor Liebermanit. “Pjesëmarrja masive e qytetarëve arabë është arritje historike për Listën e Përbashkët, e cila iu përgjigj thirrjes së…

Read More