Autor: AD

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar më 28 tetor kërkesat e Prokurorisë për vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal për disa persona të arrestuar në lidhje me protestat. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, për 10 personat nën hetim të përfshirë në vendimin e parë, arrestimet në flagrancë u vlerësuan të ligjshme, ndërsa u caktuan masa të ndryshme sigurie, në varësi të akuzave dhe rrethanave të secilit rast. Për E. D., i dyshuar për largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe goditje për shkak të detyrës, gjykata…

Read More

Dy kompani vendase kanë dorëzuar oferta në tenderin e Qytetit të Shkupit për projektimin dhe ndërtimin e dy garazheve shumëkatëshe të montueshme në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Pas përfundimit të afatit të aplikimit, shërbimet e qytetit do të shqyrtojnë dokumentacionin për të përzgjedhur kompaninë realizuese. Nëse procedurat zhvillohen sipas planit, punimet pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm. Projekti parasheh ndërtimin e dy garazheve me sipërfaqe të përgjithshme mbi 8.000 metra katrorë, të cilat do të sigurojnë më shumë se 500 vende parkimi. Garazhet planifikohen të vendosen pranë Klinikës së Gjinekologjisë, Qendrës së Kirurgjisë Emergjente dhe Institutit…

Read More

Me pankarta që bartin mesazhe dhimbjeje, zemërimi dhe kërkese për drejtësi, ka nisur në Prishtinë protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pastaj kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës. Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së ndodhur të dielën në Vitomiricë të Pejës, nga i dyshuari Albert Sylaj, kunat i së ndjerës. Në protestë po marrin pjesë edhe familjarët e Arlindës. “Arlinda, na fal që bota jonë ende nuk është e sigurt për gratë”, “Kronika e…

Read More

Këngëtarja Alma Bektashi ka qenë e martuar për shumë vite, por më pas është ndarë nga bashkëshorti, me të cilin ka dy fëmijë. Pas ndarjes, ajo ka vazhduar jetën e saj, duke i kushtuar më shumë kohë vetes dhe përkujdesjes për pamjen e jashtme. Alma është shfaqur me një pamje që bie në sy, duke dhënë përshtypjen e një gruaje që kujdeset për veten dhe paraqitjen e saj. Ndryshimi në stilin e saj ka tërhequr vëmendjen.

Read More

Kroacia bllokon sërish prodhimet bujqësore shqiptare. Këtë herë, autoritetet kroate kanë ndaluar dy ngarkesa, një me fiq të thatë dhe një tjetër me speca, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar prani të lartë të aflatoksinave dhe pesticideve, mbi kufijtë e lejuar. Sipas të dhënave të publikuara më 26 tetor në Sistemin Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët, RASFF, fiku i thatë me origjinë nga Shqipëria ka rezultuar me përmbajtje aflatoksinash 375% mbi normën e lejuar. Konkretisht, kufiri maksimal i lejuar për aflatoksinat totale në fiqtë e thatë është 10 mikrogramë për kilogram, ndërsa analizat laboratorike kanë…

Read More

Fleetwood Town është një klub anglez i themeluar në vitin 1997, që aktualisht garon në League Two, kategorinë e katërt të futbollit anglez. Sipas vlerësimeve të Transfermarkt, skuadra e tij ka një vlerë tregu prej rreth 2.8 milionë eurosh, ndërsa ajo e Arsenalit arrin afërsisht 1.4 miliardë euro. I ndarë nga Arsenali me 84 pozita në hierarkinë e futbollit anglez, Fleetwood shkroi histori më 27 tetor, duke eliminuar londinezët nga Carabao Cup pas barazimit 1:1 dhe fitores 5:3 në penallti. Klubi nga qyteti bregdetar i Fleetwoodit arriti kështu për herë të parë në çerekfinale të kësaj gare. Portieri Jay Lynch…

Read More

Një shumë prej 579 mijë eurosh, e transferuar nga Gjermania në një llogari bankare në Maqedoninë e Veriut, ka vënë përballë drejtësisë një nënë dhe djalin e saj nga rajoni i Radovishit, të dyshuar për evazion fiskal. Sipas MPB-së, gjatë periudhës tetor 2019 – nëntor 2021, I.J. (47), si person i autorizuar në llogarinë bankare të nënës së tij A.J. (71), ka pranuar transferta prej gjithsej 579.015 eurosh nga një person në Gjermani, pa i deklaruar si të ardhura të tatueshme. Kontrollet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike kanë konstatuar një detyrim tatimor të papaguar prej mbi 3,1 milionë denarësh,…

Read More

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar tashmë një muaj paraburgim, para trupit gjykues, në seancën e djeshme e kishte kundërshtuar këtë masë sigurie, me arsyetimin e kujdesit ndaj fëmijës. Për të mos mbaruar me kaq, Sylaj ka deklaruar se ka tentuar ta parandalojë ngjarjen tragjike të vrasjes së Arlindës, nga vëllai i tij, tashmë i ndaluar, Albert Sylaj. Kështu thuhet në vendimin e gjykatës, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani. “I pandehuri Jeton Sylaj deklaroi se: e kundërshtoj propozimin e masës së paraburgimit, arsyeja që e…

Read More

Ndërmjetësit nga Katari i kanë paraqitur Iranit të dielën një projektmarrëveshje të re për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Sipas një zyrtari të informuar për negociatat, Teherani pritet të përgjigjet ndaj propozimit deri në fund të kësaj jave. Drafti i ri parashikon një afat shtatëditor për trajtimin e shqetësimeve të Iranit dhe të Uashingtonit. Gjatë kësaj periudhe, të dyja palët do të duhet të ndërmarrin çdo ditë hapa për ndërtimin e besimit, tha zyrtari. Procesi mund të nisë në fillim të javës së ardhshme, ndërsa disa shtete pritet të shërbejnë si garantuese të marrëveshjes, transmeton…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë. Përmes një reagimi, Spahiu bëri të ditur se ndërhyrja ka shpëtuar organin e syrit të djalit. Ajo falënderoi profesor Stanislao Rizzon për ndërhyrjen dhe përkushtimin, duke i uruar Erjonit shërim të shpejte. Reagimi i plotë: “ ̈ ̈ . ̈ ̈ ̈ ̈ – ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka…

Read More