Autor: AD

Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi pas një takimi në IEVP “Jordan Misja” me deputetët e PS-së Antoneta Dhima dhe Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Meta thotë se gjatë takimit u ka paraqitur deputetëve shqetësimet e tij për shkeljet që pretendon se kanë shoqëruar hetimin, paraburgimin dhe procesin gjyqësor ndaj tij. Ai është ndalur veçanërisht te pengimi, sipas tij, për të dhënë intervista për mediat, pavarësisht lejeve të lëshuara nga SPAK, si dhe te konflikti mes GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për të cilin thotë se ka…

Read More

Bashkimi Evropian ka porositur qeverinë e ardhshme të Serbisë, që do të dalë pas zgjedhjeve, se nga ajo pritet sjellje konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën, përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash. Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së, duke u shprehur se rezultati i zgjedhjeve të fundit në Serbi nuk ndryshon themelet apo obligimet nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja. “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga udhëheqësit politikë individualë. Të gjitha obligimet ekzistuese mbeten valide, përfshirë Marrëveshjen e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e…

Read More

Bulevardi “Boris Trajkovski” dhe nyja rrugore te “Momin Potok” janë në fazën përfundimtare të realizimit, ndërsa po intensifikohen punimet për funksionalizimin e bulevardit “Maqedonia” dhe rrugës së parë nëntokësore në Shkup, njofton VMRO-DPMNE. Sipas partisë, po punohet edhe në zgjerimin e rrugëve lidhëse, ndërtimin e urës së re në Karposh, që do të lidhë rrugët “Lubjanska” dhe “Skupi”, si dhe përgatitjen e bulevardit “ASNOM” dhe vënien në funksion të urës “Gjeneral Mihajlo Apostolski”. VMRO-DPMNE paralajmëron gjithashtu përmirësimin e transportit publik përmes blerjes së 100 autobusëve ekologjikë dhe realizimit të projektit të transportit të shpejtë me autobusë. Ndër projektet e tjera…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje nga paketa e re fiskale, e cila bashkë me buxhetin e vitit të ardhshëm do të marrë sot miratimin nga Qeveria dhe më pas do të duhet të marrë ‘OK’ edhe nga Kuvendi. Rama tha se taksa e qarkullimit prej 27 lekësh për litër do të hiqet nga nafta dhe do të paguhet bashkë me taksat e automjetit. Shefi i Qeverisë bëri të ditur gjithashtu se do të krijohet Byroja e Specializuar për kontrollin e të ardhurave dhe deklarimin e pasurisë.  “Programi buxhetor afatmesëm, ne kemi planifikuar një sërë masash ambicionze të politikave ekonomike…

Read More

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbajti sot mbledhjen e radhës ku u diskutoi për situatën aktuale në Shqipëri. Gjatë fjalimit të tij në fillim të mbledhjes, kryedemokrati Sali Berisha shprehu se PD ka mbështetur pa kusht protestat qytetare të muajve të fundit në Shqipëri, ndërsa akuzoi dyshen Rama-Balluku se kapi protestën e flamingove dhe se mikrofonin ua jepnin vetëm atyre që pranonin sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”. “Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër barbare të ushtruar nga narkoshteti, nga Edi Rama dhe narkobandat e tij ndaj protestuesve paqësorë. Asnjë protestues i dhunuar, asnjë prej tyre…

Read More

Interesim i madh për vaksinimin kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut. Brenda dy javësh, 66.821 qytetarë janë regjistruar për t’u vaksinuar, ndërsa deri tani vaksinën e kanë marrë vetëm 3.266 persona. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka siguruar se rezervat janë të mjaftueshme për të gjithë të regjistruarit, duke u bërë thirrje qytetarëve të presin caktimin e termineve. Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i aplikimeve është regjistruar në Shkup, me 19.767 qytetarë, pasuar nga Manastiri me 4.845, Prilepi me 3.844, Strumica me 3.585 dhe Tetova me 3.581. Pjesa më e madhe e të interesuarve janë persona…

Read More

Policia e Vlorës ka finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilave janë zbardhur tre vjedhje në biznese dhe lokale, ndërsa janë arrestuar tre persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Sipas njoftimit të policisë, në lidhje me vjedhjet e kryera në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”, janë arrestuar shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohen si autorë të këtyre vjedhjeve. Në kuadër të një tjetër operacioni, është kapur dhe arrestuar shtetasi A. J., 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21. Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”. “Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.U ktheva për…

Read More

Pas 15 vitesh taksa e qarkullimit mund të hiqet nga çmimi i naftës dhe benzinës teksa qeveria vendos ta përfshijë këtë ndryshim në paketën fiskale të vitit 2027. Nisma synon të lehtësojë barrën për konsumatorët, në një kohë kur çmimet e karburanteve po ndikohen ndjeshëm nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht çmimi i çdo litri naftë në Shqipëri rëndohet nga disa taksa. Akciza është rreth 39,4 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë dhe taksa e karbonit 3 lekë. Mbi bazën e përbërë nga çmimi dhe detyrimet e tjera aplikohet edhe TVSH-ja prej 20%. Por heqja e kësaj takse…

Read More

Banka e paemëruar nga Beogradi dyshohet se ka nisur transferimin e përshpejtuar të mjeteve jashtë vendit. Banka Popullore e Serbisë reagoi, duke theksuar se sistemi bankar është nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Avokati serb Ivan Niniq ka kërkuar kontroll urgjent nga Banka Popullore e Serbisë (NBS), duke pretenduar se një bankë nga Beogradi ka nisur transferimin e shpejtë të mjeteve drejt llogarive dhe subjekteve juridike në Shkup dhe Moskë. Niniq nuk e ka bërë të ditur emrin e bankës. Në kërkesën drejtuar sektorit për kontrollin e bankave pranë NBS-së, ai pretendon se transferimet kanë nisur më 26 tetor, menjëherë pas përfundimit…

Read More