Man.United është mbërthyer nga një krizë totale, me “djajtë e kuq” që e shohin veten në vendin e 16-të në Premier League. Me 7 pikë në 8 javët e para, ekipi i Carrrick është vetëm 1 pikë larg “vijës së kuqe”. Jo vetëm ecuria negative në Angli, edhe në Champions, Man.United është në pozita jo komode me vetëm 3 pikë në 3 ndeshjet e para. Disfata e fundit 4-1 përballë Como-s vendosi në dyshim të fortë të ardhmen e trajnerit Carrick, por me sa duket drejtuesit e Man.United besojnë ende tek ish mesfushori i tyre. Sipas mediave angleze, Carrick nuk…
Autor: AD
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, një debat i rregullt për embargo-n amerikane ndaj Kubës u shndërrua në një përballje të ashpër që rikujtoi menjëherë epokën e Luftës së Ftohtë. Ambasadori amerikan Mike Waltz po fliste kundër rezolutës vjetore që dënon sanksionet ndaj Kubës. Ai kritikoi ashpër regjimin komunist, duke përmendur represionin, kampe të përqendrimit dhe pasurinë e elitës ndërsa populli vuante. Në atë moment, ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodríguez u ngrit, u afrua te podiumi dhe e ndërpreu me bujë, duke e quajtur “gënjeshtar”. Waltz reagoi menjëherë: “Kjo është Amerika, miku im. Këto janë Kombet e Bashkuara. Kjo…
Urdhri i gjykatës, aktakuza dhe ndalimi nuk e shpëtuan Arlinda Zekajn. Hallkat që dështuan janë prokuroria dhe policia, por zhurma politike po drejtohet kryesisht te Ministria e Drejtësisë. Dorëheqja e një ministreje nuk ndreq zinxhirin që dështoi. Inspektorati dhe Prokuroria duhet të japin emra dhe afate. Arlinda Zekaj bëri gjithçka që shteti u kërkon grave nën kërcënim. Mori urdhër mbrojtjeje nga gjykata, u ankua te kryeprokurorja dhe raportoi dhunën në polici. Më 25 tetor, pak pasi u kthye nga stacioni policor në Pejë, u vra me sëpatë në Vitomiricë. Në ditët pas vrasjes, debati politik në Prishtinë u përqendrua kryesisht…
Pas goditjes së një grupi ndërkombëtar të përfshirë në krimin e organizuar dhe importin e paligjshëm të cigareve, kemi shtuar kontrollet jo vetëm ndaj importeve të duhanit dhe produkteve të tij, por edhe në tregun e brendshëm. Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, zyrtarët doganorë dhe ekipet mobile kanë konstatuar raste të shitjes së produkteve të duhanit dhe alkoolit pa pulla akcizore dhe pa u paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar 135 kilogramë duhan i prerë dhe 30 litra alkool, ndërsa vlera e akcizës së papaguar për këto produkte arrin në 337.558 denarë. Për dy persona…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur një tjetër protestë kombëtare të shtunën e 31 tetorit. Në një konferencë për mediat, lideri demokrat u shpreh se PD mbështet studentët dhe është në mbrojtje të tyre. “Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë”, u shpreh Berisha.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zgjedhjet në Serbi që u mbajtën të delen e kaluar, duke thënë se pati rezultate historike. Për humbjen e zgjedhjeve nga koalicioni i Aleksander Vuçiqit dhe moskalimin e pragun të listës së Ivica Daçiqit, ka thënë pasardhësit politik të Millosheviqit humbën. “Lista Studentore doli e para, koalicioni i Vuçiqit e humbi shumicën parlamentare, ndërsa Lista e Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit. Një çerekshekulli pas humbjes se Millosheviqit, në fillim të shekullit 21 edhe pasardhësit e tij politik, Vuçiqi e Daçiqi humbën”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë. Ndërsa, e ka vlerësuar historike…
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit. Në të njëjtën kohë, forcat policore, përfshirë autobotin janë pozicionuar pranë godinës në rast se do të ketë tensione. Kujtojmë që në dy ditët e fundit, tubimi është shoqëruar pa përplasje masive mes protestuesve dhe policisë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21. Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”. “Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.U ktheva për…
Zgjedhjet parlamentare në Izrael janë mbyllur pa një fitues të qartë, sipas exit poll-eve të publikuara nga transmetuesit izraelitë. As kryeministri veteran Benjamin Netanyahu dhe as ish-shefi i ushtrisë Gadi Eisenkot nuk duket se kanë siguruar shumicën e nevojshme në parlamentin prej 120 vendesh. Sipas projeksioneve të dy televizioneve izraelite, partia Yashar e Eisenkot dhe tri parti të tjera të opozitës hebraike, pjesë e të ashtuquajturit “Blloku i Ndryshimit”, pritet të fitojnë 51 vende në Knesset. Të njëjtin numër mandatesh parashikohet të sigurojnë edhe Likud i Netanyahut, së bashku me aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe partitë ultraortodokse…
Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i ftuar mbrëmjen e kaluar në Tech Talk nga Kristi Gongo dhe Kushtrim Shala foli për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Celibashi tha se KQZ po synon të aplikojë sërish përdorimin e inteligjencës artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit. Më tej ai shprehu se edhe nëse bëhet në bëhet në Tiranë, nuk do të mund të bëhet në të gjithë kryeqytetin, por vetëm në disa KZAZ. Pjesë nga biseda: Ilirjan Celibashi: Për dijeninë tuaj, po synojmë që ta aplikojmë përsëri përdorimin e inteligjencës artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve…
