Autor: AD

Shërbimet shëndetësore në burgjet e Maqedonisë në nivel të ulëtBurgjet në Maqedoninë e Veriut janë të mbipopulluara, ndërsa personeli mjekësor që punon në to është i pamjaftueshëm dhe i mbingarkuar. Këto janë konstatimet e Avokatit të Popullit pas kontrolleve në 11 institucione ndëshkuese-korrektuese.Për shkak të mungesës së personelit mjekësor, janë evidentuar pritje të gjata për kontrolle specialistike, ndërprerje të terapisë dhe kujdes i dobët shëndetësor parandalues për të burgosurit.Sipas gjetjeve, mbipopullimi është konstatuar në 7 nga 11 institucionet e kontrolluara. Në po aq institucione ka personel të përhershëm shëndetësor, ndërsa në katër të tjerat kujdesi mjekësor ofrohet në mënyrë periodike…

Read More

Sondazhet e para pas daljes nga qendrat e votimit (exit poll) në Izrael tregojnë se nuk ka një fitues të qartë të zgjedhjeve, siç raporton CNN. Blloku i kryeministrit Benjamin Netanjahu ka humbur shumicën e deritanishme parlamentare, ndërsa blloku opozitar që udhëhiqet nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gadi Ejzenkot, ka një avantazh të lehtë, por as ai për momentin nuk ka një rrugë të qartë drejt formimit të qeverisë. Zgjedhjet u mbajtën me pjesëmarrjen më të lartë që nga viti 1999, dhe sipas sondazheve të Kanalit 12 izraelit, blloku i Ejzenkotit mund të fitojë 52 mandate, ndërsa…

Read More

Gjykata e Tiranës caktoi sot masat e sigurisë për personat e arrestuar në protestat e ditëve të fundit. Fllimisht gjykata vendosi arrest shtëpie për 4 persona, ndërsa për një tjetër caktoi masën detyrim paraqitje dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit. Po ashtu për 5 persona të tjerë u vendos detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndërsa për një tjetër u caktua ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për të qëndruar në një vend të caktuar. Gjykata caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për 10 persona nën hetim, të dyshuar për vepra penale që…

Read More

Policia e Kosovës: Arrestohet personi i dyshuar për rastin “vrasje e rëndë” ndodhur në Vitomiricë të Pejës Policia e Kosovës, në mesnatë ka dalë me njoftim dhe ka konfirmuar informacionet paraprake se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zukajt në Pejë të Kosovës, njofton TV21. “Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan,…

Read More

“Topin e kam unë” ka ardhur këtë të martë me një modul paksa më ndryshe nga episodet e para. Në hyrje të emisionit, Grida Duma u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore, koment ky pas lajmeve të qarkulluara 24 orët e fundit për shëndetin e saj. “Sonte, paneli është paksa i maturuar dhe i saturuar, do të thoja unë, në kuptimin që ata që janë filtruar, që arrijnë të përballojnë debatet, por edhe kur bëjnë ndonjë gabim të vogël të mbivendosjes, sërish i qëndrojnë me të njëjtën adrenalinë debatit, janë këtu sonte. Kemi edhe risitë e tjera, dhe…

Read More

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Topin e kam unë”, ka komentuar protestat e studentëve në Shqipëri, duke u ndalur te përdorimi i maskave dhe përplasjet me Policinë. Manjani u shpreh se në rastet kur protestuesit ushtrojnë dhunë, do të ketë kundërpërgjigje, ndërsa theksoi se ligji nuk lejon pjesëmarrjen në protesta me maska. “Në qoftë se në një tubim publik, të lajmëruar apo të palajmëruar, nuk ka rëndësi, shfaqen njerëz me maska dhe ushtrojnë dhunë, pa diskutim që do të ketë kundërpërgjigje me dhunë. Sa proporcionale është kjo, unë nuk di ta them, sepse duhet të shoh rastet konkrete…

Read More

Një person është arrestuar në lidhje me vdekjen e dy grave, të moshës 62 dhe 76 vjeç, trupat e të cilave me shenja dhune u gjetën më 22 dhe 27 tetor në lagjen Gjorgje Petrov të Shkupit. Sipas informacioneve jozyrtare, personi është ndaluar në afërsi të lagjes dhe aktualisht ndodhet në stacionin policor të Karposhit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ende nuk japin detaje të tjera për rastin. Autoritetet bëjnë të ditur se Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, po ndërmerr masa dhe aktivitete intensive për zbardhjen e rastit.

Read More

Protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre ditëve më parë, Erjon Vishkulli, do të operohet nesër në Itali. Këtë e zbuloi Grida Duma në emisionin “Topin e kam unë” teksa po diskutonte me të rinjtë për protestat e dhunshme që është përfshirë Tirana prej disa ditësh. Grida u shpreh se operacioni do të bëhet në orën 8.30 në spitalin ku është operuar dhe Papa Leone, në spitalin Gemelli në Romë. Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka reaguar para operacionit. “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, shkruan ai në rrjetet…

Read More

Në përfundim të një interviste në “Live From Tirana”, avokati Spartak Ngjela theksoi se çdo politikan, pavarësisht kombit apo kohës, duhet t’i bëjë mirë llogaritë përballë forcës së jashtëzakonshme që po tregon rinia shqiptare në ditët e sotme. Ngjela krahasoi protestat aktuale të studentëve me ato të viteve 1991-1992, kur studentati bëri “zhvendosjen e madhe politike në funksion të demokracisë në Shqipëri”. Sipas tij, kjo është hera e dytë në histori kur studentët dalin masivisht dhe luajnë rol përcaktues në ndryshimet politike të vendit. I pyetur nëse protesta aktuale do të sjellë ndryshime reale apo do të jetë thjesht një…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 10 personat e arrestuar në lidhje me ngjarjet e 24 tetorit 2026. Vendimi u mor më 27 tetor, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë për vlerësimin e ligjshëm të arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal. Sipas njoftimit të gjykatës, arrestimet në flagrancë u vlerësuan të ligjshme, ndërsa për të gjithë personat nën hetim u caktua detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës, të hënën e parë të çdo muaji,…

Read More