Autor: AD

Harry Kane ka hyrë në një grup të veçantë të historisë së futbollit, duke u bërë lojtari i pestë që fiton Topin e Artë dhe Këpucën e Artë europiane në të njëjtin sezon. Sulmuesi anglez i bashkohet kështu një liste elitare, ku bëjnë pjesë disa prej emrave më të mëdhenj që ka njohur futbolli. Përpara Kane, këtë arritje e kanë realizuar Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazário dhe Gerd Müller. Lionel Messi kryeson këtë listë me tre raste, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka arritur këtë sukses dy herë. Në këtë grup bëjnë pjesë gjithashtu braziliani Ronaldo “Fenomeni”, dhe legjenda gjermane…

Read More

Berisha ka denoncuar paketën e re fiskale, teksa deklaron se Edi Rama u shpall luftë bizneseve me rritjen e taksave. Partia Demokratike, tha Berisha në një videomesazh në rrjetet sociale, do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10% dhe TVSH-në 6% Berisha deklaroi se paketa e paralajmëruar parashikon rritjen e taksës mbi dividentin nga 8% në 15%, tatimfitimit nga 15% në 17% dhe uljen e pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë. Sipas tij, këto masa do të ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve për qytetarët. Berisha premtoi se kur PD të vijë në…

Read More

Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë. Forcat policore, përfshirë autobotin kanë qëndruar të pozicionuar pranë godinës në rast se do të ketë tensione. Protestuesit kanë djegur përpara Ministrisë së Arsimit koshat e mbeturinave dhe kartonat, e më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Në zonën e Bulevardit, protestuesit i kanë vënë flakën një peme.    

Read More

Bora ka nisur të bjerë në zonat e larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa reshjet më intensive raportohen në Kodrën e Diellit.Në qafën e Strazhës, në rrugën Gostivar–Kërçovë, deri më tani nuk raportohen probleme të mëdha në trafik dhe bora nuk po grumbullohet në rrugë.Megjithatë, drejtuesve të automjeteve u rekomandohet kujdes i shtuar për shkak të kushteve dimërore që po përhapen në zonat malore. (Plusinfo)

Read More

Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të qarkut të Kukësit ka sjellë reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut. Në lartësitë mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, bora ka përfshirë disa fshatra, mes tyre Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod. Deri më tani nuk raportohen problematika, ndërsa trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra.      

Read More

Numri i fëmijëve që kanë kryer kundërvajtje gjatë vitit 2025 është rritur për 54 për qind, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar te fëmijët viktima, me 118 për qind. Këto janë të dhënat e raportit më të ri të Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve dhe Drejtësinë për Fëmijët.Sanksione janë shqiptuar ndaj 1.132 fëmijëve. Ndërkohë, katër fëmijë kanë përfunduar në burg, ndërsa është rritur edhe numri i kërkesave për dëmshpërblim.Raporti evidenton gjithashtu rritje të numrit të vajzave që kryejnë akte dhune.Nga Këshilli Shtetëror bëjnë të ditur se është shtuar edhe numri i fëmijëve të vendosur në institucionet…

Read More

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10% dhe ulja e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë kundërshtohen nga përfaqësuesit e biznesit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Pro Export Albania paralajmërojnë se ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027 do të rrisin barrën mbi sipërmarrjen, në një kohë kur bizneset po përballen me kosto të larta dhe zhvlerësimin e euros. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë sqaron se mbështet uljen e TVSH-së në 6% për produktet bazë të shportës ushqimore, një…

Read More

Ditën e djeshme në mbrëmje në Top Chanel, në hyrje të emisionit Top Story ka rënë pa ndjenja Grida Duma e cila është dërguar me urgjencë në spital. Nga burime brenda televizionit mësohet se moderatorja ka rënë pa ndjenja si rezultat i një helmimi të mundshëm akut, shkaqet e të cilit po hetohen. Menjëherë pas incidentit është vënë një transmetim i regjistruar, duke ndërprerë transmetimin live. Nga burimet e brendshme mësohet se policia ka filluar menjëherë hetimet, duke pyetur stafin dhe personat që kanë shoqëruar prezantuesen gjatë ditës.

Read More

Izraelitët iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet e para parlamentare që nga masakra e 7 tetorit 2023, në një klimë të tensionuar pas tre vitesh lufte në fronte të shumta dhe përballjes së vazhdueshme me Iranin. Votimi konsiderohet vendimtar për të ardhmen politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të qeverisë. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, pjesëmarrja në votime arriti në 66.7% deri në orën 18:00, nëntë pikë përqindjeje më shumë se në të njëjtën orë gjatë zgjedhjeve të vitit 2022. Në orën 16:00, pjesëmarrja kishte…

Read More

Dy rastet e vdekjes me shenja dhune në komunën e ‘Gjorçe Petrovit’ në Shkup kanë ngjashmëri që ngrenë dyshime nëse pas tyre qëndron i njëjti autor, raporton Skopje1, duke iu referuar burimeve pranë hetimit.Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja 76-vjeçare dhe burri 62-vjeçar kishin shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se të dy ishin lidhur para vdekjes.Gruaja, e cila jetonte e vetme, u gjet pa shenja jete nga vajza e saj më 27 tetor. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen dhe shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit, trupi u dërgua për autopsi.Rasti i dytë ka…

Read More