Autor: AD

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë për klasën politike në Shqipëri, duke e lidhur origjinën e saj ideologjike me Beogradin dhe duke u bërë thirrje studentëve shqiptarë të ndjekin shembullin e studentëve serbë. Në një reagim në Facebook, Spahiu vlerëson se studentët e Shqipërisë duhet të marrin shembull nga mënyra se si studentët serbë krijuan listën e tyre fituese në zgjedhjet në Serbi. “Rrënjët e klasës politike aktuale në Shqipëri janë në Beograd”, shkruan Spahiu, duke përmendur Miladin Popoviqin dhe Dušan Mugošën si figura historike që, sipas tij, lidhen me rrënjët ideologjike të kësaj klase politike.…

Read More

“Rama, jep dorëheqjen!”. Me këto thirrje po vijon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë janë mbledhur për të 15-ën ditë radhazi, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Studentët kanë shprehur njëzëri qëndrimin se nuk do të pranojnë dialog me kreun e qeverisë, duke e cilësuar dorëheqjen e tij si një kërkesë të panegociueshme. Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Rama për masa penale ndaj personave që kryejnë shkelje gjatë protestave, të rinjtë vijojnë tubimin, duke treguar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Protestuesit këmbëngulin se nuk kërkojnë më premtime apo…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike në vendin tonë, për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu. Top Channel ka parë një prej ftesave, përmes së cilës kreu i shtetit ka caktuar datën 30 tetor 2026 për nisjen e konsultimeve. Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, destinacion i zgjedhur nga presidenti. Presidenti Bajram Begaj e ndërmerr këtë hap bazuar në nenin 92 të Kushtetutës.

Read More

Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë dënoi me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, 24-vjeçarin me origjinë italo-filipinase, për vrasjen e ish-të dashurës së tij, 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, në mars të vitit 2025. E lindur në Umbria, Ilaria ishte studente e Statistikës në Universitetin La Sapienza të Romës. Samson u shpall “fajtor” për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin, si dhe për fshehjen e kufomës. Sipas hetimeve, i riu e goditi për vdekje me thikë ish-partneren, përpara se ta fuste trupin e saj në një qese dhe ta hidhte në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina-s, në…

Read More

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për muajin shtator 2026 tregojnë një rritje të vazhdueshme të incidenteve rrugore në Shqipëri. Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 107 aksidente rrugore, ku si pasojë “130 persona kanë mbetur të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur)”. Në një shtrirje më të gjerë kohore, gjatë periudhës janar-shtator 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 1.090 aksidente në shkallë vendi. Shkaktari kryesor i këtyre incidenteve mbetet faktor njerëzor, ku sipas raportit “90,7 % e aksidenteve…

Read More

Lartësitë malore të qarkut të Lezhës janë përfshirë nga ndryshimi i kushteve atmosferike, ku ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para karakteristike të stinës së ftohtë. Bjeshkët e Mirditës u përfshinë nga reshjet e dëborës, duke veshur me të bardha malet e kësaj zone. Prezenca e borës ka transformuar peizazhin natyror në zonat e thella malore, ku treguesit e temperaturës  kanë pësuar rënie të menjëhershme. Ndryshimi i motit ka bërë që ulja e temperaturave dhe reshjet të sillnin pamje dimërore në lartësitë e Mirditës, ndërsa dëbora ka zbardhur majat e maleve. Kjo valë reshjesh ka ndryshuar pamjen…

Read More

Aleanca e Profesionistëve të Lirë shpreh shqetësimin se Paketa Fiskale 2027 nuk garanton koherencë të mjaftueshme ndërmjet objektivave fiskale dhe masave konkrete, duke rrezikuar rritjen e barrës tatimore, kostove administrative dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së biznesit. 1.Ndikimi buxhetor dhe justifikimi ekonomik Sipas relacioneve shoqëruese, Paketa Fiskale 2027 parashikohet të gjenerojë rreth 14 miliardë lekë të ardhura neto shtesë në vit, ose 0,6% të PBB-së. Ndryshimet kryesore: · Tatimi mbi fitimin: nga 15% në 17%· Tatimi mbi dividendin: nga 8% në 15%· TVSH-ja standarde: nga 20% në 21%· TVSH-ja për akomodimin turistik: nga 6% në 10%· TVSH-ja për ushqimet bazë: nga…

Read More

Sot, rreth orës 13:25, shërbimet e Policisë morën njoftim për zjarr në fshatin Kryekuq, i cili po përhapej dhe po rrezikonte djegien e pyllit të parkut kombëtar të Divjakës. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre. Shërbimet e Policisë kanë kapur pranë vatrës të zjarrit, shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, për kryerjen e veprimeve të…

Read More

Granit Xhaka do të rikthehet te Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, ndërsa është konfirmuar se do ta mbajë edhe shiritin e kapitenit, pavarësisht polemikave të fundit për certifikatën e falsifikuar të COVID-19. Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi të martën se Xhaka dhe sulmuesi Breel Embolo do të jenë sërish në dispozicion të përzgjedhësit Murat Yakin, pasi të dy munguan në katër ndeshjet e fundit për shkak të çështjeve ligjore që lidhen me certifikatat e falsifikuara. Jemi të bindur se rikthimi në ekipin kombëtar në nëntor është i përgjegjshëm dhe vendimi i duhur”, deklaroi drejtori…

Read More

Teksa pritet prezantimi i buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027, zbardhja e projektligjeve të përgatitura nga Ministria e Financave nxjerr në pah ndryshime në disa prej taksave kryesore, që prekin konsumatorët, bizneset dhe të punësuarit. Nga ulja e TVSH-së për ushqimet bazë, te rritja e pragut të patatueshëm për pagat dhe zgjerimi i numrit të bizneseve që do të hyjnë në skemën e TVSH-së këto janë ndërhyrjet e propozuara për vitin e ardhshëm. Ndryshimi i parë lidhet me TVSH-në për produktet ushqimore. Pas vitesh debatesh, qeveria propozon uljen e normës nga 20% në 6% për një listë produktesh bazë,…

Read More