Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

APL kundër Paketës Fiskale 2027!

ADAD28 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Aleanca e Profesionistëve të Lirë shpreh shqetësimin se Paketa Fiskale 2027 nuk garanton koherencë të mjaftueshme ndërmjet objektivave fiskale dhe masave konkrete, duke rrezikuar rritjen e barrës tatimore, kostove administrative dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së biznesit.

1.Ndikimi buxhetor dhe justifikimi ekonomik

Sipas relacioneve shoqëruese, Paketa Fiskale 2027 parashikohet të gjenerojë rreth 14 miliardë lekë të ardhura neto shtesë në vit, ose 0,6% të PBB-së. Ndryshimet kryesore:

· Tatimi mbi fitimin: nga 15% në 17%
· Tatimi mbi dividendin: nga 8% në 15%
· TVSH-ja standarde: nga 20% në 21%
· TVSH-ja për akomodimin turistik: nga 6% në 10%
· TVSH-ja për ushqimet bazë: nga 20% në 6%
· Ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat personale duke shtuar 32% norme

Këto masa rishpërndajnë barrën fiskale dhe kërkojnë analizë të plotë. Ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë, pa kapacitete të mjaftueshme administrative, rrezikon të rrisë kostot e pajtueshmërisë pa garantuar formalizim efektiv.

FMN-ja ka sugjeruar një prag më të lartë, rreth 8 milionë lekë, dhe trajtim të njëjtë për tatimpaguesit. Edhe argumentimi i mëparshëm i Qeverisë ka qenë se ulja e pragut nuk garanton rritje të formalizimit.

2.Barra mbi fitimin, kapitalin dhe investimet

Rritja e tatimit mbi fitimin dhe dividendin e çon barrën e kombinuar nga rreth 21,8% në 29,45%, kur fitimi shpërndahet plotësisht. Kjo mund të frenojë riinvestimet, zgjerimin e aktivitetit dhe projektet e reja. Përpara miratimit, nevojitet analizë e ndikimit mbi investimet private, konkurrueshmërinë rajonale dhe kapitalin vendas.

3.TVSH-ja, çmimet dhe fuqia blerëse

Ulja e TVSH-së për ushqimet bazë në 6% mund të ndihmojë familjet, por përfitimi varet nga reflektimi i saj në çmimet përfundimtare.

Për një çmim neto të pandryshuar, rritja e TVSH-së standarde nga 20% në 21% e rrit çmimin bruto me rreth 0,83%, ndërsa ulja për ushqimet mund ta ulë atë deri në 11,7%, nëse përcillet plotësisht te konsumatori.

4.Eficienca e shpenzimeve publike

Sipas të dhënave të cituara në dokumentacion, të ardhurat e vitit 2026 janë rreth 20,1 miliardë lekë mbi planin fillestar. Në vitin 2025, investimet kapitale të parealizuara arritën rreth 25,5 miliardë lekë, me realizim 84%, ndërsa dëmi ekonomik dhe efekti financiar negativ i konstatuar nga KLSH-ja vlerësohet në rreth 26,2 miliardë lekë.

Përpara rritjes së barrës tatimore, Qeveria duhet të argumentoj qartë nevojën për të ardhura shtesë. Rritja nuk duhet të jetë qëllim në vetvete. Afatet e kufizuara krijojnë pasiguri për çmimet, kontratat, flukset e parasë dhe investimet e bizneseve.

Në përfundim, APL kërkon rishikimin e Paketës Fiskale 2027 përpara miratimit, konsultim real me grupet e interesit dhe publikimin e një vlerësimi të plotë të ndikimit ekonomik e buxhetor për çdo masë. Kërkojmë rishqyrtimin e rritjes së tatimit mbi fitimin dhe dividendin, mbrojtjen e biznesit të vogël dhe profesionistëve të lirë./Monitor

Artikuj të ngjashëm

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

Problemi shëndetësor prek gjithë familjen e saj, Sara Gjordeni: Kujdes, mos lini fëmijët t’i puthë kushdo!

29 Tetor, 2026

“Hajde të diskutojmë ç’duhet të bëj unë më mirë, zgjidheni vendin dhe kohën”/ Rama: Do hapim një dritare digjitale për dialog për të gjithë ata që kanë frikë

29 Tetor, 2026

U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mia

29 Tetor, 2026

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar…

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

“Hajde të diskutojmë ç’duhet të bëj unë më mirë, zgjidheni vendin dhe kohën”/ Rama: Do hapim një dritare digjitale për dialog për të gjithë ata që kanë frikë

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.