Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset

ADAD28 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Teksa pritet prezantimi i buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027, zbardhja e projektligjeve të përgatitura nga Ministria e Financave nxjerr në pah ndryshime në disa prej taksave kryesore, që prekin konsumatorët, bizneset dhe të punësuarit.

Nga ulja e TVSH-së për ushqimet bazë, te rritja e pragut të patatueshëm për pagat dhe zgjerimi i numrit të bizneseve që do të hyjnë në skemën e TVSH-së këto janë ndërhyrjet e propozuara për vitin e ardhshëm.

Ndryshimi i parë lidhet me TVSH-në për produktet ushqimore. Pas vitesh debatesh, qeveria propozon uljen e normës nga 20% në 6% për një listë produktesh bazë, ku përfshihen buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnja. Lista e detajuar e produkteve do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në të njëjtin nen parashikohet edhe rritja e TVSH-së për sektorin e akomodimit. Norma për hotelet me pesë yje, agroturizmin dhe shërbimet e akomodimit në strukturat turistike propozohet të rritet nga 6% në 10%. Ndërkohë norma e përgjithshme e TVSH-së parashikohet të shkojë në 21% nga 20% që është aktualisht.

Një tjetër ndryshim prek bizneset. Pragu minimal për regjistrimin në skemën e TVSH-së propozohet të ulet nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor, ose nga rreth 100 mijë në 50 mijë euro. Sipas relacionit ky ndryshim pritet të përfshijë rreth 17 mijë e 516 tatimpagues të rinj, të cilët do të duhet të zbatojnë rregullat e TVSH-së.

Ndërhyrje parashikohen edhe te tatimi mbi pagat. Për pagat bruto mbi 200 mijë lekë në muaj, pragu nga i cili zbatohet norma 23% propozohet të rritet në 300 mijë lekë. Kjo normë do të aplikohet për pagat nga 300 mijë deri në 700 mijë lekë ndërsa për të ardhurat mbi 700 mijë lekë në muaj propozohet për herë të parë  një normë e re prej 32%.

Paketa parashikon gjithashtu ashpërsimin e mekanizmave për mbledhjen e detyrimeve tatimore, zgjerimin e zbatimit të gjobave për transaksionet me para në dorë dhe rritjen graduale të akcizës së duhanit deri në vitin 2033. Nga ana tjetër, bizneset pritet të lehtësohen nga detyrimi për dorëzimin e dyfishtë të pasqyrave financiare, ndërsa regjimi i veçantë i TVSH-së për Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, propozohet të zgjatet deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

Debatet brenda Grupit të PS pas izolimit të Veliajt në Fier, Balla: Kam kërkuar verifikim të rastit…

29 Tetor, 2026

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

29 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

IPK nis hetimet për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga Policia e Kosovës

29 Tetor, 2026

Adrian Gaxha dhe bashkëshortja e tij tërheqin vëmendjen me paraqitjen elegante

29 Tetor, 2026

Debatet brenda Grupit të PS pas izolimit të Veliajt në Fier, Balla: Kam kërkuar verifikim të rastit…

29 Tetor, 2026

Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

29 Tetor, 2026

Netanyahu akuzon Turqinë dhe Katarin për ndërhyrje në zgjedhje

29 Tetor, 2026

Deklarata e Mbappes për ish-liderin e Kinës shkakton përplasje politike, SHBA-ja i del në krah

29 Tetor, 2026

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me inspektorat deputetët që tymosin në kuvend

29 Tetor, 2026

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

29 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

29 Tetor, 2026
POLITIKË

IPK nis hetimet për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga Policia e Kosovës

KOSOVË 29 Tetor, 2026

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se…

Debatet brenda Grupit të PS pas izolimit të Veliajt në Fier, Balla: Kam kërkuar verifikim të rastit…

29 Tetor, 2026

Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

29 Tetor, 2026

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me inspektorat deputetët që tymosin në kuvend

29 Tetor, 2026

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

29 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.