Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë 17 të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Sipas njoftimit të SPAK, hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, gjatë të cilave autoritetet e Malit të Zi, Turqisë dhe Holandës kanë sekuestruar gjithsej rreth 2 433 kilogramë marijuanë dhe kokainë. Të pandehurit janë Emiljan Burba, Rexhep Rraja, Ervis Shuli, Bujar Sefa, Marvin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja,…
Autor: AD
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret ndryshime të mëdha në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, pavarësisht rënies së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Haxhiu tha se është e rëndësishme që regjimet autoritare të ndëshkohen, por shprehu rezerva nëse ndryshimet politike në Serbi do të sjellin edhe ndryshim të mendësisë ndaj Kosovës. “Së pari është shumë e rëndësishme që regjimet autoritare të ndëshkohen. Nuk kemi shumë besim që do të ndryshojë shumë mendësia atje në Serbi. Megjithatë, Republika e Kosovës do të qëndrojë e fortë përballë çdo sfide që ka para vetes”, tha Haxhiu para mediave…
Strukturat e Policisë së Shtetit në Lushnjë kanë përmbyllur një hetim proaktiv njëmujor, duke finalizuar operacionin e koduar “Kontigjenti”, i cili goditi një tjetër tentativë për shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta në afërsi të ambienteve shkollore. Në kuadër të këtij aksioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S. (K.), 31 vjeç, banues në fshatin Kolonjë. I arrestuari, i cili rezulton “i arrestuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”,…
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik, ndërsa reagime të shumta kanë ardhur edhe nga personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar. Përmes postimeve në rrjetet sociale, këngëtarë, modele dhe personazhe televizivë kanë shprehur dhimbjen dhe revoltën për tragjedinë, duke rikthyer në vëmendje faktin se 49-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë dhe mbrojtje para se të humbiste jetën. Një nga reagimet më të forta ishte ai i këngëtares Dafina Zeqiri, e cila kritikoi dështimin e institucioneve për të mbrojtur gratë që përballen me dhunën. “E dashur Arlinda, sistemi ka dështu edhe njëherë”, shkroi artistja, duke ngritur pikëpyetje se sa gra…
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur hapur në një intervistë radiofonike në “Live From Tirana” për protestat studentore që po tronditin Shqipërinë prej dy javësh. Sipas tij, risia kryesore e këtyre protestave është fakti se ato udhëhiqen nga studentë, një element që historikisht ka pasur impakt të madh në ndryshimet politike të vendit. “Janë shumë të rrezikshëm studentët kur kalojnë në forcë ose në dhunë. Janë ata të cilët bënë Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri”, theksoi Ngjela, duke kujtuar edhe rolin historik të lëvizjeve studentore në transformimet e mëdha politike. Ngjela vërejti se kryeministri Edi Rama nuk ka…
Ndeshja e zhvilluar më 26 tetor 2026 në stadiumin RAMS Park përfundoi me fitoren 2-1 të Galatasarayt ndaj rivalit të përjetshëm, Fenerbahçe, në javën e nëntë të kampionatit turk. Përballja ishte e luftuar deri në sekondat e fundit, ndërsa pas përfundimit të saj pati përplasje fizike dhe momente të tensionuara mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Osimhen vendos derbin, Fenerbahçe lufton deri në fund Heroi i Galatasarayt ishte Victor Osimhen, i cili realizoi dy gola në pjesën e parë. Sulmuesi nigerian zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 44-t shtyu sërish topin në rrjetë, duke i dhënë…
18-vjeçari nga Shkupi dyshohet se përdhunoi një të mitur në shtëpi të braktisurNjë 18-vjeçar nga Shkupi është kallëzuar penalisht nën dyshimin për përdhunimin e një të miture nën moshën 15-vjeçare.Sipas buletinit policor, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj J.A. (18), për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „përdhunim i fëmijës që nuk i ka mbushur 15 vjet“.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 tetor 2025, në një shtëpi të braktisur në zonën e Shuto Orizarës, ku i dyshuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdon të jetë në arrati edhe dy ditë pas aktit. Albert Sylaj, kunati i viktimës nuk është kapur ende nga autoritetet, megjithatë, policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij. Në njoftimin e institucionit thuhet se janë sekuestruar armë, thika e një sëpatë.“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në njoftim, derisa shtohet se rasti po vazhdon të hetohet. Ndërkohë, Prokuroria Themelore e…
Presidenti amerikan, Donald Trump, i është referuar të hënën gjatë një tubimi elektoral për zgjedhjet e mesmandatit, siç ka thënë, nevojës për një lumë dhe një oqean që t’i shoqërojnë gjirin dhe liqenin që ai ua ndryshoi emrin. Duke folur në Missisippi, Trumpi ka thënë se po mendon ta quajë Oqeanin Atlantik “Oqeani Amerikan” dhe shton më pas se “Evropa do të jetë e emocionuar”. “Pra, kemi një liqen. Mendojeni pak. Kemi një liqen dhe kemi një gji. Tani na duhet një lumë dhe një oqean. Pra, po mendoj për Oqeanin Atlantik. E quajmë Oqeanin Amerikan. Mendoj se Evropa do…
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pretenduar se përplasja mes tyre po sjell zvarritje të proceseve gjyqësore dhe pasoja për qytetarët. Meta shprehet se situata cenon interesat e shtetit, zhvillimin e rregullt të proceseve ligjore dhe të drejtën e qytetarëve për mbrojtje efektive. Ai ka kritikuar gjithashtu Kuvendin, duke thënë se prej dy muajsh nuk ka reaguar për këtë çështje. Në reagimin e tij, Meta ka përmendur edhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, të cilin e akuzon për heshtje lidhur me situatën e krijuar. Reagimi i Metës:…
