Autor: AD

Dy persona janë gjetur të vdekur me shenja dhune në Shkup brenda pesë ditësh, por Prokuroria Publike ende nuk ka konstatuar nëse rastet kanë lidhje mes tyre.Nga Prokuroria thonë se fillimisht duhet të zbulohet autori i rastit të parë, në mënyrë që të mund të hetohet nëse ekziston ndonjë lidhje mes dy ngjarjeve.Rasti i fundit u raportua më 27 tetor, rreth orës 09:18, kur një grua gjeti të vdekur nënën e saj 76-vjeçare, në një shtëpi në rrugën “Gjurçin Kokale”, në Shkup. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen dhe shenja të dukshme dhune në trup.…

Read More

Studentët e Mjekësisë kanë nisur grumbullimin e tyre dhe kanë vijuar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty dhe jo vetem, prej 15 ditësh me radhë kanë zhvilluar tubimin e tyre. Ky tubim vjen pas njoftimit të djeshëm, sipas të cilit sot, në orën 14:00, studnetet te rinjte do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, kujtojmë se protestës studentore në shenjë solidariteti i janë bashkuar edhe figura nga arti, kultura, pedagogët si dhe qytetarë të shumtë.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë për të dorëzuar raportin për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, për të sqaruar dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional. Ai paralajmëroi se do të ketë masa në përputhje me ligjin dhe rregulloret. Kurti tha se raporti duhet ta ndriçojë rastin deri në fund, por edhe të trajtojë rastet e ngjashme, duke theksuar se gratë që janë viktima të dhunës vazhdojnë të përballen me rrezikun nga personat që i kërcënojnë. “54 orë nga ky…

Read More

Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm. Banka Botërore publikoi sot raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimo ku thuhet se ekonomia në vendet e rajonit ka treguar qëndrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të përparojë në konvergjencën me Bashkimin Evropian. Sipas raportit të Bankës Botërore, bilancet fiskale dhe të jashtme të Shqipërisë u forcuan, ndërsa borxhi publik zbriti nën 50 për qind të PBB-së. BB del në përfundimin se për të mbështetur një rritje më të fortë ekonomike afatgjatë, nevojiten reforma që nxisin produktivitetin, diversifikojnë eksportet, tërheqin investime dhe adresojnë presionet…

Read More

Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur me shenja të dukshme dhune në shtëpinë e saj, në rrugën “Gjurçin Kokale”, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 27 tetor, në orën 09:18, vajza e saj ka raportuar se e kishte gjetur nënën pa shenja jete. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen dhe shenjat e dhunës. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa trupi është dërguar për autopsi. Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e vdekjes. Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Gjorçe Petrov, ku një person është gjetur…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Në kuadër të vizitës, Kryetarja Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski.Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.(INA)

Read More

Shembja e rendit të vjetër botëror po rrezikon interesat e fuqive të mesme në Evropë, mes të cilave është edhe Gjermania, deklaroi sot në Singapor kancelari gjerman, Friedrich Merz. „Nevojitet bashkëpunim mes Evropës dhe Azisë, si dhe duhet t’i ndërlidhim marrëveshjet tregtare evropiane dhe aziatike“, theksoi Merz. Merz nga Singapori nisi turneun katërditor nëpër Azi, qëllimi i të cilit është forcimi i partneritetit strategjik dypalësh. Në kuadër të vizitës janë paraparë takime me presidentin Tharman Shanmugaratnam dhe kryeministrin Lawrence Wong. Gjermania dhe Singapori kanë një bashkëpunim shumëvjeçar në valën e mbrojtjes, tregtisë dhe kërkimeve shkencore. Në Singapor punojnë rreth 2.400…

Read More

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i është bashkuar reagimeve të shumta publike pas ngjarjes së ndodhur gjatë protestës dje në Tiranë, ku një i ri u lëndua rëndë në sy nga një plumb gome. Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtarja ka risjellë një mesazh mjaft prekës dhe me ngarkesë të fortë emocionale, të dedikuar sakrificës së të riut protestues. Dedikimi për të riun e lënduar: “Urojmë të jetë tragjedia e fundit” Krahas imazhit domethënës me vargjet e kushtuara kësaj ngjarjeje, Maliqi ka shoqëruar postimin me një mesazh solidarizimi: “Me zjarr ju flas… me zjarr. Në gjirin tim…

Read More

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 qytetarë të përkatësisë etnike serbe, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit mori vetëm 994 vota në zgjedhjet parlamentare serbe në dy vendvotimet e hapura në vend. Ndërkohë, lista studentore mori 185 vota. Sipas rezultateve të publikuara nga ministri për Vetëqeverisje Lokale, Ivan Stoilkoviq, lista e Vuçiqit mori 507 vota në Shkup, ndërsa studentët 150. Në Kumanovë, lista e Vuçiqit fitoi 487 vota, kundrejt 35 votave për listën studentore.Rezultati në Maqedoninë e Veriut ndryshon nga ai në Serbi, ku, sipas të dhënave paraprake të raportuara, lista studentore mori më shumë vota.BIRN: Të…

Read More

Muzika shqiptare ka humbur një tjetër emër të saj. Këngëtari dhe producenti kosovar Eroll Jakupi është ndarë nga jeta, duke lënë pas kujtime dhe një kontribut të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga miq dhe bashkëpunëtorë të artistit, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij. Eroll Jakupi u bë i njohur për publikun edhe përmes këngës “Vetëm 5 minuta”, e cila mbetet një nga krijimet me të cilat ai identifikohet në muzikën shqiptare. Në nderim të artistit ka reaguar edhe dirigjenti Emrush Thaçi, i cili ka ndarë një mesazh prekës në…

Read More