Autor: AD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi policinë se e nisi dhunën gjatë protestës pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, duke i cilësuar protestuesit studentë si të guximshëm. Në deklaratën e tij, ai ka paralajmëruar publikimin e fotove dhe emrave të personave që i quajti “mercenarë” dhe “provokatorë”. “Partia Demokratike ishte tek Kryeministria, Partia Demokratike ishte tek Ministria e Arsimit. Dhunën e filloi policia. Edhe te Ministria e Arsimit, e filloi policia. Nuk është e vërtetë që e filloi protesta. Policia filloi dhunën, futi provokatorët, a e patë lokalin? Ia kishin thyer, shkojnë ia shkatërrojnë lokalin për t’i akuzuar studentët.…

Read More

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, në podcastin “Fol” me gazetarin Nexhat Aqifi në TV Festa Kumanovë, ka shpalosur detajet teknike se si do të zbatohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke iu përgjigjur njëkohësisht edhe kritikave të opozitës. Sulejmani bëri të ditur se ndryshimi përmbajtësor prek pjesën teorike të provimit, ku kandidatët kanë pasur sfidat më të mëdha gjuhësore që nga viti 1968. Zëvendësministri sqaroi ndarjen mes pjesës teorike dhe asaj praktike të provimit: 12 lëndët teorike: Që nga ky moment, studentët shqiptarë do t’i nënshtrohen pjesës teorike prej 12 lëndësh tërësisht në gjuhën shqipe. Pjesa praktike:…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi gatishmërinë e tij për të diskutuar çështjet territoriale me Rusinë si pjesë e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit. Duke thënë këtë, ai shtoi se negociata të tilla duhet të zhvillohen ekskluzivisht në nivelin e krerëve të shteteve, duke nënkuptuar se palë duhet të jenë ai dhe Putini. Zelenski këto i bëri në një intervistë me kanalin televiziv ukrainas TSN, raporton noa.al. Sipas Zelenskyy, pala amerikane ka kohë që e ka ngritur çështjen e një shkëmbimi të mundshëm territorial. Ndërkohë, Kievi, sipas Zelenskit, nuk ka ndërmend të bjerë dakord për një shkëmbim të tillë, por…

Read More

Prokuroria e Tiranës po heton dëmtimin në sy gjatë protestës të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili ndodhet në Itali për kurimin e nevojshëm. Po ashtu ka nisur hetimi edhe për rastet e dëmtimit të disa personave të tjerë, pas dyshimeve për përdorim joproporcional të forcës nga punonjës të Policisë së Shtetit. Deri në këtë fazë të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar. Pas ngjarjes së regjistruar më 24 tetor 2026, janë kryer veprime hetimore për Erjon Vishkullin, mes të cilave sekuestrimi i pamjeve filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe marrja e…

Read More

Një grup intelektualësh dhe akademikësh, kanë dalë para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të studentëve që protestojnë, duke dënuar dhunën e ushtruar nga policia dhe duke kërkuar hetim të plotë për ngjarjet. Olsi Nika, një nga firmëtarët e kallëzimit penal, bëri të ditur se një grup juristësh ka depozituar kallëzim në Prokurorinë e Posaçme, me kërkesën për të hetuar personat që, sipas tyre, kanë ushtruar dhunë të koordinuar ndaj protestuesve. “Ne siç e shikoni, jemi një grup intelektualësh që përfaqëson botën akademike, shoqërinë civile, por edhe studentë e qytetarë të angazhuar në përgjithësi. Nuk mund të rrinim në heshtje. Ne…

Read More

Më 26 tetor, rreth orës 19:10, në lagjen Çair të Shkupit janë përplasur dy automjete, një “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit dhe një “Audi” me targa të Kosovës.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksident janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.“Golf”-in e drejtonte një 20-vjeçar me inicialet S.S., ndërsa “Audi”-n një 32-vjeçar nga Kosova, me inicialet A.M.Shoferi i “Golf”-it dhe pasagjeri i tij, S.M., u dërguan në Qendrën Emergjente të kompleksit klinik “Nëna Terezë”. Ndërkaq, drejtuesi i “Audi”-t u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Të treve u janë konstatuar…

Read More

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën derë më derë duke u shtrirë në disa zona të vendit, për evidentimin e banesave me probleme në dokumentacion. Në Palasë dhe Ilias të Himarës janë evidentuar rreth 1000 banesa, ndërsa dhjetëra dosje janë në fazën përfundimtare të trajtimit. Banorët mund të verifikojnë online dokumentet që u mungojnë. ASHK ka emetuar ndërkohë 22 vendime përfundimtare, ndërsa 38 banesa janë në fazën e fundit të procedurës, në afishim publik. 55 subjekte duhet të dorëzojnë dokumentet që u mungojnë pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Vlorë. Emrat e tyre dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë janë publikuar…

Read More

“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë në shesh për të protestuar. “Unë jam Iris Kola, studente për Arkitekturë dhe Planifikim Peizazhi, 20 vjeçe”, tha ajo. Irisi thotë se la pas studimet për të marrë pjesë në tubime. Sipas saj, të rinjtë sot nuk protestojnë vetëm për përmirësimin e kushteve në auditore. Arsyet se përse ata dalin në shesh janë më të mëdha se kaq. “Tregu i punës është arsyeja, kushtet e spitaleve. Emigrimi, një tjetër gjë pse protestoj. Do të isha më mirë sesa jashtë në vendin tim, ky…

Read More

Qytetarët alarmojnë për një situatë të rrezikshme në një kalim hekurudhor në lagjen Maxhari të Shkupit, ku, sipas dëshmitarëve, një tren ka kaluar pa u ulur barriera mbrojtëse dhe pa sinjalizim të përshtatshëm me drita. “Katastrofë në Maxhari – as semafor, as barrierë e ulur, ndërsa treni kalon!”, reagojnë qytetarët. Ata paralajmërojnë se kjo gjendje rrezikon seriozisht jetën e shoferëve dhe këmbësorëve, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse. Deri më tani, nuk ka një sqarim zyrtar se përse barriera nuk ishte ulur gjatë kalimit të trenit.

Read More

Euforia e fitores historike të lëvizjes studentore në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Serbi, po ia lë ngadalë vendin pyetjes se kush do të vendoset në krye të qeverisë së re. Për momentin, Lista Studentore e cila u shndërrua nga një lëvizje protestash masive në një forcë politike mjaftueshëm të fuqishme sa  për ta larguar Aleksandar Vuçiçin nga pushteti, nuk ka propozuar asnjë kandidat për kryeministër. Ky vendim, sipas ekspertëve, me gjasë pasqyron strukturën e saj organike, që e dallon nga establishmenti politik, të cilin e akuzoi vazhdimisht për krijimin e një mjedisi ku lulëzoi korrupsionit. Deri më…

Read More