Profesori dhe ish-ministri Ljubomir Fërçkoski pret që ndryshimet politike në Serbi të ndikojnë edhe në Maqedoninë e Veriut. Ai vlerëson se bashkimi i forcave qytetare me opozitën mund të krijojë presion për ndryshime politike.Sipas Fërçkosk it, rezultati zgjedhor në Serbi dëshmon se mobilizimi masiv qytetar mund të sfidojë edhe pushtetet e fuqishme. Ai u bëri thirrje forcave qytetare dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut të bashkëpunojnë për të kundërshtuar, siç e cilësoi, sistemin autoritar.Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, sipas rezultateve paraprake të raportuara, Lista Studentore fitoi 140 mandate, ndërsa lista e Partisë Progresive Serbe (SNS), të udhëhequr nga…
Autor: AD
Ministria e Jashtme ka përgëzuar Koalicionin Shqiptar për fitoren e dy mandateve nga zgjedhjet e mbajtura dje në Serbi. Ministri Ferit Hoxha nënvizon se përgjegjësi thelbësore mbetet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Ai shprehet se pritshmëritë janë për angazhim konstruktiv në dialog dhe hapa konkretë në marrëdhënie të qëndrueshme. Deklarata e plotë: Shqipëria përgëzon Koalicionin Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Zhvillimet në Serbi dëshmojnë rëndësinë e angazhimit qytetar dhe të votës së lirë si shprehje e vullnetit demokratik. Energjia qytetare që gjen përfaqësim përmes institucioneve është një mundësi për ndryshim,…
Me një minutë heshtje ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Opozita e cilësoi si alarm kombëtar vrasjen e grave e kërkuan shkarkim të krerëve të institucioneve që dyshohet se neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt që u vra nga kunati i saj, derisa kërkonte mbrojtje institucionale. Arian Tahiri – deputet, PDK: Edhe zyrtarët e kabinetit qeveritar, konkretisht znj. Gërvalla, sot minimumi i minimumit do të duhej të mbajë përgjegjësi morale. Si reflektim i përgjegjësisë, i ndjeshmërisë znj. Gërvalla sot do të duhej të jepte dorëheqje. Vjosa Osmani – deputete, LDK: Ligji…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka ndërmarrë hapa për edukimin e të rinjve mbi detektimin e lajmeve të rreme. Sipas zëvendësdrejtorit, Muamer Bekiri, ky hap vjen si nevojë që të rinjtë të mos keqpërdoren nga informacionet që vijnë nga burime të paverifikuara. “Përmes këtyre ngjarjeve do të përfshihen të rinjtë, veçanërisht nxënësit e shkollave të mesme, mësuesit e tyre, politikbërësit, njerëzit që u përkasin grupeve të ndryshme të margjinalizuara, si dhe personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre”, deklaroi Muamer Bekiri, zv. Drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Ambasada e BE-së në Shkup…
NGA: XHEVDET MAZREKAJ Të dielën në mbrëmje, Aleksandar Vuçiqi bëri atë që shumëkush në Prishtinë nuk e besonte: pranoi humbjen. Sipas projeksioneve të para, Lista Studentore merr rreth 52 për qind të votave dhe shumicën në Kuvendin e Serbisë. Pas më shumë se një dekade, njeriu që e ktheu Kosovën në armën kryesore të politikës së tij po largohet nga skena qendrore e Beogradit. Por pushteti i Vuçiqit nuk ishte vetëm në Beograd. Gjatë këtyre viteve, ai ndërtoi një sistem të tërë ndikimi jashtë Serbisë: në veri të Kosovës, në Uashington dhe në hapësirën politike e mediatike shqiptare. Pyetja që…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke “Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit, pavarësisht protestave të dhunshme të javëve të fundit në Tiranë. Ai bën dallimin midis studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe protestuesve me kapuçë, përfshirë njerëz të lidhur me lëvizjen Antifa, thotë ai. “Një pakicë beson se vënia e vendit në zjarr është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, thotë zoti Rama. -Cila është përgjigjja juaj ndaj kërkesave të protestuesve për arsim më të mirë, luftë kundër korrupsionit dhe ulje të kostos së jetesës? Nuk kam pretenduar kurrë…
Jose Mourinho ka pushtuar sërish Camp Noun, duke e udhëhequr Real Madridin drejt një fitoreje të madhe 2:1 ndaj Barcelonës në El Clásico, rezultat që mund të shënojë një pikë kthese për madrilenët në garën për titullin e La Ligës. Trajneri portugez u rikthye në Barcelonë në një atmosferë të tensionuar, por skuadra e tij arriti të triumfojë në një përballje me rëndësi të madhe, duke dëshmuar se po kalon një periudhë pozitive pas një fillimi të vështirë të sezonit. Fitorja në Camp Nou ishte e veçantë edhe për faktin se Real Madridi regjistroi triumfin e pestë radhazi në të…
Një numër i madh pacientësh me goditje në tru dhe me gjendje që i paraprijnë kësaj sëmundjeje po trajtohen në Klinikën e Neurologjisë në Shkup, ku nuk ka vende të mjaftueshme për t’i sistemuar të gjithë. Mjekët paralajmërojnë se rreziku është veçanërisht i lartë te personat me sëmundje kronike, por raste të tilla po regjistrohen edhe te moshat më të reja. Drejtori i Klinikës, Jovan Bozhinovski, deklaroi për portalin „Veçer“ se ndryshimet e motit ndikojnë më tej te pacientët me sëmundje kronike.Në mesin e pacientëve të shtruar dominojnë personat e moshuar që vuajnë nga tensioni i…
Mbrëmjen e ditës së djeshme në Kosovë, në Vitomiricë, Arlinda Zeka u vra vetëm dy orë pasi kishte raportuar në polici për dhunë në familje. Është raportuar se viktima, tre ditë para vrasjes përmes një letre i është drejtuar kryeprokurores së Prokurorisë së Pejës, përmes së cilës ka shprehur pakënaqësinë me zyrtarët të cilët po trajnonin rastin e saj “Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar viktima.Përmes kësaj letre, viktima kishte kërkuar hetime për të gjithë zyrtarët duke nisur edhe nga Qendra për Punë Sociale. “Kjo është shpresa ime e…
Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni. Programi i saj parashikon luftë të ashpër ndaj nepotizmit dhe emërimeve partiake, si dhe reformimim të diplomacisë. Megjithatë, kur vjen fjala tek politika e jashtme, atyre duket se lëvizja e dalë nga protestat kundër korrupsionit në vend, nuk planifikon Në politikën e jashtme, lista synon thellimin e bashkëpunimit me BE-në dhe SHBA-në, duke ruajtur njëkohësisht partneritetet me Rusinë dhe Kinën dhe neutralitetin ushtarak të Serbisë. Për Kosovën, ajo kundërshton pavarësinë dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, ndërsa kërkon shqyrtimin e kushtetutshmërisë…
