Autor: AD

Gara për Topin e Artë të vitit 2026 po nxehet me më pak se 24 orë që kanë mbetur para se fituesi të shpallet në një ceremoni madhështore në Londër. Një garë trepalëshe midis Lamine Yamal, Kylian Mbappe dhe Harry Kane kryeson debatin në prag të çmimit individual më prestigjioz në futboll. Yamal, talenti 19-vjeçar i Spanjës, dhe fituesi i Kupës së Botës 2018 i Francës, Mbappe, e kanë mbështetur publikisht veten për këtë nder, ndërsa i pandalshmi Kane i Anglisë ka qenë relativisht i heshtur në fushatën për veten e tij. Parashikimet po vërshojnë me shpejtësi ndërsa i afrohemi…

Read More

Një 23-vjeçar nga fshati Gradec (Komuna e Vrapçishtit) ka mbetur i lënduar pasi është rrëzuar nga mjeti i tij katërrotësh (ATV) me targa gjermane. Aksidenti ka ndodhur teksa i riu po lëvizte në një rrugë pyjore sipër fshatit Gornjan. I lënduari me inicialet G.Sh. është dërguar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Këta të fundit kanë njoftuar Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë më datë 25 tetor, rreth orës 17:25, lidhur me pranimin e pacientit. Pas marrjes së informacionit, një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme (DPB) në…

Read More

Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi kanë bërë një paraqitje të papritur së bashku në Prishtinë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një fotografi intrigante të postuar në rrjetet sociale. Dy artistet, të njohura për karrierat e tyre të suksesshme, u takuan në ambientet e Noya-s, ku atmosfera ishte e ngrohtë dhe festive. Megjithatë, ajo që e bën këtë takim edhe më të veçantë është mbishkrimi që shoqëron fotografinë e tyre. “Baxhanatkat”, shkruan Tuna dhe Nora, duke rikthyer në kujtesë lidhjen e tyre të dikurshme familjare, pasi të dyja ishin të martuara me vëllezërit Robert dhe Patris Berisha. Ky detaj…

Read More

Zyrtarët në administratën Trump po mbështesin emërimin e ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, sipas një raporti nga Wall Street Journal. Gazeta raporton se Orban mund të jetë një kandidat i përbashkët amerikan, rus dhe kinez, dhe se burime në të tre vendet kanë konfirmuar se administrata Trump po e mbështet kandidaturën e tij. Orban humbi pushtetin në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë në prill, kur partia Tisza e Peter Magyar e mundi atë pas 16 vitesh qeverisje me një shumicë absolute. Politikat e tij të djathta ekstreme, të ashpra kundër migracionit dhe euroskeptike, së…

Read More

Nëntë të arrestuar, dy të proceduar penalisht dhe 20 në kërkim nga Policia e Tiranës, në vijim të hetimeve për incidentet e tubimit të 24 tetorit. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se të arrestuarit kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta e lëndë piroteknike, si dhe dëmtuan godina të institucioneve shtetërore. Në pranga ranë shtetasit me inicialet A.K., 27 vjeç, P.L., 45 vjeç, E.B., 21 vjeç, Sh.M dhe O.C., të dy 19 vjeç, Z.M., 25 vjeç, S.H., 20 vjeç, M.L., 23 vjeç (shtetas gjerman), dhe K.M., 20 vjeç. Gjithashtu, u arrestua E.D., 20 vjeç, i dyshuar se…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është kërkuar vlerësimi i rastit nga fillimi deri në fund, për të verifikuar nëse ka pasur dështim të zinxhirit institucional dhe nëse zyrtarët përgjegjës kanë dështuar në detyrat e tyre. Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të diskutohet për këtë rast. Ajo ka thënë se ka qenë në komunikim me kryeprokurorin e Shtetit dhe ministren e Drejtësisë, ndërsa ka kërkuar që përgjegjësitë të adresohen edhe nga Inspektorati…

Read More

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm të verdhë për shkak të erërave të forta, të cilat në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit pritet të kalojnë 50 km/h. Era e fortë veriore do të vazhdojë edhe nesër. Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 20 gradë, ndërsa në Shkup pritet të arrijnë deri në 16 gradë. Autoritetet këshillojnë kujdes gjatë udhëtimeve dhe aktiviteteve në natyrë, si dhe sigurimin e sendeve të palidhura mirë në ballkone e terasa.

Read More

Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, deklaroi pas mbledhjes së grupit se kryeministri Edi Rama është i hapur për dialog me studentët, ndërsa përjashtoi mundësinë e dorëheqjes së kreut të qeverisë. Dialog me studentët. Ka një propozim për dialog. E vërteta është që studentët kanë arsye për t’u adresuar. Balla theksoi se shteti ofron mbështetje financiare për studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje në nevojë. Sipas tij, studentët ekselentë përfitojnë 600 dollarë në muaj, ndërsa studentët nga familjet në nevojë përjashtohen nga tarifat dhe marrin 100 euro në muaj nga shteti. Sa i përket paketës së re ligjore…

Read More

Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime.” Këto janë fjalët tronditëse që Arlinda Sylaj Zekaj kishte shkruar në një letër drejtuar Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, të cilën e kishte dorëzuar më 22 tetor 2026. Vetëm tri ditë më vonë, më 25 tetor, 49-vjeçarja u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës. Media ka siguruar letrën, e cila mban vulën e pranimit të Prokurorisë dhe në të cilën Arlinda kërkonte ndërhyrje urgjente të institucioneve, ekzekutimin e një urdhri gjyqësor…

Read More