Bashkia e Tiranës shpalli rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, mundësi e rëndësishme për familjet që synojnë të blejnë banesë në kryeqytet. Aplikuesve të shpallur fitues do t’u subvencionohen interesat e kredisë nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Lista u dërgua për miratim në mbledhjen e muajit tetor të Këshillit Bashkiak. Programi për subvencionimin e interesave të kredive synon të lehtësojë barrën financiare për individët dhe familjet me të ardhura të ulëta, duke subvencionuar një pjesë të interesit të kredisë për blerjen e një banese.…
Autor: AD
Lista e Koalicionit Shqiptar e udhëhequr nga Shaip Kamberi siguroi gjithsej 144 vota në komunat e rajonit të Sanxhakut, ku si pjesë e saj garoi edhe aktivistja e mirënjohur Amina Nuraj , kryetare e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri (Novi Pazar), përcjell INA. Me përfshirjen e Nurajt në listë, Koalicioni Shqiptar shtriu për herë të parë përfaqësimin e tij drejtpërdrejt në territorin e Sanxhakut, i cili përbëhet nga komunat Novi Pazar (Pazari i Ri), Tutin, Sjenicë, Prijepolje, Priboj dhe Nova Varosh. Pavarësisht se kjo zonë dominohet nga subjektet politike boshnjake, grumbullimi i 144 votave në këto komuna shënoi…
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhur sot në familjen e tij. Ai ka bërë të ditur se babai i tij, i cili ishte shtruar në spital, ka humbur jetën. Dj Dagz ndër të tjera ka bërë të ditur se babai i tij do të varroset nesër.Varrimi do të mbahet në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj.
Kryeministri Edi Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe nxënësve protestues, duke u bërë thirrje të ulen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar kërkesat e tyre. Në Facebook, shefi i qeverisë ka publikuar një video të “sofrës së gurtë”, ku shfaqet mbishkrimi “Dialog”, duke përcjellë sërish mesazhin për nisjen e bisedimeve me protestuesit. Por, ftesat e përsëritura të Ramës nuk kanë ndryshuar qëndrimin e studentëve, të cilët prej gati dy javësh vijojnë protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Ata kanë bërë të ditur se nuk e konsiderojnë dialogun si një zgjidhje të pranueshme për sa kohë kërkesa…
Aktori Alfred Trebicka ishte i ftuar në Grida Duma Podcast, ku foli për protestën e të rinjve, raportin mes brezave, rolin e artit në shoqëri dhe reagimin e qeverisë ndaj studentëve. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe duke iu referuar përvojës së tij personale e artistike, Trebicka ndau qëndrimet e tij për një brez që, sipas tij, po shpreh hapur pakënaqësinë dhe kërkesën për ndryshim. “Janë shpirtra të vrarë”, u shpreh aktori, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si shoqëria dhe institucionet po i përgjigjen të rinjve. Gjatë bisedës me Grida Dumën, Trebicka kritikoi ashpërsinë ndaj të rinjve dhe ngriti…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon kryesisht i kthjellët, por me vranësira kalimtare, të larta dhe transparente në pjesën e parë të ditës. Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat variojnë nga 7 në 24 gradë Celsius.
23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore pas protestës së zhvilluar më 24 tetor 2026. Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të lënduarit janë trajtuar në Spitalin Universitar të Traumës, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë. Numri më i madh i të lënduarve është regjistruar në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë paraqitur 16 persona: 12 protestues, dy përfaqësues të medias dhe dy efektivë policie. Mes protestuesve të lënduar, një person ka pësuar dëmtim në sy. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, atij i është kryer ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës gjatë…
28-vjeçari Erjon Vishkulli, nga Elbasani, i cili mbeti i plagosur me plumb gome gjatë protestës së djeshme në Tiranë, është kthyer në qendër të debatit publik pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për dërgimin e tij për kurim në Itali. Rama deklaroi sot se ishte angazhuar personalisht që i riu të dërgohej për trajtim në një nga spitalet më të mira në Romë. Pas kësaj deklarate, motra e Erjonit, Rubi Vishkulli, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, duke kundërshtuar atë që e cilëson si përpjekje për ta përdorur ngjarjen për qëllime politike. “Një mashtrim propagandistik i Ramës për…
Përplasjet pranë Kryeministrisë vijojnë, ndërsa policia ka ndërhyrë me spraj lotsjellës dhe spraj me piper në drejtim të protestuesve. Në terren ka ndërhyrë edhe autoboti me ujë, ndërsa raportohet për shoqërime të protestuesve nga efektivët. Gjatë tensioneve, një i ri është shpëtuar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët kanë ndërhyrë për të mos lejuar shoqërimin e tij nga policia. Protestuesit kanë dëmtuar pllakat metalike të disa bizneseve në zonë. Në vijim të tensioneve, ata kanë hapur me forcë edhe ambientet e një banke të nivelit të dytë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia tenton t’i shpërndajë.
Tensionet në protestën në Tiranë vijojnë të përshkallëzohen. Një grup protestuesish ka hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të efektivëve të Policisë pranë zonës së Kryeministrisë. Sipas raportimeve, protestuesit kanë përdorur lëndë piroteknike dhe sende të forta kundër efektivëve, ndërsa policia po ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobota uji për të shpërndarë turmën.
