Autor: AD

Po mbahet protesta e 13-të para Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia është vendosur në anë të godinës, e autobotët qëndrojnë si gjithmonë në rrugë. Sot protesta është njoftuar për në orën 14:00 dhe vjen një ditë pas asaj të djeshmes, e cila ishte protestë kombëtare. Kjo e fundit u shoqërua me incidente të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, duke lënë 23 persona të plagosur, mes tyre edhe 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy. Pasi qëndruan për disa minuta në “Paqe”, nisi hedhja e gurëve nga protestues të maskuar. Më pas ata kanë…

Read More

Zv.Kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për lëndimin e të riut nga Elbasani gjatë protestës, duke e cilësuar ngjarjen si një kambanë alarmi për pasojat e rënda të dhunës. Në një status në llogarinë e saj në Facebook Koçiu akuzon se dhuna nxitet nga inatet e vjetra politike dhe shprehet se është e papranueshme që rasti të përdoret për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e protestave të dhunshme. Postimi i plotë i Koçiut: Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve. Lëndimi…

Read More

Real Madridi ka triumfuar 2:1 ndaj Barcelonës në “El Clasicon” e 265-të, falë dy golave të Kylian Mbappes. “Los Blancos” ia kanë ndërprerë rivalit të madh synimin për t’u bërë skuadra e parë në historinë e La Ligës që fiton dhjetë ndeshjet e para të sezonit. Përballja e zhvilluar në “Camp Nou” solli emocione deri në minutat e fundit, ndërsa Mbappe u bë vendimtar për madrilenët, duke shënuar golin e fitores vetëm tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Real Madridi e nisi ndeshjen më mirë dhe rrezikoi fillimisht përmes Arda Gulerit, i cili përfitoi nga një pasim i…

Read More

Gianni Infantino i gëzohet mbështetjes së ‘shumicës dërrmuese’ që po merr në futbollin botëror dhe po përgatiteti për një mandat të katërt si president i FIFA. Në një intervistë të dhënë për BBC në Baku të Azerbajxhanit, kreu aktual i qeverisë së futbollit botëror pranoi nevojën për një përmirësim të dialogut me ata që kontestojnë zgjedhjet e tij, por refuzoi në mënyrë kategorike t’i përgjigjej kërkesës për të dhënë dorëheqjen pas skandalit për projektin e komercializimit të kompeticioneve të FIFA përmes investitorëve privatë. ‘Në një organizëm si FIFA mund të ketë këndvështrime të ndryshme-tha Infantino duke nënvizuar se, nëse beson…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për nisjen e protestuesit Erjon Vishkulli drejt Italisë, për një mjekim më të specializuar. Me anë të një postimi në “X” ai i është përgjigjur motrës së Erjonit, e cila akuzoi se deklarata e Ramës ishte e rreme dhe se në Itali ka shuar me ndihmën e familjarëve dhe miqve. “Falënderojmë personat që morën iniciativën për një ndërhyrje më të specializuar në Itali. Dhe i bëj thirrje portaleve, mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda të Ramës për të dalë protagonistë i ngjarjes vetë dhe për ta kthyer çështjen në…

Read More

Pjesëmarrje e lartë është regjistruar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, pasi deri në orën 13:00, 41% e atyre që janë regjistruar në listat zgjedhore kanë votuar. Kjo shifër është 15% më e lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, raporton OJQ-ja CRTA, e cila ka vëzhgues në të gjitha qendrat e votimit. Radhët janë formuar jashtë qendrave të votimit që nga mëngjesi i hershëm. Kjo organizatë raporton parregullsi në 16% të qendrave të votimit, kryesisht raste të blerjes së votave. Vëzhguesit e OSBE-së raportuan se jo të gjitha rekomandimet e bëra për qeverinë në lidhje me procesin e votimit u…

Read More

Reshjet e shiut kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, duke sjellë edhe probleme me qarkullimin e automjeteve dhe bllokim të trafikut në disa zona per disa minuta. Ndërkohë, bulevardi kryesor i qytetit, zona e Albano Romina dhe akset që përmbyten shpesh nuk paraqesin probleme të raportuara. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e ujit nga rrugët e prekura, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.

Read More

Pas tensioneve në bulevard dhe ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar nga zona para Kryeministrisë dhe kanë nisur të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”. Gjatë përplasjeve në bulevard, policia ka ndjekur një strategji tjetër për shpërndarjen e protestuesve. Krahas tre autobotëve të ujit të vendosur para Kryeministrisë, në ndërhyrje janë përfshirë edhe efektivë që kanë dalë nga lulishtet në të dyja anët e bulevardit. Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria dhe po vijojnë marshimin përgjatë bulevardit në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Gjatë lëvizjes së tyre vijojnë tensionet, ndërsa protestuesit po hedhin fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të forcave…

Read More

Kryeministri Edi Rama prezantojë paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane për të cilën tha se është hartuar në bashkëpunim me partnerër italianë dhe francez. Kjo paketë përbëhet nga 6 instrumente me thelbin kryesor kush shkakton dëm e paguan. Kryeministri Rama duke komentuar protestën e shtunës, akuzoi Partinë Demokratike se ishte vënë në krye të dhunës së ushtruar gjatë protestës, ndërsa pretendoi se selia e saj ishte përdorur si strehim dhe pikë furnizimi me lëndë plasëse. “Uroj një të diel të qetë, pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendër të Tiranës, ku Partia Demokratike doli nga prapavija,…

Read More

Maqedonia e Veriut është përfshirë në planet për futjen e teknologjisë satelitore Starlink Mobile V2, përmes bashkëpunimit mes kompanisë hungareze 4iG dhe SpaceX.Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, tha se operatori i tretë mobil synon të ofrojë shërbime më konkurruese dhe çmime më të ulëta se dy operatorët ekzistues.Sipas tij, Shkupi është qyteti i parë që operatori planifikon ta mbulojë deri në mars të vitit 2027.Teknologjia Starlink Mobile synon të mundësojë lidhje satelitore drejtpërdrejt me telefonat mobilë, veçanërisht në zonat ku mbulimi me rrjetin tradicional është i kufizuar.Megjithatë, ende nuk është bërë i ditur afati i saktë për aktivizimin e shërbimit…

Read More