Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke bërë publike paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, siç e ka quajtur ai. “Kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë. Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Përgjegjësia është vetjake, kufizimet do të jenë të përkohshme. Paketa është me 6 instrumente, një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël, ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve në bizneset e vogla, disa ndryshime në ligjin për tubimet, regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urbanë, një ndryshim në kodin e…
Autor: AD
Një 15-vjeçar nga Bogovina është dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e barkut, pas një incidenti të ndodhur më 24 tetor.Sipas MPB-së, babai 42-vjeçar dhe djali i tij 16-vjeçar janë paraqitur në polici, ku kanë dorëzuar një pistoletë me karikator të zbrazët.Sipas deklaratës së babait, incidenti ndodhi rreth orës 13:45, kur nga pakujdesia u shkrep një plumb nga arma që e mbante djali i tij i mitur.Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë në prani të prokurorit publik dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.16-vjeçari është…
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke bërë publike paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, siç e ka cilësuar ai. Ndërsa prezantoi dhe shtjelloi 6 pikat e kësaj pakete, Rama u ndal edhe te kërkesa për dorëheqjen e tij, duke thënë se kjo nuk mund t’i imponohet në asnjë formë, teksa sërish bëri thirrje për dialog. “Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje allashqiptarçe apo që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, është e drejta e tij ta thotë apo ta…
Në një atmosferë të rënduar nga prania e shtuar ushtarake dhe padrejtësitë e vazhdueshme administrative, veprimtari dhe afariști i njohur nga Medvegja, Muharrem Salihu, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin e lindjes, Tupallë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Përmes një mesazhi, Salihu ka ngritur alarmin për realitetin e zymtë me të cilin po përballen shqiptarët e Luginës, duke veçuar pasivizimin masiv të adresave si një formë e pastër e spastrimit etnik administrativ dhe mohimit të demokracisë. Ja porosia e tij: “Sot votova në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë,…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, reshje lokale shiu dhe bubullima. Në disa lugina, gjatë paradites pritet të ketë mjegull, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi juglindor, me intensitet të dobët deri mesatar. Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje lokale shiu.
Ditën e sotme, 25 tetor, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë veriore, duke sjellë ulje të lehta të temperaturave dhe shtim të vranësirave. Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, më të dukshme në zonat malore, veriore dhe verilindore. Gjatë mbrëmjes dhe natës, vranësirat do të bëhen më të dendura, ndërsa në zonat e larta malore nuk përjashtohen reshje të izoluara dhe afatshkurtra shiu. Temperaturat minimale në zonat malore do të zbresin në 5–6°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 21°C. Në zonat e ulëta, temperaturat…
Bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në vendlindje, në Tërnoc, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Pas përfundimit të votimit, Kamberi i është drejtuar opinionit publik me një apel me peshë për gjithë shqiptarët e rajonit, duke lartësuar mobilizimin e bashkëatdhetarëve dhe duke kërkuar pjesëmarrje masive në kutitë e votimit për të mbrojtur përfaqësimin politik të Luginës.Në deklaratën e tij, Kamberi shprehu mirënjohje të veçantë për votuesit që udhëtuan drejt vendbanimeve të tyre: “Falënderoj edhe qytetarët që erdhën nga Kosova për ta ndihmuar këtë proces, i cili duhet…
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport mbi incidentet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë nga 13 deri më 24 tetor 2026. Sipas organizatës, gjatë kësaj periudhe janë dokumentuar 50 raste, nga të cilat 40, ose 80%, lidhen drejtpërdrejt me Policinë e Shtetit. Raporti evidenton se pesë gazetarë dhe punonjës të medias janë goditur me plumba gome gjatë ushtrimit të detyrës. Rastet e dokumentuara përfshijnë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit, dëmtim të pajisjeve profesionale, përdorim të sprajit me piper dhe fyerje ndaj përfaqësuesve të medias. Mes gazetarëve të prekur janë…
Teshtitja, hunda e bllokuar, rrjedhja e hundëve dhe kruarja e syve janë simptoma të shpeshta të alergjive gjatë vjeshtës. Ndryshimet e motit dhe qëndrimi më i gjatë në ambiente të mbyllura mund t’i përkeqësojnë ato. Ndër shkaktarët kryesorë janë poleni i ambrozisë, sporet e mykut, pluhuri shtëpiak dhe marimangat. Alergjitë shfaqen si pasojë e reagimit të tepruar të sistemit imunitar ndaj këtyre substancave. Pesë mënyra për të lehtësuar simptomat: * Kontrolloni nivelin e polenit: Kufizoni qëndrimin jashtë në ditët me përqendrim të lartë të polenit, sidomos kur ka erë.* Bëni dush pas daljes: Ndërroni rrobat dhe lani flokët për të…
Media gjermane Deutsche Welle i ka kushtuar vëmendje protestave studentore në Shqipëri, ku dita e 12-të u shoqërua me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë në Tiranë. Pas tri ditësh qetësie, protesta e së shtunës u përshkallëzua me molotovë, gurë, zjarre, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Studentët vijuan të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili përsëriti ftesën për dialog, por njëkohësisht akuzoi për infiltrimin e grupeve të dhunshme në protestë. Përpara Kryeministrisë, një stol betoni me mbishkrimin “Dialog” shërbeu si simbol i ftesës së përsëritur të qeverisë. Gjatë protestës, objekte të ndryshme u përfshinë nga flakët, ndërsa…
