Autor: AD

KUMANOVË – Talenti, përkushtimi dhe dashuria për sportin po e bëjnë Uran Asllanin një nga të rinjtë premtues të KA Teuta në Kumanovë. Me rezultate të njëpasnjëshme dhe medalje të arta, ai po dëshmon se ka potencial të madh për të arritur suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Gjatë këtij viti, Urani ka shënuar disa rezultate të rëndësishme në garat e atletikës të zhvilluara në Kumanovë. Në Lojërat e Atletikes 2026 duke zërë vendin e parë në disa disiplina të ndryshme, ai u nderua me mirënjohje për pjesëmarrjen dhe paraqitjen e tij të shkëlqyer në garat e organizuara…

Read More

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes në sy të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Për rastin kanë nisur hetime edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të hetimeve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për të sqaruar rrethanat në të cilat i riu pësoi dëmtimin në sy. Policia ka shprehur keqardhjen për plagosjen e 28-vjeçarit, duke i uruar shërim të shpejtë,…

Read More

Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Strumicë–Radovish, pranë fshatit Radichevë, në komunën e Vasilevës. Në aksident u përfshinë një veturë „Peugeot“, e drejtuar nga një 19-vjeçar nga Zleova, dhe një „Mitsubishi“, që drejtohej nga viktima, me inicialet R.S., nga fshati Dobrejcë. Nga plagët e marra, 58-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pasagjer 36-vjeçar u lëndua. Policia konstatoi se shoferi 19-vjeçar i „Peugeot“-s drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 1,32 promilë në gjak. Ai u privua nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama prezantojë paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane për të cilën tha se është hartuar në bashkëpunim me partnerër italianë dhe francez. Kjo paketë përbëhet nga 6 instrumente me thelbin kryesor kush shkakton dëm e paguan. Kryeministri Rama duke komentuar protestën e shtunës, akuzoi Partinë Demokratike se ishte vënë në krye të dhunës së ushtruar gjatë protestës, ndërsa pretendoi se selia e saj ishte përdorur si strehim dhe pikë furnizimi me lëndë plasëse. “Uroj një të diel të qetë, pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendër të Tiranës, ku Partia Demokratike doli nga prapavija,…

Read More

Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës. Mes dhimbjes dhe pasigurisë për shikimin, ai rrëfen për herë të parë ekskluzivisht për gazetarin e Top Channel Endi Tufa çfarë ndodhi, pak para se gjithçka të ndryshonte. Plumbi ndodhet ende në syrin e tij të majtë, ndërsa shpresa tashmë është te mjekët dhe një ndërhyrje më e specializuar. “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku…

Read More

Zona pranë Kalasë së Shkupit, ku dikur funksiononte pishina „Plaja Vista“, do të shndërrohet në një hapësirë sportive, rekreative dhe argëtuese. Projekti parasheh ndërtimin e katër diskotekave verore, parkingut dhe rikthimin në funksion të pishinës. Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se diskotekat do të ndërtohen dhe rregullohen nga vetë qyteti, ndërsa më pas do të jepen me qira me çmime të tregut. Sipas autoriteteve, do të sigurohet edhe izolim adekuat i zërit për të shmangur problemet me muzikën e lartë. Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e një fushe futbolli në vendin e ish-rëshqitëses së akullit dhe një terreni për…

Read More

Në orët e fundit të kësaj fundjave, tregjet financiare dhe energjetike globale po përballen me një goditje të re pas fluturimit të çmimeve të naftës bruto në bursat ndërkombëtare, përcjell INA. Përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike dhe goditjet mbi infrastrukturat kryesore energjetike në Lindjen e Mesme kanë shtyrë çmimin e naftës bruto Brent mbi 114-116 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI ka kaluar kufirin prej 101 dollarësh për fuçi, duke shënuar nivele rekorde të papara prej muajsh. Sipas të dhënave nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve si Reuters dhe Dow Jones, bursa është përfshirë nga frika e ndërprerjes së furnizimeve globale…

Read More

Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u plagos rëndë teksa u godit në sy nga plumbat e gomës së policisë. 28 vjeçari është pjesë e grupimit ‘Tifozët Kuqezi’ në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ndaj asaj që ndodhi dhe mori vendimin për të dhënë ndihmën e saj për trajtimin e tij, një vendim që e konfirmon vetë presidenti Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale. ‘Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit.…

Read More

Në Karadakun e Kumanovës, gjuetia nuk është vetëm pasion, por edhe traditë që përcillet brez pas brezi. Një nga ata që po e vazhdon me krenari këtë traditë është Sali Jusufi nga fshati Hotël i Likovës, i cili po ndjek gjurmët e babait të tij të ndjerë, Azir Jusufi – i njohur për shumëkënd si Haxhi Aziri. Për vite me radhë, Haxhi Aziri e kultivoi pasionin për gjuetinë në rajonin e Karadakut të Kumanovës, duke lënë pas kujtime, përvoja dhe një emër të lidhur me këtë traditë të njohur të trevës. Sot, këtë trashëgimi familjare po e vazhdon i biri,…

Read More