Autor: AD

Revolta e qytetarëve është rritur, edhe për shkak se policia sot ka ndërhyrë në një mënyrë tepër të dhunshme, që në fillim të tubimit kombëtar. Ata i kanë vendosur flakën Ministrisë së Mjedisit.  Zjarri duket të jetë fikur pas disa çastesh duke e lënë derën të mbuluar nga bloza. Edhe gjatë ditës së sotme, ka pasur përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve. Efektivët kanë përdorur edhe plumba gome, duke plagosur qytetarë. Më herët Policia duke përdorur ujë e gaz lotsjellës, zbrazi brenda disa minutash bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit e dhunshëm. Bulevardi është i veshur nga një tymnajë,…

Read More

Policia përdori gaz masiv lotsjellës pranë Sheshit Skënderbej, me qëllim shpërndarjen e protestuesve. Mirëpo, një përplasje e ashpër është shënuar pranë selisë së PS-së, edhe pse gazi lotsjellës kishte “pushtuar” vendin. Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve, duke bërë që disa prej tyre të përfshihen nga flakët. Plagë më të rënda ka marrë një oficer. Pas tri ditëve relativisht të qeta, protesta e sotme ka rikthyer kaosin në Tiranë. Protestuesit iu kthyen sulmeve me gurë, kapsollë e fishekzjarrë, të cilave policia u është përgjigjur menjëherë me ujë e gaz lotsjellës. Më pas protestuesit i kanë vënë flakën edhe…

Read More

Mes tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës në Tiranë, vëmendje kanë tërhequr edhe dy protestues, të cilët janë bërë viralë në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara, dy të rinjtë shfaqen në kamerën e Top Channel duke luajtur, teksa njëri prej tyre ka puthur edhe kamerën. Dy protestuesit e maskuar, që janë bërë viral në protestat e fundit në vend, kanë sjellë një atmosferë ndryshe nga ajo e tensioneve. Ndiqni LIVE ngjarjet në kohë reale!

Read More

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ishte mbrmjen e sotme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për jetën e saj personale, karrierën dhe u ndal pak edhe te situata e Shqipërisë këto ditë. Ndërkohë Luiz Ejlli në një moment gjatë intervistës e ‘ngacmoi’ edhe në lidhje me shumat që fiton nga këngët e saj. Artistja u shpreh se kënga “Sekret” e Eurovision i ka sjellë fitime rreth 30-40 mijë dollar vetëm nga Spotify. “Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake”, shtoi Ronela.

Read More

Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjatë ndërhyrjes, një person është rrëzuar në tokë dhe pretendon se është goditur me shkop gome nga efektivët e policisë. Përveç tij, kanë mbetur të lënduar edhe dy protestues të tjerë. Të plagosurit po transportohen me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Përplasje të forta janë shënuar sot mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërkohë që shënohet dita e 12-të e protestës.

Read More

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i plagosur me plumb gome gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, dyshohet se ka humbur shikimin në syrin e majtë. Sipas burimeve, stafi mjekësor ka konfirmuar se i riu ka pësuar dëmtime të rënda në sy, ndërsa raportohet për shkëputje të bebes së syrit. Vishkulli u plagos gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë. Pas goditjes, ai mori ndihmën e personave që ndodheshin pranë dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës për trajtim mjekësor. 28-vjeçari është i njohur edhe për përfshirjen e tij në grupimin e tifozëve kuqezi, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë reaguar pas…

Read More

Gazment Bardhi kërkon identifikim të menjëhershëm të autorit që lëndoi me fishek të dyshuar gome të riun Erjon Vishkulli. Sipas shefit të grupit të PD, Vishkulli i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në syrin e majtë për të shpëtuar shikimin. Ndër të tjera, bën me dije se ai është tifoz ultras i Kombëtares dhe i Elbasanit. Reagimi i plotë: Prokuroria e Tiranës duhet të veprojë menjëherë, pa asnjë vonesë, për të identifikuar urdhëruesin dhe autorin e këtij akti makabër, të qëllimit me plumb në sy ndaj një të riu, i cili në këto momente po lufton në sallën e operacionit për…

Read More

Deputetja e pavarur Mariana Koçeku ka reaguar pas episodeve të dhunës gjatë protestës në Tiranë, duke dënuar goditjet ndaj protestuesve dhe duke theksuar se këto pamje shtojnë arsyet për të vijuar protestën. Në reagimin e saj, Koçeku kujton se protestat morën përmasa masive pas një rasti kur një qytetar u tërhoq zvarrë, ndërsa këtë herë, sipas saj, një tjetër protestues u godit në sy. LEXO EDHE: U godit me plumb gome në sy gjatë protestës 28-vjeçari, Erjon Vishkulli humbet shikimin në syrin e majtë! “Herën e parë protestat shpërthyen masivisht se u mor zvarrë nji njeri. Sot pamë nji tjetër…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e konsideron si “akt kriminal” ndaj një studenti në protestën e sotme. Sipas Berishës studenti është qëlluar me plumb në sy nga efektivët e policisë. Përmes një postimi publik, Berisha ka publikuar pamjet e të riut të plagosur, duke e cilësuar ngjarjen si “një krim të rëndë shtetëror” dhe duke ngritur akuza të forta ndaj autoriteteve.

Read More

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së njohur amerikane “Bloomberg”, e cila raporton për intensifikimin e thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë. Sipas Bloomberg, protestat e udhëhequra nga studentët po zhvillohen prej rreth dy javësh në kryeqytetin shqiptar dhe janë pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz. Media amerikane raporton se në protestën e sotme morën pjesë një numër i madh qytetarësh, ndërsa studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të…

Read More