Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ishte mbrmjen e sotme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për jetën e saj personale, karrierën dhe u ndal pak edhe te situata e Shqipërisë këto ditë.
Ndërkohë Luiz Ejlli në një moment gjatë intervistës e ‘ngacmoi’ edhe në lidhje me shumat që fiton nga këngët e saj.
Artistja u shpreh se kënga “Sekret” e Eurovision i ka sjellë fitime rreth 30-40 mijë dollar vetëm nga Spotify.
“Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake”, shtoi Ronela.

