Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Listën Studentore për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.“Urime për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi! Qytetarët serbë treguan pjekuri demokratike përmes transferimit paqësor të pushtetit politik”, shkroi Siljanovska-Davkova në platformën X.Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi fitoi Lista Studentore opozitare, ndërsa Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen e partisë së tij, SNS, edhe para shpalljes së rezultateve.Sipas projeksioneve, Lista Studentore pritet të fitojë 138 deri në 140 nga 250 mandatet parlamentare, ndërsa lista e Vuçiqit 103 deri në 105 mandate.
Autor: AD
Në Tiranë, blutë zbuluan një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike kontrabandë, të destinuara për t’u shitur te persona të maskuar, të përfshirë në dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme gjatë tubimeve të fundit. Në kuadër të operacionit të koduar “Fireworks 2”, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, një 32-vjeçar me inicialet D. B. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Zela”, efektivët gjetën dhe sekuestruan 47 pako me fishekzjarrë, të cilat u morën si prova materiale. Sipas Policisë, nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e lëndëve piroteknike dhe as dokumentacionin përkatës që…
Një 30-vjeçar u arrestua në flagrancë në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku. Dyshohet se iu kishte ofruar ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës prej 2500 eurosh për person. DVKM Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”, goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali, arrestohet 30-vjeçari. Procedohen penalisht 11 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit…
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka nisur dhe linja e re Prishtinë-Medinë. Lidhur me këtë zëdhënsja e AN të Prishtinës “Adem Jashari’’, Valentina-Gara ka dhënë detaje. Sipas Garës, kjo linjë do të jetë ditën e hënë, pra një herë në javë. Po ashtu Gara ka thënë se edhe koha e fluturimit nga Prishtina në Medinë është zvogëluar. Gara ka thënë se koha e fluturimit është 3 orë e 45 minuta. https://www.facebook.com/watch/?v=3280551192132983
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot do të shpallë çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë për shtatë ditët e ardhshme. Vendimi vjen në një kohë kur nafta në tregjet ndërkombëtare ka arritur në 116 dollarë për fuçi, me një rritje javore prej rreth 6 për qind. Sipas vendimit të fundit, benzina u lirua për 2,50 denarë për litër, ndërsa dizeli u shtrenjtua për dy denarë. Aktualisht, Eurosuper 95 kushton 96 denarë për litër, Eurosuper 98 shitet për 98 denarë, ndërsa Eurodizeli kushton 99 denarë për litër.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cilësuar “arritje historike për përfaqësimin e tyre politik”. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha vlerësoi bashkimin në një koalicion të vetëm, çka iu mundësoi dy mandate parlamentare, ndërsa një i tretë mbetet i mundshëm. Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës! Miq, Një urim të përzemërt, në emër të Partisë Demokratike, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Republikën e Serbisë. Pas bashkimit në një koalicion…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur zhgënjimin pas humbjes 1:2 nga Real Madridi në “El Clasico”, duke pranuar se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa ka theksuar se nuk dëshiron të kërkojë justifikime për disfatën. Barcelona pësoi humbjen e parë në La Liga këtë sezon, pas nëntë fitoreve radhazi, ndërsa kjo disfatë erdhi vetëm pak ditë pas humbjes nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve. Flick pranoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin më të mirë, veçanërisht në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa vlerësoi se Barcelona u përmirësua pas barazimit, por gabimet…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se rezultati i shqiptarëve në Luginën e Preshevës është arritje e jashtëzakonshme. Mëtej në statusin e tij ne facebook Kurti shkruan: Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve. Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur! Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar. Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje…
Një 37-vjeçar u vu në pranga nga policia pasi qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses së tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit. Sipas bluve, shtetasi me iniciale B.M., akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Roskovec/ Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Luar, organizuan punën…
Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i plotëson standardet e përcaktuara të cilësisë, tregojnë analizat më të fundit laboratorike të Ndërmarrjes Publike „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Shkup.Sipas rezultateve të analizave të kryera nga 19 deri më 22 tetor 2026, Sektori për Kontroll Sanitar ka marrë gjithsej 318 mostra uji për analizë.Prej tyre, 159 mostra janë analizuar për parametrat fiziko-kimikë, ndërsa 159 të tjera për parametrat mikrobiologjikë.Mostrat janë marrë në 44 pika matëse në territorin e Shkupit, me qëllim kontrollimin e cilësisë dhe përshtatshmërisë së ujit për pije.Rezultatet laboratorike konfirmojnë se uji nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit…
