Autor: AD

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka dhënë një paralajmërim për të ardhmen e tregut të punës, duke deklaruar se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë shumicën e profesioneve që sot kryhen nga njerëzit. Sipas miliarderit amerikan, teknologjia do të jetë shumë më e lirë, më e shpejtë dhe në shumë raste më e saktë sesa fuqia punëtore njerëzore. Megjithëse zhvillimi i inteligjencës artificiale pritet të sjellë përfitime të mëdha ekonomike, Gates paralajmëron se tranzicioni drejt kësaj epoke të re do të shoqërohet me trazira të konsiderueshme sociale dhe ekonomike. Ai parashikon se 20 vitet e ardhshme mund të jenë ndër periudhat…

Read More

Një 16-vjeçar është dëmtuar në një aksident rrugor në fshatin Balldre, në Lezhë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”, ku i mituri, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin. Si pasojë, 16-vjeçari është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Read More

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të rëndë në Vitomiricë të Pejës, ku Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj. Në reagimin e saj në Facebook, Osmani ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje, por përfundoi e vrarë. “Përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën. Ajo kërkoi mbrojtje. Drejtësia e la në duart e vrasësit”, ka shkruar Osmani. Ajo ka përmendur se femicidi po shndërrohet në një plagë të përsëritur në Kosovë, duke vënë në pah dështimin e sistemit për t’u garantuar mbrojtje grave që përballen me dhunë.…

Read More

Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së komunës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze. Sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët, duke shërbyer njëkohësisht si vend përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë. Projekti ishte paralajmëruar dhe diskutuar me qytetarët, ndërsa sot nis zbatimi i tij konkret. Sheshi i Dëshmorëve po bëhet realitet! Premtimet marrin kuptim kur shndërrohen në projekte konkrete që i shërbejnë komunitetit dhe ruajnë kujtesën historike.

Read More

Dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos Erjon Vishkulli. Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar. Ditën e nesërme, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se Prokuroria pritet të dërgojë në Itali një kërkesë për të siguruar materialin që do të nxirret nga syri i Erjon Vishkullit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një plumb gome apo material tjetër. Gjithashtu, një grup hetimor po heton…

Read More

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, gjatë mbledhjes së sotme të këtij komisioni. Qorroli ka drejtuar akuza ndaj prokurores, duke kërkuar që ajo të japë llogari para ligjit. Këto pretendime ai i ka lidhur me reagimin institucional ndaj kërkesës së Arlindës për ndihmë. Rasti ka nxitur shqetësime edhe për reagimin e institucioneve, pasi Zekaj kishte kërkuar mbrojtje vetëm tri ditë para se të gjendej e…

Read More

352 shtetas bullgarë votuan në shtatë qendrat e votimit të hapura në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet presidenciale të 25 tetorit.Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Shkup, ku votuan 105 persona. Në Ohër votuan 51, në Manastir 49, në Strumicë 44, në Kavadar 39, ndërsa në Koçan dhe Prilep nga 32 persona.Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të prillit 2026 votuan rreth 460 persona nga Maqedonia e Veriut.Ndërkohë, zgjedhjet presidenciale në Bullgari do të vazhdojnë në raundin e dytë, më 1 nëntor, pasi asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë fitoren në raundin e parë.

Read More

“Është një goditje e rëndë morale për ne”, shprehet Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, pas dëmtimit të pllakave përkujtimore të katër viktimave të 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Është një goditje e rëndë morale për ne”, shprehet Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, pas dëmtimit të pllakave përkujtimore të katër viktimave të 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”Gjatë protestës së një dite më parë, tre nga pllakat e bronzit të vendosura në nderim të Aleks Nikës, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit janë shkulur plotësisht, ndërsa pllaka e Aleks Nikës është shkulur pjesërisht dhe është…

Read More

Pak orë para se të vritej në Vitomiricë të Pejës, Arlinda Zekaj kishte shprehur hapur frikën për jetën e saj para Policisë. “A duhet të më vrasë mua Jetoni që ju, Policia, atëherë ta arrestoni shizofrenin?”, kishte pyetur ajo gjatë intervistimit. Deklarata e saj, e publikuar nga Kallxo, përmban hollësi për kërcënimet që thoshte t’i ketë marrë nga ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj. Si nisi gjithçka? Më 25 tetor, rreth orës 17:58, Arlinda tregonte se kishte pritur përfundimin e larjes së rrobave të familjarëve të Jetonit. Pasi kishte futur rrobat e veta në lavatriçe, ajo kishte shkuar në kuzhinë për të ngrënë.…

Read More