Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

ADAD29 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte.

Rasti ka të bëjë me Masakrën e Padalishtës, që ka ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut. Autoritetet thanë se dy të dyshuarit u lokalizuan më 29 tetor dhe Z.B. u arrestua në fshatin Osjan, ndërkaq G.B. në Cerkolez të komunës së Istogut.

Hetimet për këtë masakër, sipas autoriteteve po zhvillohen për një kohë të gjatë, teksa nuk u dhanë detaje të tjera për rastin. Në Masakrën e Pedalishtës ishin vrarë 19 anëtarë të familjes Imeraj. Mosha e viktimave ishte nga dy deri në 76 vjeç.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e pushtetit aktual në Serbi, pretendoi tre serbë janë arrestuar në Istog mëngjesin e së enjtes. Të pyetur për këtë pretendim të Listës Serbe, nga Prokuroria Speciale iu referuan komunikatës së lëshuar nga ta sa i përket numrit të të arrestuarve.

Përmes një reagimi, Lista Serbe tha se arrestimi i tyre “ka shqetësuar të gjithë popullin serb”, duke akuzuar autoritetet e Kosovës se “pa prova bindëse për fajësinë e tyre” po vazhdon arrestimet për krime lufte.

“U bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të reagojnë dhe të përfshihen në këto procedura. Ata e kanë për detyrë të monitorojnë punën e Policisë së Kosovës dhe të Prokurorisë, si dhe të parandalojnë keqpërdorimin e institucioneve me qëllim të përndjekjes të serbëve mbi baza etnike”, u tha në reagimin e Listës Serbe.

Së voni, autoritetet kanë iniciuar një sërë rastesh që kanë të bëjnë për krime lufte kundër popullatës civile dhe kanë ngritur akuza ndaj të dyshuarve, përfshirë edhe akuza në mungesë.

Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore./ REL

 

 

Artikuj të ngjashëm

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, avokati Ndreca në “Shqipëria Live”: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar, në mbledhje nuk foli vetëm Çuçi!

29 Tetor, 2026

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

29 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Protestuesit bllokojnë hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë: Kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

29 Tetor, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, avokati Ndreca në “Shqipëria Live”: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar, në mbledhje nuk foli vetëm Çuçi!

29 Tetor, 2026

Alarm në Manastir: Mbi 4.000 bomba të zbuluara në ish-kazermën ushtarake, priten edhe mijëra të tjera!

29 Tetor, 2026

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

29 Tetor, 2026

Harry Kane, shpëtimtari i imazhit të futbollit anglez? Topi i Artë në kohën e krizës së Manchester Cityt

29 Tetor, 2026

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

29 Tetor, 2026

‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!

29 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

29 Tetor, 2026

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

29 Tetor, 2026

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët…

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Protestuesit bllokojnë hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë: Kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

KOSOVË 29 Tetor, 2026

Sot po vazhdon për të dytën ditë me radhë protesta publike pas ngjarjes tragjike të…

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, avokati Ndreca në “Shqipëria Live”: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar, në mbledhje nuk foli vetëm Çuçi!

29 Tetor, 2026

Alarm në Manastir: Mbi 4.000 bomba të zbuluara në ish-kazermën ushtarake, priten edhe mijëra të tjera!

29 Tetor, 2026

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

29 Tetor, 2026

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

29 Tetor, 2026

‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!

29 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.