Shkodra parashikohet të jetë destinacioni kryesor për mbetjet e 21 bashkive në të gjithë vendin, të cilat shtrihen në një të tretën e territorit të Shqipërisë. Sipas projektbuxhetit 2027, drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve Shkodër do të orientohen jo vetëm bashkitë e veriut, por edhe ato të qarqeve Elbasan dhe Fier, që ndodhen qindra kilometra larg. Të dhënat tregojnë se 34% e bashkive të vendit që përfaqësojnë gjithashtu një të tretën e territorit të vendit do të depozitojnë mbetjet në Bashkinë e Shkodrës dhe për këtë do të marrin financime shtesë na buxheti i shtetit. Përveç problemeve mjedisore në…
Autor: AD
Partia “Lidhja Shqiptare” e Ziadin Selës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili angazhimin për fitoren e një kandidati shqiptar në Bërvenicë e cilësoi si “provincializëm”. Në reagimin e saj, partia thekson se kauza kombëtare nuk mund të quhet provincializëm, duke e akuzuar Gashin për nënshtrim politik dhe heqje dorë nga interesat kombëtare. “Jemi të skandalizuar nga Afrim Gashi, i cili angazhimin e shqiptarëve për fitoren e kandidatit shqiptar në Bërvenicë e quan provincializëm, ndërsa njëkohësisht deklaron se dëshiron të fitojë më i miri”, thuhet në reagim. Sipas “Lidhjes Shqiptare”, Gashi dhe koalicioni i…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi konsultimet për të përcaktuar datën e vendoreve 2027. Në Pallatin e Brigadave, fillimisht shkoi kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për të vijuar me përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate. Kujtojmë se Partia Demokratike e refuzoi ftesën, për të dytën herë. Kreu i grupit, Gazment Bardhi, e cilësoi procesin si “teatër politik”, duke pretenduar se data e zgjedhjeve është e paracaktuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas opozitës, Begaj duhet të fokusohet te situata politike në vend, protestat dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët, në vend që të zhvillojë konsultime, që PD-ja i konsideron “formale”. Zgjedhjet…
shkrim i huazuar nga Bota Sot Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 ka deklaruar një sërë pronash të paluajtshme në emër të bashkëshortit, një veturë në emër të saj dhe një tjetër në emër të fëmijëve, si dhe të ardhura nga paga, përvoja e punës dhe udhëtimet zyrtare. Sipas formularit të publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Vuçetaj ka deklaruar gjithsej 12 pasuri të paluajtshme, përfshirë tokë, kullosa, shtëpi, pyll, livadh, arë, truall dhe pishinë. Pasuria e paluajtshme me vlerën më të lartë të deklaruar është një…
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti është me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura, që shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, por nuk mungojnë dhe shtrëngatat afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Era fryn me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, deri në 13 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat: Shkodër10/21Diell re Kukës10/15Diell re shi Lezhë13/20Diell re Dibër6/16Diell re shi Durrës10/22Diell re shi Tiranë11/22Diell re shi Elbasan12/21Diell…
Edhe sot kryeministri Edi Rama vijoi thirrjet drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë, ndërsa vijojnë prej më shumë se dy javësh tubimet me kërkesën që të japë dorëheqjen. Referuar “Sofrës së Gurtë”, Rama iu bëri thirrje studentëve të ulen në tryezën e diskutimeve për të shqyrtuar dhe gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre lidhur me arsimin. Shefi i qeverisë përsëriti ftesën për dialog, duke kërkuar që shqetësimet e studentëve të diskutohen përmes komunikimit me përfaqësuesit e qeverisë. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kryeministrit për dialog, studentët refuzojnë të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e…
Një ngjarje me pasojë plagosjen e një personi u regjistrua në rrugën “Edit Durham” në Korçë. Pas një konflikti çasti për motive të dobëta, N.H., 67 vjeç, dyshohet se goditi me thikë shtetasin A.F., 59 vjeç. I dëmtuari u transportua me urgjencë në spitalin rajonal ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se 59-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kapja e autorit dhe hetimet e mëtejshme Menjëherë pas marrjes së njoftimit rreth orës 18:40, shërbimet e Policisë së Korçës organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas tre orësh kërkimesh intensive në…
Sociologia dhe diplomatja, Ulpiana Lama, ishte e ftuar dje në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku foli për protestat e studentëve, rolin e të rinjve në shoqëri dhe rëndësinë e dialogut mes brezave. Duke ndarë edhe përvojat e saj me protestat në vende të ndryshme të botës, Lama solli si shembull lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, duke theksuar se të rinjtë kanë forcën për të bashkuar njerëzit dhe për të sjellë ndryshime të rëndësishme. Gjatë bisedës, Ulpiana Lama u ndal te përvojat e saj personale me protestat, të cilat, siç tregoi, e kanë shoqëruar…
Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar një sërë pikash, me fokus projektligjet “Për Bankën e Shqipërisë”, Këshillin Fiskal dhe për Mbrojtjen e konsumatorit. Seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë 19 çështje për shqyrtim. Punimet nisin me miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, të mbajtur më 22 tetor, si dhe me njoftimet përkatëse. Më pas, deputetët do të zhvillojnë një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa. Një pjesë e rëndësishme e rendit të ditës…
Edhe këtë të enjte, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që vijojnë protestën, duke publikuar një video në rrjetin social Facebook. Aty shfaqet sofra e gurtë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, në një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Studentët protestues kanë më shumë se dy javë që vijojnë tubimet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët kanë refuzuar deri më tani të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë.
