Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër!

ADAD30 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkodra parashikohet të jetë destinacioni kryesor për mbetjet e 21 bashkive në të gjithë vendin, të cilat shtrihen në një të tretën e territorit të Shqipërisë.

Sipas projektbuxhetit 2027, drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve Shkodër do të orientohen jo vetëm bashkitë e veriut, por edhe ato të qarqeve Elbasan dhe Fier, që ndodhen qindra kilometra larg.

Të dhënat tregojnë se 34% e bashkive të vendit që përfaqësojnë gjithashtu një të tretën e territorit të vendit do të depozitojnë mbetjet në  Bashkinë e Shkodrës dhe për këtë do të marrin financime shtesë na buxheti i shtetit.

Përveç problemeve mjedisore në kryeqendrën e Veriut , menaxhimi i mbetjeve në këtë mënyrë do të ketë një kosto të jashtëzakonshme të transportit, psh nga Librazhdi në Shkodër, duke marrë ne konsideratë edhe trafikun e rënduar.

Një kamioni që niset nga Përrenjasi me mbetje i duhet të qëndrojë disa orë në trafikun e Elbasanit dhe me tej disa te tjera në Tiranë dhe në Lezhë.

Sipas planit të qeverisë, 21 bashki janë përfshirë në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër. Ato përfaqësojnë 34.4% të bashkive të Shqipërisë dhe shtrihen në rreth 9,625 kilometra katrorë ose afërsisht 33.5% të territorit kombëtar.

Në grupin e parë përfshihen bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin.

Por, lista zgjerohet edhe me bashkitë Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Përrenjas dhe Gramsh, të cilat sipas dokumentit do të financohen për transportin e mbetjeve drejt zonës së Shkodrës.

Të njëjtin destinacion kanë edhe bashkitë Fier, Lushnjë, Roskovec, Patos, Divjakë dhe Mallakastër.

Përfshirja e bashkive të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër ngre pikëpyetje për mënyrën e organizimit të transportit, distancat që duhet të përshkojnë mjetet dhe kostot financiare që do të krijohen për pushtetin vendor, për shkak edhe të kaosit në trafik.

Fondet shtesë  për transportin e mbetjeve drejt Shkodrës do të akordohen në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale. Shpërndarja sipas bashkive është mbështetur në dy kritere, sasinë vjetore të mbetjeve dhe kostot shtesë të transportit drejt pikave fundore të grumbullimit dhe përpunimit.

Kjo nënkupton se buxheti i shtetit do të mbështesë financiarisht transportin e mbetjeve, por bashkitë do të duhet të kontribuojnë edhe me të ardhurat e tyre për të përballuar kostot.

Përveç Shkodrës, dokumenti përcakton zonën e menaxhimit Tiranë për gjashtë bashki, Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë.

Në zonën e Gjirokastrës përfshihen dhjetë bashki, ndërsa gjashtë bashki të tjera janë orientuar drejt zonës së menaxhimit Korçë./Monitor

Artikuj të ngjashëm

Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier, një i plagosur!

30 Tetor, 2026

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026

Çadrat me vete, moti i keq në vend!

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Ancelotti: Nuk kemi nevojë për kërkesa të veçanta

30 Tetor, 2026

Kushte të vështira në konviktin “Stiv Naumov” në Shkup: Studentët paguajnë 6.600 denarë, por përballen me lagështi, myk dhe dhoma të ftohta.

30 Tetor, 2026

Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier, një i plagosur!

30 Tetor, 2026

Kush e kërkon fajtorin te Gërvalla, po troket në derë të gabuar

30 Tetor, 2026

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër!

30 Tetor, 2026

“Lidhja Shqiptare” godet ashpër Gashin: Kauza kombëtare s’është provincializëm, në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar!

30 Tetor, 2026

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026

“Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj

30 Tetor, 2026

Çadrat me vete, moti i keq në vend!

30 Tetor, 2026

Protesta, kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog!

30 Tetor, 2026
POLITIKË

Kushte të vështira në konviktin “Stiv Naumov” në Shkup: Studentët paguajnë 6.600 denarë, por përballen me lagështi, myk dhe dhoma të ftohta.

MAQEDONI E VERIUT 30 Tetor, 2026

Konvikti studentor “Stiv Naumov” në Shkup është sërish në qendër të kritikave, pas ankesave të…

Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier, një i plagosur!

30 Tetor, 2026

Kush e kërkon fajtorin te Gërvalla, po troket në derë të gabuar

30 Tetor, 2026

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër!

30 Tetor, 2026

“Lidhja Shqiptare” godet ashpër Gashin: Kauza kombëtare s’është provincializëm, në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar!

30 Tetor, 2026

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026

“Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.