Mesfushori i Milanit, Diego Moreira, ka shprehur entuziazmin e tij për derbin ndaj Interit, duke e cilësuar këtë përballje si një nga më të mëdhatë në futbollin evropian. Në një intervistë për DAZN, futbollisti belg theksoi se do të dëshironte të ishte në fushë për një ndeshje të tillë, ndërsa nënvizoi edhe lidhjen që ka krijuar me skuadrën kuqezi. “Milan-Inter është një nga derbit më të mëdhenj në Evropë, ndaj jemi padyshim të entuziazmuar. Nëse do të mund të luaja, do të vdisja për ekipin tim, veçanërisht në ndeshje si kjo. Mezi pres”, u shpreh Moreira Mesfushori foli edhe për…
Autor: AD
Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpiMë 29.10.2026, në ora 20:25, në SPB Tetovë, A.I. (56) nga Tetova ka denoncuar zhdukjen e djalit të tij 27-vjeçar, B.I. Sipas denoncimit, djali i tij rreth orës 15:00 ishte larguar nga puna në një fabrikë në Tetovë, duke drejtuar një automjet të tipit “Volkswagen Golf”. Deri në momentin e denoncimit, ai nuk ishte kthyer në shtëpi. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e tij.
Dy gardianë nga Kosova dyshohen për ushtrim dhune ndaj një të burgosuri në Kopenhagen të Danimarkës, çka ngjalli indinjatë në vend. Incidenti i nxiti autoritetet daneze të vendosin rishikimin e programit të trajnimit të gardianëve nga Kosova, ndërsa ka ngritur pikëpyetje edhe për mbikëqyrjen dhe përgjegjësitë në burgun e Gjilanit, ku pritet të transferohen deri në 300 të burgosur nga Danimarka. Sipas mediave atje, dy gardianët, të moshës 24 dhe 29 vjeç, dyshohet se kanë goditur me grushte një të burgosur brenda qelisë, më 5 tetor, në burgun Vestre të kryeqytetit.Të dy i kanë mohuar akuzat. Ata janë arrestuar, por…
Sa më i madh motori dhe sa më e vjetër makina, aq më e lartë do të jetë pagesa e taksës vjetore që do të shlyeni duke nisur nga janari 2027. Ky është ndryshimi kryesor që do të sjellë projektligji i ri për taksat kombëtare, i cili parashikon heqjen e taksës së qarkullimit nga nafta dhe kalimin te taksa vjetore e automjeteve. Taksa e re vjetore do të llogaritet në bazë të vjetërsisë, fuqisë motorike dhe llojit të karburantit, teksa makinat me naftë do të paguajnë më shumë se ato me benzinë apo gaz. Formula mbetet shumëzimi i cilindratës me…
Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila njoftoi se Albin Kurti e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra. Sipas njoftimit, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka reaguar për ngjarjet e fundit në vend, duke theksuar papranueshmërinë e dhunës gjatë protestave, por edhe domosdoshmërinë që institucionet të kenë kapacitetet e duhura për të dëgjuar dhe trajtuar pakënaqësitë e qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, ambasadorja u shpreh se protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci, ndërsa theksoi se qytetarët duhet t’i adresojnë shqetësimet e tyre përmes institucioneve demokratike. Sofia Moreira de Sousa thotë: “Në Shqipëri dhe në disa vende të Europës po shohim protesta të dhunshme. Kjo nuk mund të ndodhë në demokraci dhe nuk…
Policia dje në Tetovë ka arrestuar dy të mitur, të moshës 17 dhe 16 vjeç, të dy nga Tetova.Sipas buletinit policor, rreth orës 12:30, pranë një qendre tregtare në Tetovë, dy të miturit kanë sulmuar fizikisht M.SH. (62) nga fshati Odër i Tetovës dhe i kanë marrë paratë.62-vjeçari ka arritur ta ndalojë njërin prej sulmuesve, 17-vjeçarin, por ky i fundit e ka goditur me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime.Në momentin e ngjarjes, aty ka kaluar një patrullë policore, e cila ka arrestuar 17-vjeçarin.Pas ndërmarrjes së masave, në orën 16:15, në rrugën “Von Vardarska” në Tetovë, policia ka…
Shtatë cisterna nafte që transportojnë rreth 288,000 ton naftë ruse po lundrojnë tani drejt SHBA-së, megjithëse është e pasigurt nëse anijet do të jenë në gjendje të shkarkohen për shkak të një debati politik në lidhje me ligjshmërinë e dërgesave. Transporti është faza e parë e një marrëveshjeje të diskutueshme furnizimi të negociuar midis presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin në fillim të këtij muaji, duke përmbysur vite të tëra sanksionesh mbi naftën ruse. Raportet e mëparshme kishin numëruar tre tankera që ishin larguar nga terminalet ruse të naftës në Detin Baltik, por duke përdorur një sërë burimesh, duke përfshirë…
Bora Zemani vazhdon të jetë një nga moderatoret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Me një prezencë të jashtëzakonshme në ekran dhe një energji pozitive që e karakterizon, ajo ka arritur të fitojë zemrat e shumë shikuesve, duke u shndërruar në një figurë të njohur të televizionit shqiptar. Angazhimet e saj profesionale janë të shumta, por Bora është gjithashtu shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj përditshme dhe fotografi që tërheqin vëmendjen e ndjekësve. Publikimet e saj shpesh shkaktojnë reagime të forta, me ndjekësit që tregojnë interes të madh për stilin…
Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kundërshtuar paketën e re fiskale, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj bizneseve dhe profesioneve të lira. Kryedemokrati pretendoi se rritja e taksës për profesionet e lira me 21% dhe ndryshimi i taksës së dividendit nga 8% në 15% do të rëndojnë bizneset dhe do të nxisin falimentimet dhe largimin e tyre nga Shqipëria. Fjala e Sali Berishës: Por unë jam sot këtu për të denoncuar edhe njëherë paketën fiskale të re si paketën e mjerimit të qytetarëve. Si paketën e mbështetjen së oligarkëve dhe miliarderëve. Edi…
