Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Tensionet në sallën e Kuvendit, Grupi i PS-së kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe dy muaj për gjashtë deputetë të tjerë të PD

ADAD30 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas tensioneve në seancën plenare të 29 tetorit, deputetët e Partisë Socialiste i janë drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën me kërkesën për masa disiplinore ndaj Sali Berishës dhe gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës.

Pas kaosit të krijuar në seancën e sotme plenare në Kuvend, është kërkuar përjashtimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për 10 ditë, si dhe i gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës për 60 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare.

Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pretendohet se deputetët e PD-së penguan që në nisje zhvillimin normal të punimeve parlamentare, duke bllokuar foltoren dhe duke krijuar tensione gjatë seancës.

Sipas kërkesës, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sali Berisha ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe nxitëse të dhunës. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës që përdoren gjatë protestave duhet t’u hidhen deputetëve të Partisë Socialiste.

Kërkuesit argumentojnë se këto deklarata përbëjnë shkelje të Kodit të Sjelljes së Deputetit dhe të Rregullores së Kuvendit.

Tensionet vijuan edhe gjatë votimit të çështjeve të rendit të ditës. Në dokumentin e depozituar pretendohet se deputetët Bledion Nallbati, Ivi Kaso, Blendi Himçi dhe Xhelal Mziu përdorën lëndë ose mjete piroteknike, ndërsa Blendi Himçi, Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja hodhën sende të forta në drejtim të drejtuesit të seancës dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu, kërkesa përmend bllokimin e foltores, zhurmën e vazhdueshme dhe përdorimin e mjeteve fryrëse nga deputetë të tjerë të opozitës, veprime që, sipas palës kërkuese, penguan zhvillimin e rregullt të procedurave parlamentare.

Sipas kërkesës së paraqitur, masat disiplinore të propozuara janë:

Sali Berisha: përjashtim për 10 ditë.

Bledion Nallbati: përjashtim për 60 ditë.

Ivi Kaso: përjashtim për 60 ditë.

Blendi Himçi: përjashtim për 60 ditë.

Xhelal Mziu: përjashtim për 60 ditë.

Albana Vokshi: përjashtim për 60 ditë.

Klodiana Çapja: përjashtim për 60 ditë.

Kërkesa mbështetet në nenet 63 dhe 65/1 të Rregullores së Kuvendit, si dhe në nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit. Masa e propozuar ndaj Berishës lidhet me gjuhën e përdorur gjatë seancës, ndërsa për gjashtë deputetët e tjerë kërkohet përjashtim për 60 ditë për veprimet që u atribuohen në dokument.

Artikuj të ngjashëm

Kuvend, Berisha-maxhorancës: Meritoni gazin lotsjellës/Peleshi i heq të drejtën e fjalës për sot!

30 Tetor, 2026

Investigimi i Fiks Fare për indianët e “Wolt”-it/ Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal…

30 Tetor, 2026

Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Kuvend, Berisha-maxhorancës: Meritoni gazin lotsjellës/Peleshi i heq të drejtën e fjalës për sot!

30 Tetor, 2026

Skandal me operacionet e syve: Dyshohet se mijëra pacientë paguan dy herë, 8 të arrestuar dhe dëm prej 1,7 milionë eurosh!

30 Tetor, 2026

Tensionet në sallën e Kuvendit, Grupi i PS-së kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe dy muaj për gjashtë deputetë të tjerë të PD

30 Tetor, 2026

Mickoski me shifra për karburantet: “Më të lirët në rajon!” – Por a do të shtrenjtohet rryma nga 1 janari?

VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake

30 Tetor, 2026

SPAK kërkoi të mos gjykohej pa avokat, Kryemadhi pas shtyrjes së senacës: Qesharake! Ka shkelur të gjitha procedurat

30 Tetor, 2026

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli!

29 Tetor, 2026

Spitali i Kumanovës pranon donacion prej 100.000 eurosh nga Ambasada e Austrisë

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Kuvend, Berisha-maxhorancës: Meritoni gazin lotsjellës/Peleshi i heq të drejtën e fjalës për sot!

SHQIPËRI 30 Tetor, 2026

Sërish tensione në seancën plenare në Kuvend ku që në nisje të punimeve, opozita bllokoi…

Skandal me operacionet e syve: Dyshohet se mijëra pacientë paguan dy herë, 8 të arrestuar dhe dëm prej 1,7 milionë eurosh!

30 Tetor, 2026

Tensionet në sallën e Kuvendit, Grupi i PS-së kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe dy muaj për gjashtë deputetë të tjerë të PD

30 Tetor, 2026

Mickoski me shifra për karburantet: “Më të lirët në rajon!” – Por a do të shtrenjtohet rryma nga 1 janari?

30 Tetor, 2026

Investigimi i Fiks Fare për indianët e “Wolt”-it/ Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal…

30 Tetor, 2026

Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

30 Tetor, 2026

VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.