‘Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur mbrëmjen e sotme duke sjellë surpriza të mëdha, ku gjashtë banorët e parë janë tashmë zyrtarisht në shtëpinë më të famshme në vend, të ndarë në dy momente hyrjeje.
Tre banorët e parë u futën në shtëpi 24 orë para nisjes zyrtare të spektaklit përmes një sfide të Vëllait të Madh, duke përfshirë Arlinda Morinën (Liki), reperin Nicci dhe Antoneta Koçin.
Ndërkohë, mbrëmja e sotme Prime solli hyrjen e banorëve të tjerë të parë drejtpërdrejt në skenë, ku këngëtari Bejta u bë pjesë e shtëpisë i shoqëruar nga një prej këngëve të tij karakteristike, gazetarja e njohur Anjeza Gubetini hyri duke u shprehur se është shumë gati për këtë rrugëtim, dhe boksieri i njohur Fatlum Dreshaj u prezantua duke sjellë edhe ushqim për opinionistët, ndërsa spektakli po vazhdon me prezantimin e banorëve të tjerë.’ Pas tij hyri Oleçka një bjelloruse, që është blogere e rrjeteve sociale dhe që merret me biznes të çokollatave. (INA)

