Aktori i humorit Jul Deda ka folur për herë të parë me detaje rreth largimit të tij nga drejtimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, duke treguar se lajmin e kishte mësuar fillimisht nga portalet.
I ftuar në emisionin “Andale”, Deda u pyet për arsyet që çuan në përfundimin e bashkëpunimit me televizionin, por pranoi se ende nuk e di se çfarë kishte ndodhur.
“Do të drejtën fare, të mos t’i biem anash? Unë akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh”, u shpreh aktori.
Gjatë intervistës, ai u pyet edhe se kush e kishte marrë vendimin për largimin e tij nga “Fiks Fare”, duke iu përmendur emrat e Ledion Liços dhe Lori Hoxhës.
“Po kush e vendosi që Jul Deda nuk është më drejtues i Fiks Fare? Ledioni, Lori? Kush?”, ishte pyetja që iu drejtua.
“Jo, jo, më lart, patjetër”, u përgjigj Deda, duke lënë të kuptohej se vendimi ishte marrë në një nivel më të lartë drejtues.
Megjithatë, aktori nuk përmendi emra konkretë dhe theksoi se nuk i është dhënë një shpjegim i qartë për arsyen e largimit.
“Akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh dhe akoma s’e di arsyen. E mora vesh nga portalet. Pas portaleve, pata një telefonatë nga drejtuesit”, tregoi ai.
Sipas rrëfimit të Dedës, njoftimi nga drejtuesit e televizionit ka ardhur vetëm pasi lajmi për largimin e tij ishte publikuar në media.

