Përplasja në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar. Protestuesit që ndodheshin aty që në fillim të tubimit nuk kanë pranuar ardhjen e deputetëve dhe simpatizantëve të PD-së. Ata kanë vijuar me thirrjet: “Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?” dhe “Opozita jemi ne”. Nga ana tjetër, demokratja i ka bërë thirrje se kjo protestë ka nevojë dhe për opozitën.
Autor: AD
Demokratët u mblodhën këtë të shtunë përpara Kryeministrisë në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, foli gjatë protestës, duke u shprehur se opozita ka qenë gjatë gjithë kohës krah studentëve dhe se do t’i bashkohet në Ministrinë e Arsimit. Ndërkohë, ai u ndal dhe te protesta e flamingove, ku u shpreh se ajo u asgjësua nga Edi Rama në bashkëpunim me Arlind Qorin. “Të gjithë shqiptarët kanë një mesazh dhe ne e përcjellim. Edi Rama, largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Askush nuk të do më, askush nuk të mbështet…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, i ftuar në emisionin i Sefer Tahirit “Dialog te Lajmi” ka theksuar domosdoshmërinë e një riorganizimi të thellë të sistemit shtetëror në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kësaj interviste, Thaçi u shpreh i prerë se shqiptarët nuk mund të arrijnë barazinë e plotë pa një autonomi politiko-territoriale. Duke folur për vizionin e tij mbi këtë koncept, kreu i PDSH-së theksoi se është i hapur për bisedime si me palën maqedonase, ashtu edhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të gjetur modelin e duhur funksional. Ai hodhi në tryezë idenë e një parlamenti me dy dhoma…
Rreth 1500 forca policie janë angazhuar për protestën e sotme të studentëve dhe atë kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, ndërsa kjo është dita e 19-të e protestës studentore. Para nisjes së tubimit, situata para Ministrisë së Arsimit paraqitet e qetë. Protestuesit janë grumbulluar në qendër të Rrugës së Durrësit, ndërsa qarkullimi në këtë zonë është devijuar. Në hyrje të Ministrisë së Arsimit ndodhen vetëm tre efektivë policie, ndërsa forca të tjera janë pozicionuar në pjesën e pasme të godinës. Numri i protestuesve në nisje të tubimit është i ulët. Mes tyre janë parë edhe persona të maskuar. Në zonë…
Gjatë konferencës për shtyp në selinë e Federatës Braziliane të Futbollit, Carlo Ancelotti u pyet për kritikat e Laportës dhe vendimin për ta grumbulluar sërish Raphinhan. Fillimisht, trajneri italian theksoi se marrëdhëniet mes federatës braziliane dhe klubeve janë të mira. “Ne mbajmë marrëdhënie të mira me klubet braziliane dhe evropiane. Shkëmbejmë informacione me to për gjendjen e futbollistëve dhe, në përgjithësi, bashkëpunimi është pozitiv”, deklaroi Ancelotti. Megjithatë, ai sqaroi se nuk kishte marrë asnjë kërkesë të veçantë nga Barcelona apo nga ndonjë klub tjetër lidhur me grumbullimin e nëntorit. “Nuk kemi kërkesa të veçanta dhe as nuk kemi nevojë për…
Kryeministri Hristijan Mickoski, dy ditë para se Banka Popullore e Serbisë t’ia revokonte licencën Alta Bankës, deklaroi se hyrja e një banke në tregun maqedonas kalon përmes kontrolleve të Bankës Popullore të Maqedonisë.„Nuk e di nëse gjithçka është në rregull, por që një bankë të vijë në Maqedoni, duhet të kalojë nëpër një proces verifikimi nga Banka Popullore. Nuk mund të hyjë asnjë kapital pa kaluar nëpër këtë filtër“, deklaroi Mickoski në emisionin „Samo Intervju“ në Kanal 5.I pyetur për akuzat e LSDM-së lidhur me zgjerimin e ndikimit serb në sektorin bankar, sigurime dhe media, Mickoski i cilësoi ato si…
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës. Përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në…
“ALTA Banka SHA Bitola” ka njoftuar se është likuide dhe vazhdon punën normalisht, pas zhvillimeve të fundit lidhur me ALTA Bankën në Serbi, së cilës iu hoq licenca e punës.Nga banka theksojnë se ajo është person juridik i pavarur, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, që funksionon sipas legjislacionit vendor dhe është nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Popullore.Të gjitha degët dhe bankomatet funksionojnë normalisht, ndërsa klientët kanë qasje të papenguar në paratë e tyre dhe mund t’i kryejnë të gjitha transaksionet bankare.Banka thekson se zhvillimet në Serbi nuk nënkuptojnë ndryshim automatik të gjendjes së saj…
“Maxxing” është shpallur fjala e vitit 2026 nga Dictionary.com. Termi përdoret për të përshkruar përpjekjen për të arritur maksimumin në një fushë të caktuar, qoftë në pamjen fizike, shëndetin apo jetën profesionale. Fjala është përhapur në rrjetet sociale, ku njerëzit ndajnë këshilla dhe përvoja për mënyrat se si mund të përmirësojnë veten. Kështu, dikush mund të përpiqet të flejë më mirë, të ushqehet më shëndetshëm, të përmirësojë pamjen apo të bëhet më produktiv në punë. Termi ndryshon sipas asaj që një person dëshiron të përmirësojë. “Looksmaxxing” lidhet me përpjekjet për t’u dukur më mirë, “sleepmaxxing” me përmirësimin e gjumit, ndërsa…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin pritet të përfundojë së shpejti, pa dhënë detaje konkrete se kur mund të ndodhë kjo apo si mund të arrihet një marrëveshje mes palëve. Në një intervistë për radion Kansas City Radio, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit për Kongresin amerikan, të planifikuara për 3 nëntor, Trump foli për zhvillimet lidhur me Iranin dhe mundësinë e përfundimit të konfliktit. Deklarata e tij vjen në një kohë kur çmimet e larta të karburanteve në SHBA dhe debati për luftën me Iranin mbeten çështje…
