Përplasja në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar.
Protestuesit që ndodheshin aty që në fillim të tubimit nuk kanë pranuar ardhjen e deputetëve dhe simpatizantëve të PD-së.
Ata kanë vijuar me thirrjet: “Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?” dhe “Opozita jemi ne”.
Nga ana tjetër, demokratja i ka bërë thirrje se kjo protestë ka nevojë dhe për opozitën.

