Europarlamentari holandez, Sander Smit ngriti shqetësime lidhur me përdorimin e paraburgimit në Shqipëri, ndërsa komentoi rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka denoncuar transferimin e tij të padokumentuar nga burgu i Durrësit në të Fierit. I pyetur për qëndrimin e tij ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian dhe gatishmërisë së Shqipërisë për anëtarësim, Smit e cilësoi çështjen e Veliajt, si me rëndësi të madhe për vlerësimin e shtetit të së drejtës në vend. Sipas tij, paraburgimi përdoret shpesh në Shqipëri dhe në disa raste, “duket se shërben si mjet politik”. Smit përmendi rastin e Veliajt krahas protestave të…
Autor: AD
Vendvotimet në Komunën e Bërvenicës janë mbyllur, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te numërimi i votave dhe publikimi i rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme lokale. Qytetarët votuan sot për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës, pas vdekjes së kryetarit të deriatëhershëm, Jovica Ilievski, i cili ndërroi jetë në qershor, në moshën 58-vjeçare. Gjatë muajve të fundit, komunën e ka drejtuar ushtruesi i detyrës së kryetarit, Robert Millosheski. Tashmë priten informacionet e para nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) për rezultatin e votimit.
Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës u shoqëruan nga policia malazeze në Kotor, lidhur me një incident gjatë një ekskursioni turistik në Malin e Zi. Eshtë fjala për katër djem që pasi kaluan natën në rajon, u lanë të lirë. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, episodi ndodhi dje, kur grupi i nxënësve po kthehej nga dreka. Adoleshentët shqiptarë u konfliktuan me një grua të moshuar vendase, e cila i pyeti se nga vinin. Në përgjigje, gjimnazistët bënë simbolin e shqiponjës me duar dhe qeshën, por gruaja i dha shuplaka…
15 bashki marrin para nga buxheti i shtetit për herë të fundit në 2027-ën. Reforma territoriale pritet të ndryshojë jo vetëm hartën e pushtetit vendor, por edhe mënyrën se si shpërndahen paratë për bashkitë, pasi këto 15 bashki që do të marrin para, do të mund t’i përdorin ato deri në shtator të vitit të ardhshëm, dhe më pas fondet do t’u kalojnë bashkive të reja që do të krijohen në vjeshtën e ardhshme. Bashkitë do të menaxhojnë vitin e ardhshëm një buxhet prej 114 miliardë lekësh, ku gati gjysma e fondeve rreth 56 miliardë lekë është transfertë nga buxheti…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën guvernatori Trajko Slaveski do të flasë për zhvillimet aktuale në sektorin bankar dhe aktivitetet mbikëqyrëse të bankës qendrore. Konferenca vjen në një periudhë kur vëmendja e opinionit publik është përqendruar te zhvillimet lidhur me “Alta Bankën”, pas informacioneve për revokimin e licencës së saj për punë në Serbi dhe pyetjeve mbi pasojat e mundshme për sektorin bankar në Maqedoninë e Veriut. Pritet që guvernatori Slaveski të flasë për gjendjen aktuale, stabilitetin e sistemit bankar dhe masat që po ndërmerr Banka Popullore në kuadër…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet që doli nga rruga. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij. Për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur këmbësoren 67-vjeçare, E. B., e cila në ato momente po ecte në trotuar. E moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve…
Hoxha Drilon Gashi, i cili ka studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane, ka rrëfyer përmes një shkrimi prekës rrugëtimin e tij nga angazhimi fetar dhe institucional në Kosovë deri te puna fizike në ndërtimtari në Gjermani, përcjell agjencia e lajmeve INA. Pas rreth 60 aplikimeve për punë dhe përvojave të njëpasnjëshme të zhgënjimit, ai thotë se u detyrua të marrë rrugën e mërgimit për të siguruar jetesën e familjes. Një rrëfim ndryshe nga realiteti i mërgimit vjen nga Gjermania, ku hoxha Drilon Gashi ka ndarë përvojën e tij personale, duke ngritur njëkohësisht pikëpyetje për mundësitë e punësimit, vlerësimin e meritës…
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjykatë dosjen për Belinda Ballukun, një material prej 96 faqesh ku janë administruar SMS, komunikime në WhatsApp, email-e, fotografi dhe të dhëna të tjera të mbledhura gjatë hetimit. Në dosjen e siguruar nga Top Channel zbardhen edhe detaje nga hetimi për vilën F6 në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, të cilën SPAK e lidh me përdorimin nga Balluku dhe familjarët e saj. Mes materialeve të administruara është edhe fotografia e një kutie të kuqe, brenda së cilës shihen tufa me kartëmonedha 50-euroshe të lidhura me llastik. Fotoja është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones…
Gjykata ua ka vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimin katër personave të dyshuar për dy grabitje me pasoja fatale në lagjet Hrom dhe Gjorçe Petrov të Shkupit. Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, ndërsa të dy rastet po hetohen nga Prokuroria si grabitje që kanë përfunduar me vrasje. Katër të dyshuarit ishin arrestuar më parë dhe ishin mbajtur në paraburgim 48-orësh. Ata dyshohen për përfshirje në vrasjen e dy personave në shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për A.S. (22), H.E. (20) dhe K.A. (58), nga Shkupi, si dhe M.R. (26), nga Strumica. Rasti i parë u…
Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur sot fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, ku një i ri dhe një foshnje janë gjetur pa shenja jete brenda banesës së tyre. Lidhura me këtë krim të dyfishtë, Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë djalin e tij 27-vjeçar dhe nipin e tij foshnjë. Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, me marrjen e informacionit rreth orës 08:47, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë njësitë policore dhe prokurori i shtetit. Ekipi mjekësor i kujdestarisë ka konfirmuar vdekjen e të riut të lindur në vitin 1999 dhe foshnjës. Hetimet e…
