Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Operacion i madh ndërkombëtar, bastisje në tri qytete të Kosovës për dyshime për shpëlarje parash

ADAD3 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një operacion i gjerë policor me përmasa ndërkombëtare ka nisur mëngjesin e sotëm në Kosovë, ku forca të shumta policore janë angazhuar në bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë.

Në shënjestër të hetimeve janë dyshimet për shpëlarje parash dhe veprimtari kriminale me shtrirje ndërkombëtare. Aksioni po zhvillohet në koordinim me autoritetet e huaja, përfshirë ato gjermane.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, operacioni po realizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Bastisjet po zhvillohen me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

Paralelisht me veprimet në Kosovë, operacione të koordinuara po zhvillohen edhe në Gjermani dhe në disa shtete të tjera evropiane.

Gjatë bastisjeve, hetuesit po kërkojnë telefona celularë, kompjuterë, pajisje të tjera elektronike, dokumentacion financiar, para të gatshme, ar dhe sende të tjera me vlerë, të cilat mund të shërbejnë si prova në hetim.

Hetimet pritet të përqendrohen edhe në analizimin e komunikimeve, transaksioneve dhe lidhjeve të mundshme financiare ndërmjet personave dhe subjekteve të dyshuara.

Operacioni zhvillohet në një kohë kur mashtrimet financiare, përfshirë ato përmes qendrave të thirrjeve (Call Center), janë bërë objekt i hetimeve nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse aksioni i sotëm lidhet drejtpërdrejt me ndonjë rrjet të tillë.

Deri më tani nuk ka të dhëna përfundimtare për numrin e lokacioneve të bastisura, personat e arrestuar apo vlerën e parave dhe sendeve të sekuestruara. Operacioni është ende në zhvillim.

Artikuj të ngjashëm

Veton Elshani largohet nga komanda e Veriut, merr drejtimin e Departamentit Kufitar

3 Nëntor, 2026

Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

3 Nëntor, 2026

Kurti sërish rrit shtesat për fëmijë dhe rrogat

2 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Dje protesta në Tiranë, policia me gjoba për pengim të qarkullimit!

3 Nëntor, 2026

Prapaskena pas ndeshjes me Juventusin, Allegri përballje e ashpër me skuadrën dhe telefonata e De Laurentiis

3 Nëntor, 2026

Transferimi i aseteve në energji, përfshihen pikat e karikimit!

3 Nëntor, 2026

Operacion i madh ndërkombëtar, bastisje në tri qytete të Kosovës për dyshime për shpëlarje parash

3 Nëntor, 2026

VLEN godet Ahmetin: “Të zbardhen milionat dhe lidhjet me Alta Bankën!”

3 Nëntor, 2026

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin para!

3 Nëntor, 2026

Amerikanët votojnë sot/ Beteja për Kongresin, çfarë rrezikon Trump dhe 3 skenarët e mundshëm

3 Nëntor, 2026

Veton Elshani largohet nga komanda e Veriut, merr drejtimin e Departamentit Kufitar

3 Nëntor, 2026

Gjyqi për Veliajn në GJKKO, shtyhet për më 17 nëntor/Pezullohen afatet e paraburgimit!

3 Nëntor, 2026

VLEN nuk lëshon pe në Butel: kërkon shqipen edhe në Mega Park!

3 Nëntor, 2026
POLITIKË

Dje protesta në Tiranë, policia me gjoba për pengim të qarkullimit!

SHQIPËRI 3 Nëntor, 2026

Akuzohen se bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, 16 masa administrative ndaj pjesëmarrësve në…

Transferimi i aseteve në energji, përfshihen pikat e karikimit!

3 Nëntor, 2026

Operacion i madh ndërkombëtar, bastisje në tri qytete të Kosovës për dyshime për shpëlarje parash

3 Nëntor, 2026

VLEN godet Ahmetin: “Të zbardhen milionat dhe lidhjet me Alta Bankën!”

3 Nëntor, 2026

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin para!

3 Nëntor, 2026

Veton Elshani largohet nga komanda e Veriut, merr drejtimin e Departamentit Kufitar

3 Nëntor, 2026

Gjyqi për Veliajn në GJKKO, shtyhet për më 17 nëntor/Pezullohen afatet e paraburgimit!

3 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.