Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Gjyqi për Veliajn në GJKKO, shtyhet për më 17 nëntor/Pezullohen afatet e paraburgimit!

ADAD3 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata e Posaçme, GJKKO, shtyu gjyqin për Erion Veliajn dhe të tjerët, pasi mungoi avokati i Gentian Sulës. Seanca tjetër u caktua për më 17 nëntor. Ndërkohë, GJKKO-ja pezulloi afatet e paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës.

Po sot, Veliaj i cili është në një “luftë” të hapur me kryeministrin Edi Rama, iu drejtua gjykatës me një letër, ku thekson se do të marrë pjesë në seancë pasi t’i lejohet qëndrimi në sallë e jo në kafaz.

Aty thekson se pas transferimit nga burgu i Durrësit në të Fierit, që e cilëson “rrëmbim nga një togë shoqërimi policësh”, ministri Gogu e vizitoi, siç shkruan, për t’i komunikuar se “kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama”.

Siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruas me dy të mitur dhe nënës time pensioniste.

Toni Gogu më ka vizituar pas transferimit dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishja e rendit kushtetues.

Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur.

Gjykata relatoi se burgjet nuk e kanë vënë në dijeni për transferimin drejt Fierit.

Gjykojmë se nuk është kompetencë e jona, sa i takon pretendimeve se transferimin, është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të ndjek rrugën institucionale, nuk është objekt i këtij gjykimi. I takon organeve kompetente të verifikojnë pretendimet e tij.

Pasditen e 28 tetorit, Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e Fierit, me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky transferim solli reagime të shumta edhe brenda maxhorancës, përveçse nga Veliaj e avokati i tij, Plarent Ndreca.

Pas shtyrjes së seancës, Ndreca tha sot se Veliaj ka mbajtur shënime gjatë takimit me Gogun, të cilat sipas avokatit, janë të disponueshme edhe prej tij. Siç u shpreh, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte detyrim të njoftonte Gjykatën për vendimin e transferimit të Veliajt.

Në momentin që Drejtoria e Burgjeve ka marrë vendim për të transferuar Veliajn, nuk e ka njoftuar Gjykatën, në shkelje të detyrimit të saj. Gjykata tha se ky material që ka çuar Veliaj do i referohet institucioneve përkatëse. Ne si grup ligjor i Veliajt do e vlerësojmë nëse ka vepër penale. Unë do tentoj ta takoj sot, nëse jo, ngelet për nesër.

Veliaj më ka informuar e më ka dhënë edhe shënimet që ka mbajtur gjatë takimit me Gogun. Është edhe një grup avokatësh të huaj që po merren me këtë çështje. Sa i përket pjesës së dytë, s’ka asnjë kërkesë të Veliajt për të takuar ministrin e Drejtësisë.

Ministri nuk mund të shkojë në orën 10:30 të darkës. Ministri i Drejtësisë ka të drejtë të inspektojë kushtet e institucionit, por s’mund të takojë kokë më kokë një të pandehur që është nën gjykim, në zyrën e drejtorit të burgut.

 

Artikuj të ngjashëm

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin para!

3 Nëntor, 2026

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

VLEN godet Ahmetin: “Të zbardhen milionat dhe lidhjet me Alta Bankën!”

3 Nëntor, 2026

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin para!

3 Nëntor, 2026

Amerikanët votojnë sot/ Beteja për Kongresin, çfarë rrezikon Trump dhe 3 skenarët e mundshëm

3 Nëntor, 2026

Veton Elshani largohet nga komanda e Veriut, merr drejtimin e Departamentit Kufitar

3 Nëntor, 2026

Gjyqi për Veliajn në GJKKO, shtyhet për më 17 nëntor/Pezullohen afatet e paraburgimit!

3 Nëntor, 2026

VLEN nuk lëshon pe në Butel: kërkon shqipen edhe në Mega Park!

3 Nëntor, 2026

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

3 Nëntor, 2026

Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

3 Nëntor, 2026

Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026
POLITIKË

VLEN godet Ahmetin: “Të zbardhen milionat dhe lidhjet me Alta Bankën!”

MAQEDONI E VERIUT 3 Nëntor, 2026

VLEN ka kërkuar hetim të plotë të lidhjeve të pretenduara afariste ndërmjet familjarëve të afërt…

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin para!

3 Nëntor, 2026

Veton Elshani largohet nga komanda e Veriut, merr drejtimin e Departamentit Kufitar

3 Nëntor, 2026

Gjyqi për Veliajn në GJKKO, shtyhet për më 17 nëntor/Pezullohen afatet e paraburgimit!

3 Nëntor, 2026

VLEN nuk lëshon pe në Butel: kërkon shqipen edhe në Mega Park!

3 Nëntor, 2026

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

3 Nëntor, 2026

Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

3 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.