Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

ADAD3 Nëntor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Amerikanët u drejtohen sot, më 3 nëntor, kutive të votimit në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit dhe mund t’ua ndryshojnë rrjedhën dy vjetëve të mbetur të presidencës së Donald Trumpit.

Mbi 50 milionë amerikanë kanë votuar tashmë para ditës së zgjedhjeve, ndërsa miliona të tjerë pritet të votojnë gjatë së martës.

Zgjedhjet zhvillohen në një kohë kur presidenti Trump përballet me pakënaqësi për koston e lartë të jetesës, politikat tregtare dhe luftën me Iranin.

Sipas BBC-së, sondazhet e fundit e vendosin mbështetjen për Trumpin në rreth 30 për qind, ndërsa disa gara që dikur konsideroheshin të sigurta për republikanët, janë bërë më konkurruese.

Edhe pse Trump nuk është vetë kandidat, rezultati do të përcaktojë nëse republikanët do ta ruajnë kontrollin e Kongresit apo demokratët do të fitojnë mundësi më të mëdha për ta kundërshtuar agjendën e tij.

Fushata përfundon me gara të forta në disa shtete
Kandidatët republikanë dhe demokratë i bënë të hënën thirrjet e fundit për vota, me tubime në shtete si Teksasi, Miçigani dhe Ajova.

Trump e përmbylli fushatën me një fjalim në Uashington, ku deklaroi se republikanët kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar mbështetjen e votuesve.

Presidenti tha gjithashtu se ka mbajtur 31 tubime gjatë 27 ditëve të fundit, krahas angazhimeve të shumta telefonike në mbështetje të kandidatëve republikanë.

Teksasi dhe Miçigani, ndër garat që po ndiqen me vëmendje
Një nga garat më të rëndësishme zhvillohet në Teksas, ku demokrati James Talarico përballet me republikanin Ken Paxton për një vend në Senat.

Asnjë demokrat nuk ka fituar zgjedhje në nivel shteti në Teksas që nga viti 1988, por sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë mes dy kandidatëve.

Në tubimin e fundit në Austin, Talarico kritikoi tarifat tregtare dhe luftën në Lindjen e Mesme, duke i lidhur ato me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Paxton, ndërkaq, premtoi uljen e kostos së jetesës dhe u bëri thirrje mbështetësve republikanë të dalin në votime.

Një garë tjetër e rëndësishme zhvillohet në Miçigan, ku republikani Mike Rogers përballet me demokratin Abdul El-Sayed.

Rogers është përpjekur të tërheqë edhe votues demokratë të pakënaqur me kandidatin e partisë së tyre, ndërsa El-Sayed e ka përqendruar fushatën te vështirësitë ekonomike të familjeve amerikane.

Në këtë shtet, politikat tarifore të Trumpit ndaj Kanadasë janë bërë gjithashtu çështje e fushatës, për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

Edhe Alaska, që tradicionalisht ka mbështetur republikanët, po tërheq vëmendje.

Senatori republikan, Dan Sullivan, përballet me demokraten Mary Peltola në një garë që është bërë më konkurruese sesa pritej.

Ekonomia dhe lufta me Iranin dominojnë shqetësimet e votuesve
Kostoja e jetesës është një nga çështjet kryesore që kanë ndikuar në fushatën zgjedhore.

Rritja e çmimeve të ushqimeve, karburanteve, banimit dhe kujdesit shëndetësor ka qenë në qendër të kritikave të demokratëve ndaj administratës Trump.

Në Miçigan, kandidati demokrat, Abdul El-Sayed, deklaroi se në vendin më të pasur dhe më të fuqishëm në botë nuk duhet të jetë kaq e vështirë të përballohen shpenzimet për karburante, ushqime, banim dhe shërbime mjekësore.

Republikanët, ndërkohë, kanë mbrojtur politikat ekonomike të presidentit, duke premtuar ulje të kostove dhe vazhdim të reformave.

Lufta me Iranin ka shtuar, gjithashtu, presionin politik mbi Trumpin, veçanërisht për shkak të ndikimit të saj në çmimet e energjisë.

Vetëm disa orë para zgjedhjeve, mediat amerikane raportuan për sulme të reja të forcave amerikane ndaj objektivave iraniane në ishullin Keshm, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Çfarë janë zgjedhjet e mesmandatit?
Zgjedhjet e mesmandatit mbahen çdo katër vjet, në gjysmën e mandatit të presidentit amerikan, dhe përcaktojnë përbërjen e Kongresit për dy vjetët e ardhshëm.

Në këto zgjedhje, amerikanët votojnë për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe rreth një të tretën e 100 vendeve të Senatit.

Në disa shtete votohet edhe për guvernatorë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe çështje të ndryshme lokale.

Artikuj të ngjashëm

Kryeministri belg jep dorëheqjen, dështoi në negociatat për buxhetin 2027 të vendit

2 Nëntor, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të mbarojë së shpejti

31 Tetor, 2026

288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

3 Nëntor, 2026

Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

3 Nëntor, 2026

Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026

Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

3 Nëntor, 2026

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike!

3 Nëntor, 2026

Aksident mes dy automjeteve në Shkup, kolona të gjata në bulevardin “Boris Trajkovski”

3 Nëntor, 2026

Mot i keq në vend, shira dhe dëborë në zonat malore!

3 Nëntor, 2026

Dështojnë planet për hotelet në Palasë e Dhërmi/Korporata e Investimeve anulon tenderin!

3 Nëntor, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Urdhër i klasifikuar pa sqaruar arsyet!

3 Nëntor, 2026
POLITIKË

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

SHQIPËRI 3 Nëntor, 2026

Një 21-vjeçar shqiptar goditi për vdekje me thikë mamanë e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në…

Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

3 Nëntor, 2026

Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike!

3 Nëntor, 2026

Aksident mes dy automjeteve në Shkup, kolona të gjata në bulevardin “Boris Trajkovski”

3 Nëntor, 2026

Mot i keq në vend, shira dhe dëborë në zonat malore!

3 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.