Autor: AD

Për shkak të ndeshjes së futbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë, në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.Policia do të ndërmarrë masa në rrugët përreth Arenës Kombëtare “Todor Proeski”, ndërsa në varësi të situatës trafiku mund të devijohet në rrugë alternative.MPB u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e policisë për të shmangur pengesat dhe kolonat në trafik.

Read More

Në fotografitë e shefit të Shtëpisë së Bardhë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ram dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, bie në sy një gjë e çuditshme Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministrat e rajonit të Ballkanit e kanë takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Një gjë të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. sikurse Kurti edhe homologut e tij nga rajoni kanë publikuar realizimin e fotografive me presidentin amerikan. Megjithatë, në fotografitë e shefit të Shtëpisë së Bardhë me…

Read More

Donald Trump mblodhi të martën në Shtëpinë e Bardhë disa prej njerëzve më të fuqishëm të industrisë së teknologjisë për të diskutuar mbi të ardhmen e inteligjencës artificiale. Në takimin e zhvilluar në East Room morën pjesë 31 drejtues të kompanive të mëdha të teknologjisë, mes tyre Elon Musk, Mark Zuckerberg, Sundar Pichai, Jensen Huang dhe drejtues të kompanive OpenAI dhe Anthropic. Në përfundim të takimit, Trump njoftoi se pjesëmarrësit kishin rënë dakord për një marrëveshje mbi vetërregullimin e inteligjencës artificiale. Presidenti amerikan e cilësoi marrëveshjen si “moralisht detyruese” dhe e krahasoi me një lloj kushtetute për zhvillimin e AI-së.…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të rikthehet në garën për president të Kosovës nëse gjashtë deputetët e LDK-së që nuk e kanë mbështetur kandidaturën e tij garantojnë se do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë procesit të votimit, raporton Ekonomia Online. Haxhiu ka deklaruar se Sejdiu është tërhequr nga gara për shkak të mungesës së mbështetjes së këtyre deputetëve, ndërsa ka theksuar se marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidaturën e tij nuk është prishur. “Sa i përket kandidatit për president, ai është zoti Bekim Sejdiu. Ai është tërhequr prej garës…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se mund t’u kërkojë vendeve evropiane të nxjerrin në treg një pjesë të rezervave të tyre të naftës, ndërsa po shqyrton mundësinë e ndalimit të eksporteve amerikane të karburantit për shkak të mungesës globale. Komentet e tij erdhën pasi Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, i bëri thirrje Evropës që të përgatitet menjëherë për të nxjerrë në treg rezerva të tilla, duke argumentuar se “fermerët, shoferët e kamionëve dhe bizneset amerikane nuk duhet të mbajnë barrën” ndërsa çmimet rriten. SHBA-ja ka kërcënuar se do të kufizojë eksportet e naftës për shkak të rritjes…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot në Shkup se fokusi i Brukselit është zhbllokimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa paralajmëroi se javën e ardhshme pritet një hap i ri në këtë drejtim.Duke folur për faktin se vendi nuk është përfshirë në udhërrëfyesit që BE-ja po përgatit për disa shtete kandidate, Von der Leyen tha se prioriteti aktual është rikthimi i procesit në lëvizje.“Jemi dakorduar që javën e ardhshme të kemi një hap të parë të ri dhe të përpiqemi ta zhbllokojmë procesin”, deklaroi ajo.Sipas Von der…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka bërë përparim të madh në turizëm, duke tejkaluar shifrën e 12 milionë vizitorëve të huaj vitet e fundit. Sipas tij, një shifër e tillë ishte e paimagjinueshme deri para pesë vitesh. Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm, por ende mbetet pas vendeve të tjera evropiane dhe fqinjëve të saj për sa i përket standardeve turistike. “Deri para pesë vitesh kjo që po shohim sot do të ishte e paimagjinueshme. Kemi tejkaluar 12 milionët, por tani shqetësimi ynë është rritja e cilësisë së turizmit”, tha Rama. Ai paralajmëroi se rritja e…

Read More

Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar pas protestës së djeshme në sheshin ‘’Skenderbeu’’ në Prishtinë. Sipas Haradinaj protesta ishte masive mirëpo adresimet ishin të paqarta. Postimi i plotë: Protesta e djeshme ishte masive, ishte bash qysh i ka hije shqiptarit. Adresimet ishin të paqarta, nuk i kuptova. Edhe 4 ditë Kuvendit i përfundon mandati, pra nuk e paralajmëruat qartë. Të gjithë e dini kush është kundër plotësim-ndryshimeve të ligjit dhe nuk po e thoni qartë. Të gjithë e dini kush e bëri argatin e dreqit dhe nuk po e thoni.

Read More

Ismail Selmani-Komandant Mala, duke folur për luftën e vitit 2001, ka rrëfyer përjetimin e tij gjatë tërheqjes nga pozicionet në Kalanë e Tetovës. Ai e cilësoi lëshimin e Kalasë si “vetëvrasje”, duke thënë se vendimi ishte ndër momentet më të dhimbshme për të dhe bashkëluftëtarët. “E përjetova rëndë lëshimin e pozicioneve nga Kalaja e Tetovës. Ajo ka qenë vetëvrasja”, tha Mala. Ai tregoi se gjatë atyre ditëve kishte menduar edhe për vetëvrasje, duke theksuar se për këtë, sipas tij, ka dëshmitarë. Mala kujtoi edhe 12 ditët e luftimeve në Kalanë e Tetovës, duke përmendur breshëritë e minahedhësve dhe shkëmbimet e…

Read More