Policia e Tetovës ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me burg.Sipas policisë, pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, i dënuari është dërguar menjëherë në institucionin ndëshkues-korrektues për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.Aksioni është realizuar nga zyrtarët policorë në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjykata kompetente.Burimi: TetovaSot / MPB
Autor: AD
Meridian Ramçaj ka folur së fundmi për gjendjen e aktores Monika Lubonja, duke treguar se ka komunikuar me të dhe se, sipas tij, ajo po kalon një periudhë të vështirë emocionalisht. Ramçaj tha se reagimet dhe komentet e publikut kanë ndikuar ndjeshëm tek aktorja. “Unë kam folur me Monikën. Gjendja e saj është shumë e rënduar, psikologjikisht dhe emocionalisht. Normalisht, fjalët e publikut të lëndojnë”, u shpreh ai. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, shumë njerëz nxitojnë të japin gjykime pa i njohur të gjitha faktet. “Ne jemi një popull që alfabetin e kemi A dhe ZH, nuk…
Ish Avokati i Popullit dhe juristi Naser Ziberi, duke komentuar nismën e kreut të LD-së Pavle Trajanov në Kushtetuese për anulimin e interpretimit autentik të nenit 1 nga Ligji për Amnisti, u shpreh se Kushtetuesja duhet të veprojë ashtu siç ka vepruar tri herët e kaluara lidhur me këtë çështje sikurse në vitin 2003, 2007 dhe 2012, e ajo është të hedhë poshtë mundësinë për rishqyrtim të ligjit. Në Kushtetuese, përmes anulimit të interpretimit autentik, Trajanov kërkon që për krime lufte në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, të përgjigjen të dyshuarit në pesë rastet e shqyrtuara nga Tribunali i…
Franca e Zinedine Zidane dhe Italia ndanë nga një pikë në përballjen e Nations League, në një ndeshje që përfundoi 1-1 dhe që mbajti “Les Bleus” në krye të Grupit A1. Për Zidane ishte ndeshja e parë në shtëpi si trajner i Francës, ndërsa Italia mori një pikë të rëndësishme pas një paraqitjeje të organizuar. Franca e nisi më mirë takimin, duke ushtruar presion të lartë që në minutat e para. Italia pati mundësinë më të mirë në fillim me Moise Kean, por ndërhyrja e Mike Maignan e mbajti portën franceze të paprekur. Më pas, Franca iu afrua golit me…
Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka shkelje ligjore në nismën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në një mbledhje elektronike të premten në mbrëmje, Qeveria ka njoftuar se i ka çuar në Kuvend përgjigjet lidhur me kërkesën e iniciuar nga PDK-ja. Sipas njoftimit, përgjigja e Qeverisë përfshin “opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet…
Agim Islami, i cili ndodhet në burg në kuadër të rastit “Alfa”, ka kaluar ditët e fundit një sfidë shëndetësore. Pas rikuperimit, ai ka falënderuar publikisht të gjithë miqtë dhe dashamirët që janë interesuar për gjendjen e tij. Në një mesazh të publikuar pas përmirësimit të gjendjes së tij, Islami shprehet se mbështetja dhe interesimi i njerëzve i japin forcë për të përballuar vështirësitë. “Kur e shoh sa shumë njerëz interesohen për mua dhe mendojnë për mua, më jep forcë për të përballuar çdo pengesë”, shkruan Islami. Ai shton se sfida shëndetësore nuk do ta ndalë, sipas tij, në betejën…
Në qendrën e skive Kodrën e Diellit janë vendosur porta të reja për skanimin e biletave para teleferikëve dhe ski-lifteve. Sipas drejtuesve të qendrës, sistemi i ri synon të shkurtojë pritjet, të përshpejtojë hyrjen në pistat e skive dhe ta bëjë kontrollin e biletave më efikas. Investimi në teknologjinë e re pritet të përmirësojë edhe sigurinë dhe organizimin e fluksit të vizitorëve, duke ofruar standarde më të larta për skiatorët. Nga Kodrën e Diellit thonë se ky është vetëm një nga investimet që synojnë zhvillimin e qendrës si destinacion dimëror turistik.
Aurela Gaçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë duke iu përgjigjur drejtpërdrejt disa komenteve që lidhen me zhurmën e krijuar ditët e fundit rreth videove intime që po qarkullojnë online. Në një postim ku njoftonte se do të jetë në Londër më 4 tetor, këngëtarja është përballur me një koment provokues nga një ndjekëse, e cila shkroi: “Po po, mezi po presim të gjithë të dalë dhe videoja jote”. Gaçe nuk ka zgjedhur ta injorojë komentin, por i është përgjigjur: “Prit zemër, vetëm do presësh mbas videos së mamit dhe gruas tënde”. Në të njëjtën linjë ka qenë…
Premtimet për ndërtimin e parkut memorial për 14 viktimat e spitalit modular në Tetovë mbetën vetëm në letër. U premtua disa herë si nga udhëheqësia e spitalit edhe nga Ministria e Shëndetësisë, madje duke bërë edhe vizita e defile në këtë vend që do ndërtohet park memorial për 14 viktimat e spitalit të kovidit, megjithatë, kaluan shumë muaj dhe ky park memorial mbeti vetëm në letër, ndërsa nuk ka filluar as edhe vendi të pastrohet. Deklarata e fundit e Ministrit të Shëndetësisë Klekoski, ishte se nuk ia ka idenë se për çka flitet, dhe se do sheh në Ministri e…
Edon Zhegrova ka komentuar barazimin pa gola të Kosovës ndaj Izraelit, duke shprehur dëshirën që në ndeshjen e ardhshme të nisë nga minuta e parë. Sulmuesi kosovar u inkuadrua në minutën e 77-të në përballjen e zhvilluar mbrëmë ndaj Izraelit, por në minutat e pakta në fushë nuk arriti të ndryshojë rezultatin, me ndeshjen që përfundoi 0-0. Në një deklarim për mediumin italian SportMediaset, Zhegrova tha se vendimi për ta lënë në stol ishte i trajnerit, ndërsa bëri të qartë se pret të ketë më shumë hapësirë në sfidën e radhës. “Të nisja nga stoli ishte vendim i trajnerit, mezi…
