Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur nëse kolegët e tij të partisë në Kuvend do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, në rast se arrihet një marrëveshje me partitë e tjera, përfshirë PDK-në. Haziri tha për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, se çështja nuk lidhet me emrin e Bekim Sejdiut, por me arritjen e një konsensusi që do të siguronte unitetin e votimit. “Praktikisht, nuk ka të bëjë me emrin e përveçëm, nuk ka të bëjë kurrgjë me Bekimin, si i propozuar dhe si kandidat me kredibilitet. Ka të bëjë me mosarritjen e një konsensusi i…
Autor: AD
Aktorja dhe regjisorja Egla Ceno ka reaguar ashpër lidhur me skandalin e fundit të videove intime, duke dënuar me forcë dhunën, linçimin dhe poshtërimin që u bëhet grave. Në reagimin e saj, ajo thekson se i vjen ndot nga ky akt pervers i regjistrimit dhe publikimit, ndërsa shton se ka komunikuar privatisht me njërën prej vajzave për t’i ofruar mbështetjen e saj. Përveç kësaj, ajo u është kundërpërgjigjur ashpër edhe komentuesve që përdorin ngjarjen për të sulmuar vajzat e ekranit, duke ngritur gjithashtu shqetësimin për problematikat sociale dhe ekonomike në vend. Dënoj me bindje poshtërimin, linçimin dhe dhunën që po…
“Varet nga ajo që ndodh në Beograd. Kjo pasqyrohet në mediat maqedonase, në diskursin publik dhe politik. Pra, nuk po flasim vetëm për mediat, apo për konceptin redaksional në një pjesë të madhe të mediave kryesore, nëse mund t’i quajmë ende të tilla. Por kjo varet edhe nga mënyra se si sfera politike dhe platformat politike në Beograd përballen me Perëndimin, me Ukrainën, me çështje të tjera kyçe apo edhe me zhvillimet në nivel vendor. Kështu mund të ndjeni një mungesë ose tepricë të një lloji të caktuar të përmbajtjes mediatike”, ka deklaruar gazetari dhe mbrojtësi i të drejtave të…
Me 6 pikë në “xhep” në 2 sfidat e para, Shqipëria shkon e qetë në sfidën përballë Finlandës, një transfertë jo e lehtë për ekipin kuqezi. Rolando Maran shprehet i bindur se Finlanda është një ekip i organizuar, i ngjashëm me Bjellorusisë, por pret nga lojtarët që të japin 100% në fushë: “Ndryshimi mes Bjellorusisë dhe Finlandës? Janë dy skuadra që kanë sisteme të ndryshme loje, por janë shumë të organizuara. Finlanda është një skuadër e vështirë, bën të luajë keq kundërshtarin. Janë të ngjashëm në mënyrën se si rrinë në fushë, shumë të ngushtë, që i mohojnë shpejtësinë ekipit…
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris. Sipas Mishetiq, Vuçiq ka deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”. Avokati pyet se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij. Misetic gjithashtu ngre pyetjen se përse një çështje e tillë do të ishte diskutuar mes Macronit…
Screenshot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka mbajtur Kuvendin e VI-të Zgjedhor, ku është zhvilluar procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në kuadër të procesit zgjedhor, Kuvendi ka zgjedhur Sami Morinën si kryetar të Këshillit Drejtues të OEMVP-së. Morina do ta udhëheqë Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Në Kuvend morën pjesë anëtarët e rinj të Kuvendit, Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës të OEMVP-së, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës.
Varet nga ajo që ndodh në Beograd. Kjo pasqyrohet në mediat maqedonase, në diskursin publik dhe politik. Pra, nuk po flasim vetëm për mediat, apo për konceptin redaksional në një pjesë të madhe të mediave kryesore, nëse mund t’i quajmë ende të tilla. Por kjo varet edhe nga mënyra se si sfera politike dhe platformat politike në Beograd përballen me Perëndimin, me Ukrainën, me çështje të tjera kyçe apo edhe me zhvillimet në nivel vendor. Kështu mund të ndjeni një mungesë ose tepricë të një lloji të caktuar të përmbajtjes mediatike”, ka deklaruar gazetari dhe mbrojtësi i të drejtave të…
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të rastësishëm me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcën. Lladrovci ka thënë se takimi ishte miqësor dhe se me Konjufcën nuk kanë diskutuar për politikë apo poste, por për të ardhmen e Kosovës. “Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjejë lumturinë, këtu”, ka shkruar Lladrovci. Ai ka shtuar se me Konjufcën kanë zhvilluar “bisedë të këndshme” dhe se fokusi ishte mënyra se si mund…
Umar Kremlev, 43 vjeç, një figurë e fuqishme e botës së boksit në Rusi dhe president i Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA), është vënë në qendër të vëmendjes pas zbulimit se financoi një pjesë të festimeve të dasmës së Donald Trump Jr. në Bahamas. Sipas një hetimi të ProPublica, Kremlev pagoi qindra mijëra dollarë për shpenzimet e dasmës, përfshirë marrjen me qira të një ishulli privat për disa net dhe një spektakël fishekzjarrësh. Çifti Trump Jr. dhe Bettina Trump e kanë konfirmuar se Kremlev organizoi dhe financoi dy net festimesh pas ceremonisë së martesës, duke e cilësuar pagesën si një…
Eda Grimci: Doktor, kur dyshimet për korrupsion prekin kaq shumë ministra dhe shtrihen nga AKSH-i tek Agasi, tek Balluku dhe tek Hyseni, a mund të flasim ende për përgjegjësi vetëm individuale apo duhet kërkuar llogari për mënyrën si është drejtuar shteti. Si do ta çojmë ne si PD betejën deri tek përgjegjësia politike e Ramës pa e lënë të mbyllet me largimin e disa emrave. Rama ministrat i zgjedh vetë, por përgjegjësinë politike për skandalet e qeverisë së tij nuk ua shkarkon dot të tjerëve, vetëm atyre që kanë rënë në rrjetën e SPAK. Sali Berisha: Rama nuk zgjedh vetëm…
