Autor: AD

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka folur për zhvillimin e komunës dhe sfidat me të cilat përballet ajo, në emisionin “Pod Go” në Telegrafi. Sejdiu tha se synimi i tij është që Zhelina të shndërrohet në një nga komunat më të zhvilluara, duke theksuar rëndësinë e pozitës gjeografike dhe investimeve në infrastrukturë, përcjell Zyrtare.net “Dua që të jetë komuna më e zhvilluar dhe do të jetë komuna më e zhvilluar sepse e ka pozicionin. Vetëm mundësi duhet t’i jepen”, tha Sejdiu. Ai përmendi ndër të tjera ndërtimin e rrugëve të reja dhe investimet në infrastrukturë si pjesë të…

Read More

Petrit Hamiti: Z. Berisha, drejtori i Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve tha se ka pastrim masiv parash në ndërtim, se ky është i vetmi sektor i zhvilluar. Pra, konfirmoi akuzat tuaja. A duhet të thirret në SPAK Ervin Koçi, se kjo deklaratë vjen në ditët kur Edi Rama prezanton kulla të reja në Shqipëri? Sali Berisha: Drejtori ka thënë një të vërtetë e cila ndodh në Shqipëri prej disa vitesh.E vërteta është se sot treguesi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i lartë sesa në Bashkimin Evropian. Dhe kjo vetëm e vetëm se…

Read More

“RD” Njeriu i Ramës në trafikun e armëve Ron Yeffet, sipas materialit të publikuar nga Ahmetaj, sugjeronte që aksionet e kompanisë që do të krijohej për përvetësimin e fushës së gazit në Delvinë të mos paraqiteshin si ukrainase, por të zotëroheshin nga një kompani amerikane. Arsyetimi i Yeffet ishte se kështu do të shmangej reagimi i Ambasadës Amerikane.  “Aksionet tuaja në këtë kompani të mos jenë ukrainase, por amerikane… Dhe kështu i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane. I mbyllim gojën me kompaninë amerikane.” Thoshte Yeffet për ukrainasit Pra, një kompani amerikane që do të shërbente si fasadë/partner amerikan në strukturën e…

Read More

Këngëtarja e njohur Eli Fara është rikthyer në ekran, ku ka rrëfyer një histori të pazakontë nga një dasmë ku kishte qenë e ftuar. E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ajo tregoi se kishte shkuar e përgatitur për të marrë pjesë në dasmë, por situata që gjeti atje e habiti.Sipas rrëfimit të saj, personi që drejtonte dasmën u jepte vazhdimisht udhëzime të ftuarve, duke u treguar se kur duhej të ngriheshin dhe kur të uleshin. Kjo situatë nuk i pëlqeu këngëtares, e cila vendosi të largohej nga dasma. Ajo u njoftoi muzikantëve se do të dilte jashtë, mori makinën…

Read More

Pavarësisht presionit të shtuar diplomatik nga institucionet e Bashkimit Evropian, Sofja vazhdon të qëndrojë në pozicionet e saj dhe nuk planifikon lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut. Në debatet politike në Bullgari theksohet se çështja e Maqedonisë së Veriut është një nga temat e rralla ku ekziston konsensus mes partive politike, pavarësisht përçarjeve të tyre në çështje të tjera. Sipas qëndrimeve bullgare, Brukseli po kërkon zbutjen e kushteve dhe zhbllokimin e procesit, por Sofja insiston se nuk duhet të bëjë kompromis nën presionin evropian. Ndër kërkesat kryesore mbeten përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe zbatimi i konkluzioneve…

Read More

Mbi 50.000 euro janë gjetur në një kasafortë bankare gjatë një kontrolli shtesë në Prilep, ndërsa numri i lokacioneve të kontrolluara në kuadër të aksionit kundër një grupi të organizuar kriminal ka arritur në 37, njoftoi drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev. Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj 21 personave. Ndaj 14 prej tyre është caktuar paraburgim deri në 30 ditë, ndërsa katër të tjerë janë në arrest shtëpiak. Katër punonjës policie të dyshuar po trajtohen nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së. “Dje u kontrollua edhe një kasafortë në një bankë në Prilep, ku gjetëm mbi 50.000…

Read More

Një shtetas bullgar 58-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare “Bogorodica”, nën dyshimin për falsifikim dokumenti. Sipas policisë, më 2 tetor, rreth orës 09:50, zyrtarët policorë kanë ndaluar dhe privuar nga liria I.A.I. (58), për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, në kundërshtim me nenin 378 të Kodit Penal. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa shtetasi bullgar është dërguar në Stacionin Policor në Gjevgjeli. Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të paraqitet kallëzim përkatës.

Read More

Për vitin shkollor 2026/2027, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar janë shpërndarë 37.429 libra falas për 3.686 nxënës shqiptarë në 15 shkolla fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mbështetja për arsimin në gjuhën shqipe do të vazhdojë, pavarësisht se, sipas tij, Serbia gjatë këtij viti ka bllokuar dhe refuzuar mjete të Qeverisë së Kosovës të dedikuara për shqiptarët e Luginës. “Mbështetja jonë për arsimin në gjuhën shqipe është e qëndrueshme. Shqiptarët e Luginës nuk janë vetëm”, shkroi Kurti. Ndërkohë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka shpërndarë sot tekstet për nxënësit shqiptarë në Medvegjë,…

Read More

Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë këngëtaren Eli Fara, ka ardhur edhe një reagim nga vajza e saj, Marina Fara.Marina ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt situatën, por ka ndarë në Instagram një video me përmbajtje fetare, vetëm pak kohë pasi në media u publikuan detaje nga dëshmia e nënës së saj në Polici. Në videon e ripostuar prej saj shfaqen pamje nga Meka, ndërsa mesazhi përqendrohet te uljet dhe ngritjet e jetës, largimi i njerëzve dhe besimi te Zoti në momentet e vështira. “Sot je lart, nesër je poshtë”, thuhet në një pjesë të videos, ndërsa më tej…

Read More

Arda Okan Kurtulan vazhdon të ketë rritje te Goztepe. Futbollisti i lindur në Stamboll, por me origjinë shqiptare, tashmë vlerësohet 8 milionë euro në tregun e njohur të “transfermarkt”. Për 23-vjeçarin është edhe vlera më e lartë që ka arritur ndonjëherë. Rritja që nga fundi i edicionit të kaluar është 1 milion euro. Kurtulan shikohet edhe si pasuesi i mundshëm i Elseid Hysajt te Kombëtarja. Te Goztepe ndërkohë është lojtari i dytë më i vlerësuar i ekipit të Superligës turke.Nëse do të ishte pjesë e Shqipërisë do të qëndronte pas Anis Mehmetit, Kristjan Asllanit, Ernest Muçit dhe Mirlind Dakut. Kurtulan…

Read More