Transformimi teknologjik po ndryshon mënyrën se si mësojmë, punojmë dhe krijojmë njohuri. Inteligjenca artificiale, automatizimi dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë nevojat e tregut të punës, duke i detyruar universitetet të përshtaten më shpejt. Driton Sulejmani pranon se në këtë fushë vendi po mbetet prapa dhe se duhet të përshpejtojë hapat për të ndjekur ndryshimet që tashmë po ndodhin në universitetet në mbarë botën. Sipas Sefer Tahirit, universiteti i së ardhmes duhet të jetë më i lidhur me tregun e punës dhe më i digjitalizuar. Por, mbi të gjitha, ai duhet të krijojë njerëz që dinë ta zbatojnë njohurinë dhe…
Autor: AD
Vetëm 5% kanë besim të plotë te ushqimi që blejnë në Maqedoninë e Veriut Besimi i qytetarëve te siguria dhe cilësia e ushqimit që shitet në Maqedoninë e Veriut mbetet në nivel shumë të ulët. Sipas të dhënave të prezantuara, vetëm 5 për qind e qytetarëve deklarojnë se kanë besim të plotë te ushqimi që blejnë dhe konsumojnë. Kjo tregon se një pjesë e madhe e konsumatorëve kanë dyshime për cilësinë, sigurinë dhe mënyrën e kontrollit të produkteve ushqimore në treg. Çështja e sigurisë ushqimore mbetet një nga shqetësimet kryesore të konsumatorëve, ndërsa kërkohet më shumë transparencë dhe kontrolle më…
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka përfunduar në Emergjencën e Prishtinës, pas përshkallëzimit të protestës dhe hedhjes së gazit lotsjellës nga policia. Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, Gucati shihet duke dalë nga një ambulancë, para objektit të Emergjencës.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ishte ojesë e takimit të Nismës Adriatiko-Joniane #ADRION – për një hapësirë detare më të koordinuar dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë dhe mbrojtjes. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se Shqipëria mbështet vijimin e diskutimit për Nismën Kontinentale Evropiane për Mbrojtjen #CEDI, në kuadër të së cilës Evropa merr përgjegjësi më të mëdha për sigurinë e saj, në mënyrë komplementare me NATO-n dhe duke ruajtur të fortë lidhjen transatlantike. Postimi i Nufit: Sot në 📍Venecia, në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Nismës Adriatiko-Joniane…
Në kuadër të Ligës së Kombeve, sot zhvillohen disa ndeshje të rëndësishme. Italia e Roberto Mancinit kërkon fitoren e dytë në grup dhe vazhdimësinë e rezultateve pozitive, duke u përballur me Turqinë, e cila ende nuk ka pikë dhe duhet të reagojë pas një starti të vështirë. Një tjetër sfidë kyçe është ajo mes Francës dhe Belgjikës, një takim që mund të ketë ndikim të madh në ekuilibrat e renditjes së grupit. Në fushë do të jenë edhe yje si Kvaratskhelia me Gjeorgjinë dhe Lewandowski me Poloninë, ky i fundit vjen pas një tripletë të shënuar në ndeshjen e fundit.…
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka reaguar ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët lidhur me përzgjedhjen e “mësimdhënësve më të mirë” për vitin shkollor 2025/2026. Sulejmani thotë se konkursi nuk është organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por nga Lidhja e Punonjësve të Arsimit, e cila, sipas tij, ka përcaktuar kriteret dhe ka zhvilluar procesin e përzgjedhjes. “Ministria nuk ka shpallur konkursin dhe nuk ka zgjedhur fituesit”, shkruan Sulejmani. Ai thekson gjithashtu se këtë vit nuk është paraqitur asnjë kandidat shqiptar, ndaj, sipas tij, mungesa e shqiptarëve në listën e fituesve nuk mund t’i atribuohet Ministrisë dhe…
UÇK-ja nuk mund të bëhet pronë e askujt: Veteranë, familjarë dëshmorësh e deputetë të sulmuar në emër të saj. Editorial nga INA Protesta e sotme para Kuvendit të Kosovës, e thirrur në emër të UÇK-së dhe kundër Speciales, përfundoi me tensione, përplasje fizike dhe sulme ndaj njerëzve që, në një mënyrë apo tjetër, lidhen pikërisht me historinë e UÇK-së. Sami Kurteshi u përfshi në përplasje me protestuesit, Besnik Bislimi u kap fizikisht dhe u pengua të largohej, ndërsa deputeti Fahrush Rexhepi u kap dhe u kthye me forcë brenda Kuvendit. Por rasti i Fahrush Rexhepit është veçanërisht domethënës: ai është…
Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për reformën territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Socialisti Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Reformës Territoriale në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin Vizion Plus nën moderimin e Aleksandër Furxhi, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se propozimi i saj për 100 bashki nuk është marrë në konsideratë. Mazniku tha se një numër më i madh bashkish do të sillte, sipas tij, një decentralizim më të dobët, pasi njësitë më të vogla do të kishin më pak funksione, të ardhura dhe mundësi investimi. Ai…
Aleanca për Shqiptarët (ASh) ka reaguar ndaj përzgjedhjes së 13 punonjësve më të mirë të arsimit për vitin shkollor 2025/2026, duke theksuar se mes të shpërblyerve nuk ka asnjë shqiptar. Nga partia thonë se në listë ka mësues nga Tetova dhe Gostivari, por, sipas tyre, nuk është përzgjedhur asnjë mësues shqiptar. „Nga 13 mësuesit e shpallur më të mirët për vitin shkollor 2025/2026, asnjë nuk është shqiptar. Madje, në listë ka mësues nga Tetova dhe Gostivari, qytete me mijëra nxënës, mësues dhe profesorë shqiptarë, por për Ministrinë nuk u gjet asnjë mësues shqiptar që meriton të jetë ndër më të…
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme, ku në pikën e parë të rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të njohur si Ligji për Gjykatën Speciale. Seanca plenare është caktuar për në orën 09:00, ndërsa para saj, në orën 08:00, Komisioni për Legjislacion do ta shqyrtojë projektligjin. Nisma për ndryshimin e ligjit është ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa projektligji përmban 27 ndryshime të propozuara në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së…
