Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partisë Demokratike të Kosovës për t’ia kaluar ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Ai tha se, nëse PDK-ja zotohet se ia siguron të paktën gjysmën e votave të 22 deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të ri të Kosovës sonte, atëherë ai do t’ia sigurojë 62 vota nga partia e tij dhe partnerët e koalicionit qeverisës për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Specialen.
Autor: AD
Një lëvizje e papritur ka ardhur në portën e Kombëtares shqiptare para sfidës me San Marinon. Alain Taho, portieri 19-vjeçar që është pjesë e akademisë së Interit dhe ka qenë disa herë në pankinën e ekipit të parë zikaltër, do t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjen e së martës në mbrëmje. Taho ishte pjesë e grumbullimit të Shqipërisë U-21 dhe këtë të hënë luajti në sfidën ndaj Ukrainës. Megjithatë, situata ka ndryshuar pas problemeve me portierët e Kombëtares A. Etrit Berisha mungon për shkak të pezullimit, ndërsa Alen Sherri është dëmtuar, duke bërë që stafi teknik të kërkojë një tjetër…
Gazetari Andi Bora ka publikuar disa sekuenca nga një mori videosh intime të cilat janë regjistruar në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila dhe më pas kanë rrjedhur në internet, kryesisht në sajte për të rritur, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. “Nuk doja ta komentoja fare si ceshtje, por me videot intime ka diçka qe hetimi duhet ta shoh me kujdes”, shkruan gazetari, duke ndarë dhe sekuencat e tre prej videove të publikuara në internet, si më poshtë: 1. Video regjistrohet me 24 gusht 2025 dhe hidhet online me 30 gusht 2025! Vetem nje jave me mbrapa! 2.…
“Koalicioni Shqiptar” është shpallur zyrtarisht listë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me statusin e listës së pakicës kombëtare shqiptare. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PVD-së dhe lideri i koalicionit, Shaip Kamberi, i cili tha se brenda dy ditësh janë mbledhur 6.319 nënshkrime mbështetëse, ndërsa 5.988 prej tyre janë vlerësuar të vlefshme. Kamberi ka falënderuar qytetarët që kanë mbështetur listën, si dhe aktivistët që, sipas tij, kanë kontribuuar në përmbylljen e procesit. Lista përbëhet nga 10 kandidatë, pesë gra dhe pesë burra, nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri. Sipas Kamberit, bazuar në…
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka krijuar të gjitha mundësitë biznesmenit Ron Yeffet për të marrë nga buxheti i shtetit 45 milionë euro. Kryetari i Partisë Demokratike Berisha së bashku më deputetin Klevis Balliu publikuan disa dokumenta që lidhen me kompaninë e prodhimit të armëve Kayo, duke pretenduar se kryeministrin Edi Rama, ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe biznesmen Ron Yeffet kanë ngritur një mekanizëm, që sipas tyre ka prodhuar përfitime prej dhjetëra milionë eurosh. “Edi Rama miraton ligje dhe vendime për të ndërtuar këtë skemë piramidale të tmerrshme, por kësaj here kryekëput në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Kompania…
Kryeministri Hristijan Mickoski është kundër iniciativës së Odës Ekonomike për uljen e numrit të festave dhe ditëve jo pune. “Parimisht mendoj se të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen dhe këtu nuk kam asnjë dilemë”, deklaroi Mickoski. Me këtë, kryeministri praktikisht nuk e mbështeti propozimin e Odës për ndryshimin e zgjidhjes aktuale, sipas së cilës, nëse një festë shtetërore bie të dielën, dita e ardhshme është ditë jo pune. Oda Ekonomike propozon ndryshime me të cilat do të ulej numri i ditëve jo pune, me arsyetimin se festat e shpeshta ndikojnë në produktivitet dhe krijojnë kosto shtesë për…
Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason është e qartë: Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por, shumë më pak e qartë është se kush do t’i ushtronte kompetencat e presidentit pas kësaj? Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e fundit për rastet KO256/26 dhe KO258/26, ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Kjo lidhet drejtpërdrejt me Nenin 82 të Kushtetutës, sipas të cilit Kuvendi shpërndahet nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditësh nga fillimi…
Lista “Koalicioni Shqiptar”, e shpallur mbrëmë nga Komisioni Republikan Zgjedhor (RIK) për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, do të garojë me gjithsej 10 kandidatë për deputetë. Listës i prin kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, jurist i diplomuar nga Bujanoci dhe një prej përfaqësuesve politikë shqiptarë me përvojë parlamentare në Kuvendin e Serbisë. Kamberi është i njohur për paraqitjet e tij parlamentare dhe adresimin e çështjeve që lidhen me pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në vendin e dytë është Visar Mehmeti nga Alternativa për Ndryshim, ndërsa i treti është Bajram Mustafa nga Tupalla…
Mbi 4.500 përfitues të dyshimtë të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimit social janë zbuluar gjatë kontrolleve të sistemit, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, në mesin e personave që kanë marrë pagesa nga buxheti i shtetit kishte persona të vdekur, qytetarë të shpërngulur jashtë vendit, si dhe përfitues fiktivë. Mickoski tha se pas analizave dhe kontrolleve në terren, shuma e planifikuar për pagesat sociale këtë muaj është rreth 200 milionë denarë më e ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas përllogaritjeve të tij, për pagesa ndaj këtyre përfituesve dyshues nga buxheti mund të jenë ndarë…
Lumir Abdixhiku Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde. Rrugën e Ibrahim Rugovës. Të Kosovës së lirë, të pavarur e në miqësi të përhershme me Amerikën. UÇK-ja është edhe gjaku ynë. Me Amerikën e NATO-n na lidh vetë liria. Asnjë tregtari patriotizmi nuk ia lejojmë ta përvetësojë historinë që e bëmë bashkë. Kemi rrënjë të forta. Etiketimet nuk na e ndryshojnë bindjen. Kërcënimet nuk na e përcaktojnë qëndrimin. Na keni ngatërruar me mercenarët. LDK-ja e di kujt i jep llogari; Kosovës dhe njerëzve të saj. Atyre që janë dhe të tjerëve që…
