Autor: AD

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot akademiken Justina Shiroka-Pula në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në një seancë parlamentare me rëndësi të veçantë, kandidatura e saj mori mbështetjen e 81 deputetëve. Zgjedhja e saj erdhi si rezultat i një marrëveshjeje dhe konsensusi politik midis pushtetit dhe opozitës, gjegjësisht Vetëvendosje dhe PDK. Emri i Shiroka-Pulës u nominua fillimisht nga Kryeministri Albin Kurti si një figurë konsensuale e mbipartiake, një propozim që më pas u pranua zyrtarisht edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për të siguruar kuorumin dhe votat e nevojshme në Kuvend. Profil dhe biografi e shkurtër Justina…

Read More

Komisioni Republikan Zgjedhor (RIK) ka shpallur mbrëmë zyrtarisht listën zgjedhore të pakicës kombëtare shqiptare të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, e cila do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të parapara për 25 tetor 2026. Koalicionin e përbëjnë Partia për Veprim Demokratik (PVD), Alternativa për Ndryshim (APN), Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Lëvizja për Proces Demokratik (LPD), Lëvizja për Reforma dhe Unioni Demokratik Shqiptar, ndërsa lista përmban gjithsej 10 kandidatë për deputetë. Lista zgjedhore ishte dorëzuar në RIK nga Rahim Salihi, në emër të koalicionit. Sipas të dhënave të Komisionit, janë dorëzuar gjithsej 6.863 deklarata të mbështetjes…

Read More

Shqipëria ka shpëtuar në minutat e fundit ndaj San Marinos, duke triumfuar 2-1 në Tiranë falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kristjan Asllani në minutën e 93-të. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të. Asllani provoi nga distanca me një goditje të fuqishme, duke mposhtur portierin e San Marinos. Shqipëria pati mundësi të shumta për të dyfishuar rezultatin, por nuk arriti të konkretizonte rastet. Manaj goditi edhe shtyllën, ndërsa Hoxha, Mehmeti dhe Uzuni nuk gjetën rrjetën. San Marino, megjithatë, nuk u dorëzua dhe në minutën…

Read More

U shfaq në videot me kompozitorin Adi Hila, reagon për herë të parë Monika Lubonja. Kjo e fundit sapo ka postuar në profilin e saj në Instagram: “Ju drejtohem sot me dhimbjen e njëgruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, ka vlerësuar se periudha më e favorshme ekonomike në historinë e re të vendit ishte ajo kur kryeministër ishte Ljubço Georgievski, gjatë viteve 1998–2002. Duke folur në emisionin “Biznis Klasa”, Azeski u pyet se kur qytetarët dhe bizneset kishin gjendjen më të mirë ekonomike e financiare. Ai u përgjigj se kjo ishte periudha “kur poet ishte kryeministër”, duke iu referuar Georgievskit. Sipas Azeskut, në atë periudhë kapitali qarkullonte në një mënyrë që u mundësonte qytetarëve dhe kompanive më shumë stabilitet financiar. Në emision u diskutua edhe për lirinë e mediave.…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti, Justina Shiroka-Pulën për presidente, ndërsa si kundër-kandidate ka thënë se e propozojnë Eliza Hoxhën. “Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin. Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë”, ka thënë Hamza.

Read More

Kombëtarja e Maqedonisë sonte e pret një tjetër përballje me Zvicrën, dhjetë ditë pas ndeshjes në Shkup. Ky do të jetë takimi i xhiros së katërt në Ligën e Kombeve, grupi B, përcjell TV21. Vendasit janë favoritë absolutë. Zvicra i ka fituar të tri ndeshjet që nga fillimi i ciklit, ndërsa Maqedonia i ka humbur të gjitha, pa shënuar asnjë gol. Në Shkup, në xhiron e parë, Zvicra fitoi 3:0. Trajneri Goce Sedlloski pret paraqitje më të mirë krahasuar me duelin e parë mes dy skuadrave. “E dimë se çfarë përfaqësuese është Zvicra dhe me çfarë lojtarësh disponon. Duhet t’i…

Read More

Komisioni Europian ka zyrtarizuar sot “Rishikimet e Politikave përpara Zgjerimit”, duke përcaktuar kuadrin e reformave të brendshme institucionale, të qeverisjes dhe të mekanizmave mbrojtës që do të shoqërojnë valën e ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Europian. Ky dokument strategjik vjen pas vizitës së fundit të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe konsolidon pozicionin e Shqipërisë si një ndër vendet udhëheqëse në procesin e zgjerimit. Dokumenti konfirmon se reformat e brendshme të BE-së dhe përparimi i vendeve kandidate do të ecin paralelisht, duke parashikuar përfshirjen e një udhërrëfyesi specifik për anëtarësimin e Shqipërisë në Paketën e…

Read More

Çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoninë e Veriut janë rritur me 3.8% në shtator 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikave. Gjatë periudhës janar–shtator 2026, shërbimet hotelierike janë shtrenjtuar mesatarisht me 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Megjithatë, ritmi i rritjes së çmimeve po ngadalësohet. Në shtator të viteve të fundit, rritja ishte 6.2% në 2023, 5.2% në 2024, 4.7% në 2025, ndërsa këtë vit zbriti në 3.8%. Sipas të dhënave, kjo nuk do të thotë se çmimet kanë filluar të bien, por vetëm se po rriten…

Read More

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur miq! E konsideroj të domosdoshme të sqaroj qëndrimin tim, pas përmendjes së emrit tim si kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.Më datë 14 shtator, unë kam njoftuar tërheqjen time nga procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, për shkak të pamundësisë së realizimit të marrëveshjes LDK-LVV, dy partitë që më kanë propozuar dhe mbështetur në këtë proces. Kjo për shkak të qëndrimit të dy partive të tjera opozitare dhe 6 deputetëve të LDK-së.Siç e kam theksuar kur e kam pranuar kandidaturën për postin e Presidentit e…

Read More