Reforma territoriale e cila pritet që të votohet sot në Kuvend, ka përplasur ashpër socialistët dhe demokratët. Kreu i grupit demokrat të PD Gazment Bardhi ka replikuar me Taulant Ballën, duke i thënë se shkrirja e 15 bashkive nuk do sjellë asnjë gjë pozitive për qytetarët, por vetëm do i largojë ata më tepër. Bardhi nuk kurseu në akuzat e tij as deputeten e PS Elisa Spiropali. “Taulant Balla tha të njëjtën gjë si në 2015, do ketë më shumë shërbime dhe më shumë të mira. Por çfarë ndodhi? Shërbimet nuk shkuan. U nis autobusi për jashtë vendit. Bashkitë u…
Autor: AD
LSDM kundër Mickoskit: “Banka Botërore nuk foli për mrekulli ekonomike” LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për rritjen ekonomike, duke akuzuar qeverinë se po e paraqet rishikimin e parashikimit të Bankës Botërore si një sukses shumë më të madh nga sa është në të vërtetë. Banka Botërore e ka rritur parashikimin për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut në 3.2% për vitin 2026, nga 2.9% më parë. Sipas raportit, një nga shtytësit kryesorë pritet të jenë projektet infrastrukturore. Mickoski, ndërkaq, deklaroi se pret që rritja reale të arrijë 3.5–4%, duke u mbështetur te rezultatet e gjysmës…
Ardian Ismajli foli pas fitores 2 me 1 që Shqipëria mori ndaj San Marinos. Kuqezinjtë e shikojnë veten në krye të grupit C1 të Ligës së Kombeve. “Po besoj se edhe loja bën të veten. Ndeshje të lehta nuk ka. E rëndësishme që morëm 3 pikë. Në fund kanë vlerë jashtëzakonisht të madhe. Jemi në vendin e parë, e kemi gjithçka në dorën tonë. Në nëntor shpresojmë të jemi të gjithë shëndosh e mirë, pastaj kemi Finlandën këtu dhe Bjellorusinë. I kemi dy finale për vendin e parë.Nganjëherë, edhe pse pret rezultat më të thellë me këto ekipe nuk është…
Eurodeputeti grek Emanuel Fragkos ka nxitur reagime të ashpra me një postim në të cilin konteston shtetësinë dhe identitetin e Maqedonisë. Në postimin e drejtuar kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Fragkos deklaron se „Shkupi është një shtet inekzistent“, ndërsa ngre pretendime edhe për përbërjen etnike të popullsisë dhe territorin e Maqedonisë, përcjell portali Utro.mk. Në videon e publikuar bashkë me mesazhin shfaqen harta historike dhe mesazhe politike, mes të cilave edhe një hartë ku territori i Maqedonisë është shënuar si „Vardare“, si dhe me shënimin „bullgaro-shqiptar“. Përmes këtyre mesazheve, eurodeputeti grek konteston shtetësinë dhe identitetin kombëtar maqedonas.…
Kristjan Asllani dhe Elseid Hysaj janë përfshirë në formacionin më të mirë të raundit të katërt të Ligës së Kombeve sipas vlerësimeve të Sofascore , duke u renditur përkrah disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian dhe botëror. Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë janë pjesë e një formacioni ku gjenden edhe Harry Kane, Michael Olise, Desire Doue, duke i dhënë një tjetër vlerë paraqitjeve të kuqezinjve në këtë xhiro të Ligës së Kombeve. Vëmendjen kryesore e merr padyshim Kristjan Asllani, i cili është vlerësuar me notën maksimale 10 nga Sofascore . Mesfushori ishte heroi i Shqipërisë në…
Në një video të publikuar në TikTok, Tozaj ka pretenduar se bëhet fjalë për një deputet të Kosovës, i cili, sipas tij, ka dërguar më shumë fotografi se të gjithë personat e tjerë që ai kishte përmendur më herët. “Duhet të keni diçka parasysh, Kosova ka një deputet i cili ka rënë viktimë në mënyrën më spektakolare, se ai ka dërguar më shumë foto se të gjithë këta që i përmenda këtu bashkë. Deputet që ka bërë namin. I Vetëvendosjes është deputeti, do të dalë edhe ai, po le të mbarojmë shpejt e shpejt këto, pastaj fillojmë me Big Brother-in…
Deputeti i Lidhjes Shqiptare (LSH), Elmi Aziri, na emisionin “Dialog te Lajmi” të Sefer Tahirit, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një institucion me karakter “njëetnik”, të fokusuar vetëm te pjesëtarët dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Azirit, mungesa e transparencës gjatë procesit gjyqësor ka forcuar bindjen se bëhet fjalë për një gjykatë me prapavijë politike. “Ekziston një tendencë për të krijuar një ekuilibër, një baraspeshë mes agresorit dhe viktimës”, tha Aziri, duke shtuar se nuk mund të ketë drejtësi që e vendos në bankën e të akuzuarve një popull që…
Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani ka përgëzuar popullin e Kosovës dhe institucionet e vendit për zgjedhjen e Akademikes Justina Shiroka-Pula në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Përmes një mesazhi publik, ai vlerësoi lart pjekurinë politike të treguar nga liderët shtetërorë dhe nërmarrjen e hapave që garantojnë stabilitet institucional, si parakusht kyç për zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve dhe prosperitetin e përgjithshëm të shoqërisë. Porosia e plotë e Lazim Destanit: “Urime popull i Kosovës, Urime Akademike e nderuar, Justina Shiroka-Pula, Zgjedhja e Akademikes Justina Shiroka-Pula si Presidente e Republikës dhe përmbyllja e suksesshme e procesit të konsolidimit…
Një vit pas një prej betejave më të vështira për jetën, Herolinda Kastrioti nga rrethina e Bujanocit sot është mirë, ndërsa rezultatet e kontrollit të fundit tregojnë gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur kardiokirurgu i njohur nga Nishi, Dr. Dragan Milliq, i cili ka rikujtuar historinë e Herolindës dhe betejën e jashtëzakonshme të ekipit mjekësor të QKU Nish për t’ia shpëtuar jetën. Më 6 tetor 2025, atëherë vetëm 25 vjeçe, Herolinda ishte pranuar në QKU Nish në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ajo kishte një defekt të madh në murin ndarës të zemrës dhe endokardit infektiv të…
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka nisur një projekt për krijimin e një sistemi të ri digjital për menaxhimin e zëvendësimeve gjatë ndeshjeve. Një nga komponentët e tij do të jenë tabelat elektronike që do të shfaqin automatikisht numrat e lojtarëve që hyjnë dhe dalin nga fusha, përcjell TV21. Aktualisht, gjyqtari i katërt i vendos manualisht numrat e nevojshëm në tabelë. Në sistemin e ri, të dhënat do të transmetohen drejtpërdrejt nga programi që përdorin zyrtarët e ekipeve për të kryer zëvendësimet. Informacioni do t’u dërgohet tabelave elektronike, ndërsa numrat e lojtarëve do të shfaqen automatikisht, duke reduktuar veprimet manuale…
