Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Një vit më parë luftonte për jetën, sot Herolinda nga Bujanoci gëzon shëndet të plotë falë përkushtimit të Dr. Dragan Milliq dhe stafit të tij

ADAD7 Tetor, 2026 LUGINA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një vit pas një prej betejave më të vështira për jetën, Herolinda Kastrioti nga rrethina e Bujanocit sot është mirë, ndërsa rezultatet e kontrollit të fundit tregojnë gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur kardiokirurgu i njohur nga Nishi, Dr. Dragan Milliq, i cili ka rikujtuar historinë e Herolindës dhe betejën e jashtëzakonshme të ekipit mjekësor të QKU Nish për t’ia shpëtuar jetën.

Më 6 tetor 2025, atëherë vetëm 25 vjeçe, Herolinda ishte pranuar në QKU Nish në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ajo kishte një defekt të madh në murin ndarës të zemrës dhe endokardit infektiv të rëndë të valvulës së aortës. Infeksioni kishte shkaktuar komplikime serioze, duke u përhapur përmes qarkullimit të gjakut deri në shpretkë dhe duke e sjellë atë në gjendje të rëndë septike.

Për ta shpëtuar, mjekët në Nish kryen një ndërhyrje jashtëzakonisht komplekse, gjatë së cilës u hapën njëkohësisht kraharori dhe abdomeni. U bë rekonstruksioni i defektit të zemrës, zëvendësimi i valvulës së aortës dhe largimi i shpretkës, e cila ishte kthyer në vatër të infeksionit.

Pas operacionit nisi një betejë e gjatë. Për rreth dy muaj, Herolinda qëndroi nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe personelit shëndetësor të QKU Nish. Në dhjetor të vitit të kaluar, LUGINALAJMI kishte raportuar për përmirësimin e saj dhe momentin kur, pas javësh të tëra lufte, ajo po bëhej gati të kthehej në shtëpi, te familja dhe vajza e saj.

Sot, një vit më vonë, historia ka marrë epilogun më të bukur.

“Pas një viti, në kontroll, Herolinda ka rezultate të përsosura dhe tani bën një jetë krejtësisht normale me familjen dhe vajzën e saj”, ka bërë të ditur Dr. Milliq.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të Herolindës gjatë kontrollit me Dr. Llella Llazoviq, duke shprehur krenarinë për ekipin e klinikës dhe QKU Nish.

“Jeta nuk ka çmim dhe çdo jetë është dhuratë nga Zoti”, ka shkruar Milić, duke i uruar Herolindës dhe familjes së saj shëndet dhe çdo të mirë në jetë.

Historia e Herolindës, nga gjendja kritike dhe operacioni tejet kompleks në tetor të vitit të kaluar deri te rezultatet e shkëlqyera të sotme, është një histori e luftës për jetën, por edhe e punës dhe përkushtimit të ekipit mjekësor që u kujdes për të./LUGINALAJMI/

Artikuj të ngjashëm

Bujanoc: Hapen të 59 vendvotimet, të drejtë vote kanë 44.665 qytetarë

25 Tetor, 2026

Myftiu Naim Tërnava pret Shaip Kamberin dhe përfaqësuesit e Luginës, përshëndet bashkimin dhe u uron sukses në zgjedhje

23 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula priti Shaip Kamberin dhe përfaqësuesit e “Koalicionit shqiptar”, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 tetorit

22 Tetor, 2026
TË FUNDIT

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

29 Tetor, 2026

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026
POLITIKË

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Një 29-vjeçar nga Mati, në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale që lidhen me krimin…

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.