Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur dje në takim përfaqësuesit e listës “Koalicioni shqiptar”, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor.
Gjatë takimit, presidentja ka përshëndetur bashkimin e tetë subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit politik për përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet e Serbisë.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e një përfaqësimi më të madh në Kuvendin e Serbisë.
Ajo ka vlerësuar se një përfaqësim më i fuqishëm parlamentar do të mundësonte ngritjen më të zëshme të çështjeve që lidhen me të drejtat e shqiptarëve dhe adresimin e kërkesave të tyre përmes institucioneve.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Koalicionit Shqiptar e kanë uruar presidenten Shiroka Pula për zgjedhjen në këtë detyrë./LUGINALAJMI/

