Autor: AD

Pentagoni i ka kërkuar Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) të përfundojë përgatitjet për një rikthim të mundshëm të operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit, sipas raportimeve të Axios. Urdhri nuk përcakton një datë konkrete për nisjen e sulmeve dhe presidenti Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Megjithatë, sipas burimeve amerikane dhe izraelite të cituara në raport, një ofensivë e re mund të nisë para zgjedhjeve afatmesme amerikane të nëntorit, madje potencialisht edhe përpara zgjedhjeve izraelite të 27 tetorit. Në shënjestër objektivat bërthamore dhe infrastruktura energjetike Sipas raportimit, në rast të rifillimit të operacioneve, objektivat e…

Read More

Reforma Territoriale ka shkaktuar debate të forta në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus. Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela kundërshtoi argumentet e Blendi Klosit, sekretar i përgjithshëm në PS, duke nënvizuar se detyra e qeverisë duhet të jetë përmirësimi i shërbimeve në komunitete dhe jo shkrirja e tyre. Ai akuzoi mazhorancën se ndryshimet do t’i largojnë shërbimet nga qytetarët dhe ngriti si shembull rastin e banorëve të Belshit që do të duhet të drejtohen në Elbasan. Pjesë nga biseda: Lela: Detyra e qeverisë është t’i përmirësojë këto komunitete, jo t’i shkrijë. Të përmirësojë gjendjen e tyre. Ju…

Read More

Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, ka nisur emërimet në kabinetin e saj në Zyrën e Presidencës. Të enjten, Shiroka-Pula e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut, njëherësh asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë. Ndërsa zëvendësshefe të stafit e ka emëruar Donika Kavajën. Kavaja ka qenë bashkëpunëtore e Presidentës në Akademi. Por, ajo do të jetë një shkallë më poshtë se sa Abazi. Nga nesër, kabinetit të Shiroka-Pulës do t’i bashkohet edhe Bekim Kupina, ish-këshilltar i Vjosa Osmanit. Por, këto emërimet janë vënë në shënjestër të kritikave nga mediat e ndryshme antiqeveritare, të cilat theksuan…

Read More

Reforma e re territoriale vijon të jetë në qendër të debatit politik, teksa mazhoranca është mbledhur në Kuvend për ta çuar për votim, pas një seance maratonë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, deputeti socialist Erion Malaj argumentoi se riorganizimi synon të përmirësojë shërbimet për qytetarët, të rrisë funksionalitetin e bashkive dhe t’i përgatisë ato për procesin e integrimit evropian. Malaj u ndal edhe te kundërshtimet e opozitës, mungesa e konsensusit dhe krijimi i 77 qyteteve si njësi të reja administrative, duke theksuar se përfaqësimi i tyre…

Read More

Elmi Aziri, deputet i Lidhues Shqiptare (LSH), në emisionin “Dialog te Lajmi” që drejtohet nga z.Sefer Tahiri, ka ngritur shqetësimin se mosrespektimi i vullnetit politik të shqiptarëve rrezikon ta zbrazë nga kuptimi vetë procesin zgjedhor dhe përfaqësimin politik të tyre në Maqedoninë e Veriut. Sipas Azirit, gara politike ka kuptim vetëm nëse respektohet legjitimiteti që del nga vota e qytetarëve. Në të kundërtën, shtrohet pyetja nëse shqiptarët kanë më nevojë për organizim politik përmes partive shqiptare. Duke folur për funksionimin e institucioneve dhe Marrëveshjen e Ohrit, Aziri theksoi se modeli i demokracisë konsensuale është i domosdoshëm në një shtet multietnik,…

Read More

Shkruan: Lumir Abdixhiku Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar. PO, JU KANË MASHTRUAR!DHE PO, UA KEMI THËNË! Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim. Por kur beteja e vogël partiake bëhet më e rëndësishme se përpjekja kombëtare, kur hileqarët marrin zë e tregtarët e mendimit drejtojnë gishtin, kur askush s’guxon të thotë…

Read More

Edhe pse makinat kineze po joshin blerësit me çmime më të ulëta dhe teknologji të bollshme, ekspertët e auto-industrisë dhe të dhënat nga terreni nxjerrin në pah disa probleme serioze strukturore që e bëjnë blerjen e tyre një rrezik financiar dhe logjistik. Vitet e fundit, tregu i automobilizmit po përballet me një vërshim të brandeve kineze (si BYD, MG, Chery, Geely, Great Wall, etj.). Megjithatë, pas ekranëve të mëdhenj me prekje dhe dizajnit modern, fshihen pengesa të mëdha që garantojnë pse prodhuesit tradicionalë evropianë (Volkswagen Group, BMW, Mercedes-Benz, Renault, Stellantis) mbeten zgjedhja më e sigurt.Ja argumentet kryesore dhe të dhënat…

Read More

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ashpër ndaj bashkimit të partive shqiptare të Luginës së Preshevës në një listë të vetme për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke e cilësuar bartësin e saj, Shaip Kamberin, si “më të keqin dhe më të rrezikshmin” ndër përfaqësuesit politikë shqiptarë. Gjatë një paraqitjeje në televizionin Informer, Vuçiq pretendoi se bashkimi i partive shqiptare nuk është vetëm rezultat i ndërmjetësimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por edhe i ndikimit të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Sipas tij, qëllimi i këtij bashkimi është rikthimi i çështjes së Luginës së Preshevës në vëmendjen ndërkombëtare. “Për…

Read More

Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit evropian.Gjatë takimit në Sofje me ministrin e Jashtëm Timço Mucunski, shefja e diplomacisë bullgare, Velislava Petrova, ka kërkuar të dijë se kur Shkupi planifikon t’i zbatojë obligimet e marrëveshjes evropiane të vitit 2022, përfshirë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.Petrova ka përsëritur mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por ka theksuar se përparimi drejt BE-së duhet të kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve të marra.Në takim është diskutuar edhe rasti i Iva Mihajlovës, për të cilën Sofja…

Read More

Deputetja e PS, Ogerta Manastirliu, tha se Reforma e re Territoriale i jep vizion të ri pushtetit vendor. Sipas tij, bashki më të forta do të thotë më shumë investime, më shumë shërbime dhe më shumë mundësi për rritje të kapaciteteve ekonomike. Manastirliu ftoi kolegët deputetë që të votojnë Reformën. “Pas më shumë se 10 vitesh nga Reforma e parë, kemi rezultate nga të cilat mund të ndërtojmë. Shpenzimet vendore janë rritur me 248%, detyrimet janë ulur me 76%, pra Bashkitë kanë fituar kapacitet financiar, por megjithatë zhvillimi nuk ka qenë i njëjtë. Ka bashki që kanë vështirësi të ofrojnë…

Read More