Çmimet e naftës u rritën përsëri mbi 102 dollarë për fuçi, pasi sulmet e reja ndaj anijeve në rajonin e Gjirit Persik ngritën frikën për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit. Kontratat e ardhshme të naftës Brent ishin rreth 101.80 dollarë për fuçi të mërkurën, ndërsa nafta WTI amerikane tregtohej rreth 89.90 dollarë. Tregu mbetet jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Ngushtica e Hormuzit, nëpër të cilën kalon normalisht një pjesë e konsiderueshme e naftës botërore, po tërheq vëmendje të veçantë. Sulmet në rritje ndaj anijeve cisternë po rrisin gjithashtu kostot e transportit, duke mbështetur më tej rritjen…
Autor: AD
Kreu i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbër Mazniku, i është përgjigjur kolegut të tij socialist Erion Braçe se përse është i nevojshëm shkrirja e 15 bashkive. Mazniku tha se sot ka disa bashki që nuk i ushtrojnë funksionet e tyre, jo se nuk duan, por për shkak të tipologjisë dhe strukturës që kanë. Ai solli si shembull ndryshimin mes Bashkisë së Lushnjës dhe saj të Divjakës, e cila është në projekt për t’u shkrirë. “Ju keni të drejtë, ka disa funksione të cilat bashkitë nuk i kanë, sepse nuk kanë mundësi për t’i ushtruar. Por ka plot funksione, bashkitë nuk…
Këshilli Gjyqësor, me 8 vota pro dhe 2 kundër, ka pranuar parashtresën e administratës gjyqësore kundër kryetares së Gjykatës Themelore të Kumanovës, Snezhana Manev.Nga 90 të punësuar në administratë, 75 kanë nënshkruar parashtresën, ndërsa më herët protestuan para gjykatës duke shprehur pakënaqësi për atmosferën dhe kushtet e punës. Sindikata UPOZ pretendon se Manev ka ushtruar mobing dhe ka përdorur fyerje personale e mbi baza kombëtare ndaj punonjësve.Këshilli Gjyqësor ka formuar një grup pune që do t’i verifikojë pretendimet dhe do të shqyrtojë situatën në gjykatë.Manev i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se pas protestës qëndrojnë disa…
Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. Në Prekaz, Presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari. “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja, transmeton “Bota sot”. Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të…
Bashkëkryetari i mazhorancës për reformën territoriale, Arbjan Mazniku, ka mbrojtur në Kuvend propozimin për hartën e re administrative, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Sipas Maznikut, ndryshimi i hartës nuk duhet parë thjesht si një shkrirje administrative, por si një mënyrë për të krijuar njësi vendore më të fuqishme dhe më të afta për t’u ofruar qytetarëve shërbime më cilësore. Duke iu përgjigjur kritikave për prekjen e kufijve të bashkive ekzistuese, Mazniku deklaroi se qytetarët nuk e matin shërbimin publik përmes hartës administrative, por përmes asaj që marrin çdo ditë në shtëpitë, lagjet, fshatrat dhe qytetet e tyre. “Kur…
Një 59-vjeçar nga rajoni i Kumanovës është ndaluar nga policia pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar nënën e tij. Rasti është regjistruar më 6 tetor, rreth orës 12:20. Policia e SPB Kumanovë e ka privuar nga liria personin me inicialet Z.D., 59 vjeç, nga një fshat i Kumanovës. Ai është dërguar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tij.
Një aksion i madh raportohet të jetë zhvilluar në Ministrinë e Arsimit të Kosovës, ku ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve. Sipas burimeve të Klan Kosovës në mesin e të arrestuarve është ish-sekretarja Fadile Dyla si dhe zyrtarët Fehmi Zylfiu dhe Xhemajl Buzuku. Po ashtu të arrestuar janë edhe një numër zyrtarësh të tjerë Bukurie Borovci dhe Arbenita Mehmeti. Ndërkohë Gazeta Infokus ka pyetur në Polici dhe Prokurori për detaje, por deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me rastin.
Moska dhe Uashingtoni ende nuk kanë rënë dakord për një datë për bisedën telefonike mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me dyshimet për rastin e murtajës pneumonike, pas vdekjes së një shkencëtareje në Siberi, njoftoi sot Kremlini. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se ende nuk është arritur një marrëveshje për zhvillimin e telefonatës dhe se nuk dihet se kur do të zhvillohet. Më herët, Trump deklaroi se telefonata ishte planifikuar dhe se do të zhvillohej shumë shpejt. Sipas Kremlinit, dy presidentët kanë zhvilluar pesë biseda telefonike që nga fillimi i këtij viti, ndërsa…
Edon Zhegrova mund ta nisë që nga minuta e parë ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë këtë të dielë përballë Cagliarit në transfertë, e vlefshme për javën e 6-të e që pritet të nisë në orën 20:45. Në këtë duel, trajneri Luciano Spaletti mund ta konsiderojë angazhimin e sulmuesit të Kosovës, duke marrë parasysh edhe rendimentin e tij të jashtëzakonshëm që ai e ka treguar me përfaqësuesen në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kujtojmë këtu, asistin për golin që i dha një pikë “Dardanëve” përballë Austrisë në barazimin 1-1. Zhegrova bën pjesë tek lojtarët që kanë impresionuar e që janë…
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë jo me ndonjë projekt muzikor, por me një moment të veçantë nga një dasmë shqiptare, ku është shfaqur duke kënduar muzikë tradicionale. Edhe pse prej vitesh gëzon sukses në skenën botërore, Bebe Rexha vazhdon të tregojë lidhjen e ngushtë me origjinën dhe zakonet shqiptare. Së fundmi, në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të këngëtares gjatë një dasme, ku ajo shihet duke interpretuar këngën e njohur “Hajde halla e madhe”, e cila dëgjohet shpesh në festat dhe dasmat tradicionale shqiptare. Videoja ka marrë vëmendje të…
