Autor: AD

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se qeveria synon ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar, por theksoi se nuk i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për Alsat M, Mickoski tha se opozita, përfshirë Levicën, LSDM-në dhe BDI-në, mund të kërkojë zgjedhje në çdo kohë. Ai shtoi se çdo politikan, pavarësisht nëse është në pushtet apo në opozitë, duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për zgjedhje, pasi, sipas tij, nuk mund të parashikohet se kur mund të mbahen ato.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të reformës së re administrativo-territoriale në Kuvend, e cila u votua pak pas mesnate, pas një seance maratonë prej rreth 14 orësh, të shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Përmes një mesazhi, Rama e cilësoi votimin një tjetër shtysë modernizuese për Shqipërinë, pavarësisht debateve të brendshme dhe kundërshtimeve që shoqëruan procesin. “Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i…

Read More

Kanë kaluar tri ditë nga shpallja zyrtare e listës “Koalicioni Shqiptar” nga Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë, më 5 tetor, por certifikimi i saj nuk është shoqëruar me reagime publike nga shumica e liderëve politikë shqiptarë që janë pjesë e koalicionit. Ndërkohë që disa prej tyre kanë gjetur hapësirë për të komentuar zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë votimin për presidenten e re, për vetë certifikimin e listës me të cilën partitë e tyre do të garojnë më 25 tetor në Serbi kanë heshtur. I vetmi kryetar partie që reagoi publikisht për certifikimin ishte Shaip Kamberi, njëherësh bartës i listës. Kamberi…

Read More

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, ka folur për protestën e qytetarëve. I pyetur nga Rakipi se pse është rrudhur protesta, Qori tha se është normale pas 5 muajsh. Megjithatë, sipas tij, protesta ka treguar konsistencë dhe për herë të parë kemi një qëndresë kaq të gjatë të qytetarëve. Pjesë nga biseda: Rakipi: Pavarësisht skandaleve të shumta dhe hetimeve të SPAK, protesta sa vjen dhe reduktohet, ndryshe nga fillimi, shohim edhe njerëz që nuk kanë ku të venë dhe vijnë aty, si ka mundësi, pse ndodhi kjo?…

Read More

Situata politike, protesta dhe zhvillimet e aktualitetit në Shqipëri janë diskutuar këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus. I ftuar në studio, Andi Bushati tha se qytetarët do të vijojnë të protestojnë, por kur të kuptojnë se nuk jetojnë në një sistem demokratik, do të marrin armët. Pjesë nga biseda: Rakipi: Për herë të parë në Shqipëri pamë një protestë të vërtetë. Lela: Arlind Qori nuk është politikan? Rakipi: Nuk e pranojnë brenda ata, ai është thjesht si protestues. Ata vajtën sot edhe para parlamentit: Rama n’burg. Berisha n’burg. Pse ka rënë protesta?…

Read More

Tkurrja e protestës dhe arsyet që kanë sjellë largimin e një pjese të protestuesve u diskutuan këtë të enjte në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus. Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela tha se protestuesit duhet të ftohen të gjithë për t’iu bashkuar sërish protestës, pasi në të kundërt, lëvizja rrezikon të vijojë drejt tkurrjes. Lela ngriti gjithashtu pretendimin se protesta është mbikëqyrur në mënyrë kibernetike dhe se është bërë “survejim masiv” për të identifikuar pjesëmarrësit dhe vendet e tyre të punës. Pjesë nga biseda Lleshi: Ajo që protestuesi i ka sjellë në shesh është arsye valide dhe…

Read More

Reforma Territoriale është miratuar me 85 vota në Kuvend, ndërsa seanca është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Në momentin e votimit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar duke hedhur ujë në drejtim të deputetëve socialistë, ndërsa ka thirrur: “Turp!”. Miratimi i reformës me 85 vota vjen mes kundërshtimeve të opozitës, e cila ka shprehur rezerva për ndryshimet e propozuara në organizimin territorial të vendit.

Read More

Jared Kushner ka reaguar ndaj pretendimeve të ngritura për projektin e planifikuar në Zvërnec, duke mohuar se toka i është dhënë nga qeveria shqiptare apo se investimi është avancuar përmes favoreve politike. Në reagimin e tij, Kushner thekson se partnerët e projektit e kanë blerë tokën nga një palë private për 230 milionë euro dhe se bëhet fjalë për një investim privat, për të cilin, sipas tij, po angazhohet kapital i konsiderueshëm. Kushner thotë se projekti, nëse merr miratimet përkatëse, mund të përfaqësojë rreth 4 miliardë euro investime dhe të sjellë vende pune, aktivitet ekonomik dhe zhvillim të turizmit, ndërsa…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala tha në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se një Kod i ri i Procedurës Penale është i nevojshëm, por kundërshtoi mënyrën se si po bëhen ndryshimet. Lala u ndal edhe te një prej neneve që, sipas saj, kufizon punën e gazetarëve, pasi parashikon marrjen e autorizimit nga gjykata për nxjerrjen e dokumenteve. Gazetarja Lala nëvizoi se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale mund të sjellin përfitime për një sërë zyrtarësh. “Kodi i Procedurës Penale duhet bërë. Por që të ribëhet një kod, njëri nga nenet parashikon që gazetari duhet të marrë autorizim në gjykatë për…

Read More

Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën në orën 20:45, në ndeshjen e parafundit të Grupit C1. Federata e Futbollit njofton se biletat për ndeshjen Shqipëri – Finlandë kanë dalë në shitje. Biletat janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”. FSHF fton të gjithë tifozët dhe futbolldashësit shqiptarë që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin nga afër Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme. Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa…

Read More