Autor: AD

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka akuzuar policinë për ushtrim të dhunës brutale ndaj dy të rinjve, duke kërkuar reagim urgjent institucional dhe përgjegjësi nga Ministria e Punëve të Brendshme. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lloga ka deklaruar se pamjet e publikuara nga incidenti dëshmojnë, sipas tij, shkelje serioze të standardeve profesionale të policisë. “A po kthehet në rrugët tona policia famëkeqe e kohës së MVRO-VMRO-së?”, ka pyetur Lloga, duke kritikuar ashpër veprimet e pjesëtarëve të policisë. Sipas ish-ministrit, ky rast përbën një provë serioze për institucionet dhe gatishmërinë e tyre për të reaguar ndaj përdorimit eventual të tepruar…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i dekoroi me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”. Senatorët shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt. Në takimin me Senatorët amerikanë, Presidenti i Republikës vlerësoi partneritetin strategjik dhe aleancën e qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbështetur në vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë Euroatlantike. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane…

Read More

Maqedonia e Veriut synon modernizimin e sistemit shëndetësor përmes teknologjive gjermane, pajisjeve bashkëkohore dhe trajnimit të personelit mjekësor. Kjo ishte në fokus të vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në Berlin. Gjatë Forumit të Nëntë Gjermano-Evropianolindor të Shëndetësisë, Klekovski prezantoi planet për reforma, përfshirë investimin prej 50 milionë eurosh për digjitalizimin e shëndetësisë gjatë periudhës 2027–2031, në kuadër të një strategjie të hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ministri zhvilloi takime me përfaqësues të kompanisë Siemens Healthineers, për modernizimin e pajisjeve diagnostikuese, me KPMG për reformat dhe digjitalizimin, si dhe me Spitalin Universitar “Charité” në Berlin për zgjerimin e…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në veri nuk do të lejojë mbajtjen e fushatës zgjedhore të Serbisë në këtë rajon. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Veton Elshani, zëvendësdrejtor i kësaj drejtorie. Sipas tij, Policia ka marrë udhëzim nga eprorët që të mos lejojë zhvillimin e fushatës zgjedhore të Serbisë në Kosovë, pa dhënë detaje për arsyetimin e këtij vendimi. “Ne kemi udhëzim nga eprorët tanë, vendim që nuk lejohet mbajtja e fushatës zgjedhore të Serbisë në Kosovë dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet”- theksoi Elshani më 08.10.2026. Sipas tij, më 07.10.2026, rreth 200 mësimdhënës të ftuar nga…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës për ndëshkim, për shkak të tensioneve të krijuara në Kuvend. Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të rregulloreve dhe Kushtetutës dhe kundërshtoi afatin 60-ditor të përjashtimit. “Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot. Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, si Belinda Balluku, për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të fshirë nga…

Read More

Denion Meidani, i propozuar për ambasador të Shqipërisë në Kosovë, ka prezantuar këtë të premte kandidaturën e tij në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme. Dëgjesa vjen në kuadër të rokadës diplomatike me Petrit Malajn, ku Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, pritet të marrë drejtimin e ambasadës shqiptare në Prishtinë, ndërsa Malaj të zhvendoset në Shkup. Gjatë fjalës së tij, Meidani e cilësoi këtë detyrë si një përgjegjësi të veçantë dhe një urë të rëndësishme mes dy shteteve shqiptare, duke kujtuar edhe periudhën e luftës në Kosovë dhe angazhimin e të atit, Rexhep Meidani, në mbështetje të popullit të…

Read More

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka reaguar me rastin e 92-vjetorit të atentatit ndaj mbretit jugosllav Aleksandri I Karagjorgjeviq, i cili u vra më 9 tetor 1934 në qytetin francez të Marsejës. Georgievski ka kritikuar përfaqësuesit e sotëm të VMRO-DPMNE-së për qëndrimin e tyre ndaj dinastisë Karagjorgjeviq, duke vënë në pah kundërshtitë mes veprimtarisë historike të VMRO-së dhe politikave të sotme. “Në këtë ditë, VMRO-ja vrau mbretin jugosllav Karagjorgjeviq si ndëshkim për krimet ndaj popullit maqedonas. Sot në Maqedoni festojmë tetë ngjarje për nder të dinastisë së tij”, ka shkruar Georgievski në Facebook. Ai ka shtuar me ironi…

Read More

Anis Mehmeti tashmë vlerësohet 13 milionë euro në tregun e “Transfermarkt”. Mesfushori me tipare sulmuesi ka pësuar kështu një rënie prej dy milionë eurosh nga vlera e mëparshme. 25 vjeçari po kalon një moment të vështirë në karrierë. Ipsuiç e ka dërguar në tribunë duke mos i dhënë mundësinë as që të qëndrojë në stol. Ky fakt është pasqyruar edhe te vlerësimi i Mehmetit në treg, i cili më parë ishte e kuotën 15 milionë eurove si rekord personal. Nuk do të jetë çudi, nëse në janar do të ketë ndryshim ekipi. Gjatë merkatos së verës u raportua se Mehmeti…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e “Shkallës së Meritës”, një reformë që synon ndërtimin e një administrate publike profesionale, të përgjegjshme dhe në përputhje me objektivin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Gjatë fjalës së tij, Rama pranoi se në të kaluarën kishte pasur skepticizëm për mundësitë e zhvillimit dhe rritjes reale të administratës shqiptare, duke shprehur shqetësimin nëse ajo do të ishte në gjendje të përballonte procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Kryeministri u shpreh se përvoja gjatë negociatave solli një surprizë pozitive, pasi administrata shqiptare tregoi një nivel tjetër përgatitjeje dhe…

Read More

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti. Gjatë takimit, Ajeti e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit, Ajeti e ka informuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.Po ashtu, në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Presidenca nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me çështjet konkrete të sigurisë që janë diskutuar gjatë takimit.

Read More